top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

ESC 2016 - Si të votoni në gjysëmfinalen e dytë


Teleshikuesit në shtëpi dhe juritë profesionale do të vendosin se cili nga 10 konkurrentët do të shkojë në Finale.

Teleshikuesit në çdo vend pjesmarrës në këtë gjysëmfinale, janë të ftuar që të votojnë duke përdorur aplikacionin zyrtar (Eurovision App) me thirrje telefonike edhe /ose duke dërguar një mesazh (SMS) në numrat përkatës të cilat shfaqen në ekranin e televizionit, në vendin ku banoni.

Në Shqipëri, Eurovizioni transmetohet në Radio TV Publik Shqiptar (në kanalet TVSH / TVSH 2 / RTSH HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana) drejtpërsëdrejti të Enjten 12.Maj 2016 / ORA 21.00 (C.E.T)

Shkarko aplikacionin zyrtar të Eurovizionit duke shtypur në modelet përkatëse të smartfonit tuaj;

Për telefonat me sistemin windows.

Për telefonat me sistemin Windows 8.1

Për telefonat me sistemin Android

Për telefonat me sistemin IOS iPhone

Votimi hapet pasi të ketë përfunduar performance e këngës së fundit pjesmarrëse dhe mbaron 15 minuta më pas.

Televotimi do të vendosë 50% të rezultatit përfundimtar. Juritë profesionale në çdo vend pjesmarrës në këtë gjysëmfinale, janë gjithashtu të detyruara që të japing voten e tyre. Juritë profesionale, vendosin për 50 % e mbetur të rezultatit përfundimtar.

Sejcila juri, përbëhet nga 5 persona (përfshi këtu edhe kryetarin e jurisë) dhe është e njëjta juri e cila do të votojë edhe në finale.

Enti organizator i Eurovizionit, i cili quhet EBU (European Broadcastin Union), ka si partner për mbledhjen e televotimit publik, kompaninë gjermane Digame GMBH. Kjo kompani do të merret me numërimin e votive, ato të jurive dhe ato të publikut, dhe në fund do të shpallë rezultatin përfundimtar, për shembull se cili vend merr 12 pikë, apo 10 pikë e kështu me rradhë.

Sipas traditës, në Eurovizion jepen 12, 10 dhe 8-1 pikë. Vendet që nuk e arrijnë listën e 10 vendeve më të votuara, nuk marrin pikë.

Gjithashtu, televotuesit dhe juritë profesionale nuk votojnë dot për vendin të cilin përfaqsojnë. Për shembull, juria dhe televotuesit në Shqipëri, nuk munden dot që të votojnë për Shqipërinë.

Nëse dy këngë dalin me pike të barabarta, atëherë është rezultati i televotuesve ai i cili vendos se kush këngë merr më tepër pikë, ose fiton.

Vendet pjesmarrëse, të cilat mund të votohet të Enjten mbrëma (për Shqipërinë votohet me kodin 17) dhe radiotelevizionet e tyra përkatëse sipas rradhës të paraqitjes janë;

01.Letonia (LTV)

02.Polonia (TVP 1 & TVP Polonia)

03.Zvicra (SRF Zwei & RTS Deux & RSI La 2)

04.Izraeli (IBA)

05.Bjellorusia (Belarus 1 & Belarus 24)

06.Serbia (RTS 1)

07.Irlanda (RTÉ)

08.Maqedonia (MPT 1)

09.Lituania (LRT)

10.Australia (SBS & SBS Radio Four)

11.Sllovenia (RTV SLO 2 & Radio Val 202 & Radio Maribor)

12.Bullgaria (BNT)

13.Danimarka (DR 1)

14.Ukraina (UA:Pershyi)

15.Norvegjia(NRK 1)

16.Gjeorgjia (GPB)

17.Shqipëria (TVSH / TVSH 2 / RTSH HD / RTSH Muzikë / Radio Tirana) teleshikuesit në Shqipëri, nuk mund të votojnë për Shqipërinë

18.Belgjika (Éen & La Une)

Në këtë gjysëmfinale, teleshikuesit dhe juritë profesionale në Gjermani, Itali & Mbretërinë e Bashkuar, do të munden të votojnë (kjo gjë u vendos nga shorteu) Ata mund ta ndjekin Eurovizionin në radiotelevizionet përkatëse të sejcilit vend;

Gjermania (EinsFestival & Phoenix)

Italia (RAI 4 & Rai Radio Due)

Mbretëria e Bashkuar (BBC Four)

Ju mund t'a ndiqni Eurovizionin edhe nga vendet e tjera pjesmarrëse, që marrin pjesë në gjysëmfinalen e parë ose ato direkt në finale, gjithashtu edhe nga Kina (Hunan TV), Kazakistani (Khabar TV), Zelanda e Re (UKTV), Portugalia (RTP). Për më tepër informacion mbi transmetimin në vendin tuaj, shikoni skedën programore në guidat online.

10 vendet të cilat arrijnë në finale, do të shpallen menjëherë afër përfundimit të gjysëmfinales. Shpallja e këtyre 10 vendeve, nuk bëhet sipas rezultatit të arritur, por në mënyrë sporadike. Rezultati I plotë I gjysëmfinale, ku shikohet sesa pike kanë marrë çdo vend përfaqësues shpallet menjëherë pas përfundimit të natës finale në faqen zyrtare të Eurovizionit www.eurovision.tv


9 views0 comments
bottom of page