• Roni Klein

Hovi Star - Kurrë mos dysho në vetvete



Kësaj here Izraeli paraqitet me këngën "Made of stars" (Krijuar nga yjet) kënduar nga këngëtari 29 vjeçar Hovav Sekulets (ose siç njihet më mirë me emrin Hovi Star). Karriera e tij muzikore nisi që në moshën 14 vjeçare. Ai arriti fitoren në festivalin përzgjedhës izraelit "HaKokhav HaBa L'Eirovizion" (Ylli i ardhshëm i Eurovizionit) ndaj këngëtari izraelit Hovi Star, njihet tashmë për pamjen kontroversiale që sjell dhe për detyrën që mbart, atë të fitores së zemrave Europiane. Por cili është ai,poshtë personazhit që ne kemi parë ne ekran?Ne patëm mundësinë që t'i drejtonim disa pyetje.

Kush është Hovi Star? Përveç fitores të festivalit përzgjedhës të Izraelit, publiku nuk di shumë për ju. Cfarë gjërash mund të na tregoni për veten tuaj?

E para, unë vishem me lloj lloj kostumesh ”të çmendura”, bëj shumë makiazh dhe ka ditë që flokët e mia janë në një stil që ”lë nam”. ’Por poshtë këtyre gjërave, unë jam një djalë mëse normal. Më pëlqen të kaloj kohën me familjen time, qenin tim, shoqërinë dhe krijimin e muzikës së bukur. Është shumë e rëndësishme për mua, që t’ju tregoj njerëzve që unë kompozoj këngë

Cili është mesazhi i këngës ”Made of stars” (Shqip. Krijuar nga yjet.), kënga që ju do të përfaqësoni Izraelin në Eurovizion?

Kjo këngë është e tëra për barazinë. Sjell mesazhin që nuk ka rëndësi se prej ku vjen, çfarë toni ka lëkura jote, çfarë përkatësie fetare i përket ose cilin orientim seksual ke. Po të vështrosh atje lart te yjet, ti nuk mund të dallosh njërin prej tjetrit, sepse nga larg të gjithë duken njësoj. Kjo këngë është një ”mantra” (red: ide, set rregullash ) që unë shpresoj se një ditë në të ardhmen, ne do të mundemi ti zbatojmë dhe adhurojmë sëbashku.

Cilat janë pritshmëritë tuaja në Stokholm, a ndjeni emocion?

Po, unë mezi pop res! Interpretimi në skenën e Eurovizionit është një ëndërr e gjatë e imja. Êshtë një interpretim I cili është jashtë normales. Gjithçka (dhe e theksoj gjithçka) duhet që të planifikohet te detaji I fundit, sip ërshembull, veshja që do të kem në skenë, projeksioni I dritave, rrotullimi I kamerave dhe momenti kur duhet të shikoj tek to dhe momentut kur duhet ta heq vështrimin. Por fundja këto janë gjëra teknike, prandaj unë do të fokusohem te vokali im dhe te dhuntia ime e interpretimit, të cilat janë gjërat që unë di të bëj më së miri.

Cilat janë këngët tuaja të preferuara nga Eurovizioni dhe cilën këngë pjesmarrëse për Izraelin, preferoni më shumë?

Unë nuk mendoj se kjy pyetje është e drejtë!Ka aq shumë këngë të Eurovizionit që unë I dua, por ja po përmend një. Më pëlqen jashtëmase kënga “Euphoria” . Ishte një interpretim gjenial dhe Loreen ka një zë shumë të forte dhe interesant. Ah, më pëlqeu edhe fituesi I vitit të kaluar. Një interpretim komplet pa gabile dhe një këngëtar dhumë I talentuar dhe “hot”.Kënga ime e preferuar nga pjesmarrjet e Izraelit, sigurisht është “Diva” nga Dana International. Është një kryevepër e bukur dhe Dana është shumë e talentuar.Unë isha ende fëmijë kur Dana fitoi Eurovizionin dhe nga atëherë mbaj mend që u ndjeva shumë krenar për të dhe vendin tim . Pastaj unë e kam takuar Danën shumë here. Është një person I mrekullueshëm me një zemër gjigande. Vërtet një diva.

A ishte ëndërr për ju që të përfaqësonit Izraelin?

Sigurisht! Kam ëndërruar për skenën e Eurovizionit që kur isha 6 vjeç. Kujtoj kohët e fëmijrisë, kur ndonjëherë ngjitesha mbi tavolinë dhe interpretoja këngë për familjen time. Unë ndjehem shumë I ekzaltuar dhe I nderuar për faktin që unë do të kem mundësinë që të përfaqësoj vendin tim në këtë mënyrë, Është vërtet diçka domethënëswe për mua.

Cilat janë kujtimet e para që keni nga Eurovizioni?

Nuk mundem të mbaj mend kujtimin e parë nga Eurovizioni. Gjithçka më ngatërrohet në mendje, por mbaj mend që e shikoja Eurovizionin sëbashku me mamanë time që kur isha 3 a 4 vjeç. Mahnitesha nha pamjet e skenës, dritat dhe sasia e talentit mbi të.

A I keni dëgjuar këngët e tjera pjesmarrëse në këtë vit dhe cilat prej tyre janë të preferuara nga ju?

Sigurisht që po dhe sigurisht që kam të preferuarat e mija. Unë vërtet, po vërtet ama dashuroj këngën përfaqësuese finlandeze “Sing it away” (shqip Merrja këngës) . Këngëtarja Sandja është shumë e talentuar dhe duket si një person me të cilin mund të bësh qejf. Kur unë shikoj videoklipin e saj, më bëhet që të filloj e të kërcej. Femër fantastike! Një tjetër këngë që më pëlqen, është kënga e Francës. Amiri është një këngëtar I madh dhe kënga është shumë ngjitëse.

Ju para pak kohësh filmuat videoklipin për këngën tuaj në qytetin e Tel Avivit, a mundeni të na tregoni pak më tepër mbi këtë?

Ishte një experience shumë e bukur. Ne filmonim gjatë orëve të natës dhe na duhej që të vepronim shpejt, para se të lindte dielli. Fakti qesharak është se Tel Avivi është një qytet që nuk fle kurrë, prandaj ne fillonim xhirimin në orën gjashtë në mbrëmje, atëherë ku rrugët ishin plot me njerëz, por edhe në orën pesë të mëngjesit rrugët ishin ende plot. Ndoshta ishte se njerzit po dilnin nga festat e çmendura të mbrëmjeve. Unë e di që është kështu, sepse më parë edhe unë ka qenë pjesë e këtyre njerzve.

Përpara mbrëmjes finale, këngëtarët finalist paten një udhëtim në Suedi, dhe ju thatë se ju pëlqeu atomsfera e këtij vendi. A mund të shtoni diçka më tepër?

Më parë, më lejoni të them se herën e fundit që isha atje, vendi ishte I mbuluar me dëborë.Të gjithë të njohurit e mi e dine shumë mire se mua më pëlqen shumë dimri dhe e adhuroj borën, prandaj ishte një udhëtim që më lumturoi. Njerzit në Suedi janë shumë të sjellshëm dhe rrugët janë shumë të pastra. Ishte një vizitë të cilën e shijova pamasë.

Cili është mesazhi juaj për fansat?

Kurrë mos dysho në vetvete dhe realizo ëndërrat e tua.

#EurovisionSongContest #ESC2016 #Israel #EnedaTarifa

5 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now