Kështu ka reaguar autorja e këngës "Fairytale", këngë e cila do të na përfaqësojë në Eurovizion në muajin Maj, ka vendosur që të komentojë mbi publikimin e versionit anglisht të këngës, duke nisur kështu një debat tepër konstruktiv me komentuesit e tjerë në faqen tonë në Facebook / www.facebook.com/eurovisionalbania
"Nese e doni ne Shqip ne do e kthejme ne Shqip, pasi ne fund te fundit sodisfaksioni jone eshte qe ju te mbeteni te kenaqur, por une do ju lutesha perpara se ta kerkoni nje gje te till, ta degjoni disa here kengen! Veshi juaj eshte mesuar me versionin e pare dhe ndaj reagimi juaj eshte i kuptueshem, por edhe nje here ju lutem degjojeni disa here perpara se te hidheni ne sulm dhe te jepni konkluzione!!! Pershendetje te perzemerta per te gjjthe ju dhe faleminderit per çdo sugjerim!"
Ky ishte komenti i parë i autores së këngës, i cili u shndërrua në një diskutim të gjerë mbi mundësitë e këndimit në gjuhën shqipe. Olsa gjithashtu lë hapur ndryshimin e gjuhës te pjesa e refrenit, nga anglisht në shqip dhe gjithashtu tha se "këngën do t'a këndojmë në shqip, nëse shumica e kërkon këtë gjë, por ju duhet që të dëgjoni disa herë versionin anglisht, sepse ndoshta veshti të publikut i është mësuar me versionin shqip"
Olsa është shprehur se gjërat nuk janë menduar rastësisht, përkundrazi ato janë menduar dhe peshuar shumë mirë përpara.