Fiton Suedia, Shqipëria në vendin e 10-të (OGAE Shansi i Dytë)
Klubi Shqiptar i Fansave të Eurovizionit OGAE Albania, do mori pjesë për herë të parë në konkursin muzikor të klubeve Europiane "OGAE Second Chance" me këngën "Me ty" kënduar nga Klodjan Kacani në Festivalin e 52'të të Këngës në RTVSH, ku edhe fitoi cmimin e dytë.
Konkursi muzikor OGAE Second Chance Contest 2014 përfundoi me fitoren e Suedisë të përfaqësuar me këngën "Survivior" të Helena Paparizou.
Shqipëria, e cila mori pjesë për herë të parë me këngën "Me Ty" me muzikë nga kompozitori mjaft i suksesshëm Shqiptar Klodian Qafoku, tekst të poetit, Florian Zyka dhe zërin e tenorit të Teatrit të Operas Klodjan Kacani përcolli për për herën e parë gjuhën Shqipe në këtë konkurs, duke u rradhitur me 58 pikë në vendin e dhjetë nga 20 këngët pjesmarrëse. Kjo ishte hera e parë që Shqipëria mori pjesë në këtë konkurrencë e cila këtë herë u zhvillua nga klubi norvegjez OGAE Norway.
Falemnderit të gjithë klubeve që votuan për këngën shqiptare, sidomos dy klubet gjermane (EC Germany dhe OGAE Germany) të cilët dhanë pikët maksimale për këngën tonë. Më poshtë është edhe votimi i plotë i klubit shqiptar OGAE Albania vlerësuar me pikët nga 1 deri 12:
01 Gjermania
02 Hungaria
03 Portugalia
04 Sllovenia
05 Izraeli
06 Danimarka
07 Franca
08 Greqia
10 Spanja
12 Suedia
Ndërsa ky është rezultati final për dhjetë këngët më të mira (quajtur ndryshe TOP 10)
TOP 10:
259 pikë për Suedinë
253 për Spanjën
197 pikë për Portugalinë
149 pikë për Izraelin
136 pikë për Danimarkën
122 pikë për Norvegjinë
079 pikë për Finlandën
063 pikë për Francën
062 pikë për Greqinë
058 pikë për Shqipërinë.
Konkursi zhvillohet nga klubet amatore të Eurovizionit që prej vitit 1987, është fituar 14 herë nga këngët përfaqësuese nga Suedia. Megjithëse klubi Shqiptar merr pjesë për herë të parë, në vitin 1997 ishte këngëtarja me origjinë Shqiptare Ana Oxa e cila me këngën "Storie" arriti ti sigurojë klubit Italian fitoren e parë dhe të vetme në këtë konkurs.