Organizata Gjenerale e Amatorëve të Eurovizionit Italian, e cila është organizata si-motër e Eurovision OGAE Albania dhe që njihet shkurt me emrin OGAE Italy, ka patur mundësinë që nëpërmjet zv.kryetarit të kësaj organizate, z.Alessandro Banti të intervistojë Elhaidën tonë. Ne po e sjellim të plotë këtë intervistë, të përkthyer nga Roni Klein.
Për publikun italian është sigurisht emri më i njohur ndër pjesmarrësit në Eurovizion së bashku me grupin Il Volo. Ajo është fituesja e edicionit të parë ”The Voice of Italy”. Është Elhaida Dani, ajo e cila do të përfaqësojë Shqipërinë në Vienë me këngën ”I’m Alive”. Elhaida na nderoi duke iu përgjigjur kësaj interviste të shkurtër dhe duke shtuarr një video mesazh përshëndetës.
OGAE Italy: Përshëndetje Elhaida, është një kënaqësi që po rishihemi në një rast të tillë. Më së pari ne dëshirojmë t’ju komplimentojmë për fitoren e Festivalit të Këngës dhe tashmë duke pasur nderin për të sjellë flamurin e vendit tënd në Vienë.Duhet të na lejosh të themi se do të na duket sikur do të shohim edhe pak Itali në skenë, gjatë interpretimit tënd.
Elhaida Dani: Sa bukur është kur takoj fansët e mij italianë, më thonë pot ë njëjtat fjalë. Edhe unë e ndjej se do të shpreh në atë skenë pak nga ajo pjesë e vehtes time, që Italia më ka dhënë. Shpresoj që ta përfaqësoj sa më mirë vendin tim, por edhe ”Italinë time”
OGAE Italy: Na duket logjike që ta nisim intervistën me fitoren e edicionit italian të ”The Voice”, në të cilin Riccardo Cocciante ishte tutori juaj. Çfarë impakti ka patur në karrierën tënde kjo pjesmarrje dhe fitore?
Elhaida Dani: Fitorja e “The Voice” më ndryshoi jetën. Ishte eksperienca që më dha mundësi për të kënduar në një skenë të madhe italiane, përpara artisteve të mëdhenj siç është edhe trajneri im Riccardo Cocciante.
Puna dhe njohja me një person të mrekullueshmën ashtu siç është Cocciante, më ka bërë me të vërtetë që jo vetëm të rritem si artiste por edhe në gjithçka tjetër.
OGAE Italy: Në Itali dihet që skena më e dashur dhe më e afërt për publikun, është ajo e Festivalit të Sanremos. Pas afirmimit tënd në “The Voice”, a keni konsideruar mundësinë për një pjesmarrje në këtë Festival? A do të pëlqenit ta bënit në të ardhmen?
Elhaida Dani: Sanremo është një nga projektet e mia të ardhshme dhe një nga projektet që unë dua më shumë.Pas fitores së “The Voice” kam filluar të mendoj për një përfaqësim në Sanremo, por ende nuk më ka ardhur kompozimi I duhur. Nuk dëshiroj “t’a djeg” mundësinë e interpretimit në atë skenë, me një këngë që unë nuk e ndjej si këngën time, kjo ka qenë edhe këshilla e trajnerit tim dhe unë besoj se kjo është e drejtë. Ec ngadalë, arrin larg.
OGAE Italy: Fitorja juaj e Festivalit të Këngës ka entuziazmuar fansat e tu shqiptarë dhe italianë, ndërsa sigurisht ndërrimi i këngës ishte një surprizë. Cili ka qenë reagimi i tyre dhe I publikut shqiptar në përgjithësi? Dhe ju personalisht, do të kishit preferuar këngën “Diell” apo mendoni se “I’m alive” është kënga e duhur?
Elhaida Dani: Pasi mua mu desh të përballesha me nevojën e ndërrimit të këngës në muajin Shkurt, kam kontaktuar drejtpërsëdrejti autorët e këngës së re Zzap&Chriss. Unë ndjehem shumë e përzemërt me këngën “I’m alive” sepse kam qenë në studio nga fillimi I lindjes së notes së pare muzikore e deri në arranxhimin përfundimtar të saj, pranda e ndjej ende më tepër këtë këngë si këngën time.
OGAE Italy: Na tregoni pak për këngën tuaj, ç’domethënie ka për ju “I’m alive”?
Elhaida Dani: Kjo këngë flet për shpresën, flet për fuqinë që sejcili prej nesh mban brenda vetes, për të cilën ne shumë here kujtohemi në ato momentet më të vështira të jetës tonë.
OGAE Italy: Në Vienë ju do të këndoni në anglisht, a janë parashikuar versione të tjera të kësaj kënge, në gjuhë të tjera, sigurisht që në shqip por mos ndoshta edhe në italisht?
Elhaida Dani: Në Vienë do këndoj anglisht, versioni shqip është tashmë gati së bashku me videon, e cila do të ketë premierë shumë shpejt. Po punojmë edhe mbi versionin italian të këngës, I cili më emocionon pamasë sepse kam menduar një arranxhim të veçantë.
OGAE Italy:Çfarë lidhje keni ju me Eurovizionin, nëse flasim në nivelin e spektatores? A e ndiqje edhe më parë atë?
Elhaida Dani: E ndjek Eurovizionin thuajse çdo vit që nga fillimi I pjesmarrjes së Shqipërisë. Këto kohët e fundit, ndoshta më pak për arsye pune.
OGAE Italy: Cili është mendimi yt për përfaqësimet e shkuara shqiptare?
Elhaida Dani: Skena e Eurovizionit, është një skenë vërtetë e rëndësishme, gjithashtu shumë emocionuese edhe për këngëtarë të mirfilltë. Megjithatë, të gjitha përfaqësimet shqiptare janë të denja për t’u komplimentuar.
OGAE Italy: Edhe pak kohë mungon prej momentit të nisjes: valixhja thuajse gati, bileta në duar…çfarë prisni prej kësaj? Si e imagjinoni këtë eksperiencë?
Elhaida Dani: Dëshiroj shumë, që të kënaqem në këtë udhëtim, nuk dua të mendoj për tjetër. Interpretimi përpara mijra personash, është mjaftueshëm diçka e bukur, do të gjej mënyrën që të kënqem nga eksperienca dhe në skenë.
OGAE Italy: Na flisni pak për shpresat e tua dhe synimit: A është më me rëndësi pjesmarrja apo synoni direkt për një fitore?
Elhaida Dani: Nuk mendoj asnjëherë drejtpërsëdrejti te fitorja, për mua është I rëndësishëm fakti që kënga ime është tashmë një nga ato më të klikuarat dhe të dëgjuarat. Është një ndjesi e bukur të dish, që njerëz të panjohur nëpër Europë dhe Botë, dëgjojnë dhe këndojnë këngën time. Kjo per mua është një fitore. Kjo është, për mendimin tim, diçka e dëshiruar nga çdo artist.
OGAE Italy: A ke dëgjuar këngë përfaqësuese në garë, nga vendet e tjera? Çfarë mendoni? Cila prej tyre, të goditur në mënyrë të veçantë?Kush mendoni se do të ishte shumë e vështirë për t’a mundur?
Elhaida Dani: E bukura e kësaj konkurrence është mundësia për të parë kulturat e ndryshme, të çdo vendi nëpërmjet muzikës së tyre.Unë kam preferencat e mija, por nuk dua t’I bëj publike.
OGAE Italy: Pas Eurovizionit, a mendoni një karrierë ndërkombëtare? A keni planifikuar ndonjë kompakt disk, ndonjë turné (ndoshta me data edhe në Itali)?
Elhaida Dani: Po punojmë mbi planin e një kompakt disku dhe datat për koncerte në Itali sigurisht nuk do të mungojnë.
OGAE Italy: Kush janë artistët, e rangut ndërkombëtar por edhe të rangut italian, ata të cilët të kanë frymëzuar më shumë? Me cilin ose cilën prej tyre do të dëshironit, nëse do të jepej mundësia, për të kënduar një duet?
Elhaida Dani: Me atë artist që më ka frymëzuar që kur isha e vogël në moshë, unë kam patur mundësinë që të bëj duet po edhe t’a njoh nga afër, ai është Riccardo Cocciante. Të tjerë që më vijnë tani në mendje janë Etta James, Prince…
OGAE Italy: Elhaida, ju falemnderit për kohën që ju dhatë për t’ju përgjigjur pyetjeve që ne kishim. Shpresojmë t’ju takojmë në Vienë dhe mbi të gjitha t’ju shohim në mbrëmjen finale që t’ju japim 12 pikët tona.
Elhaida Dani: Shumë falemnderit dhe paç fat Itali!