top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Info: Mënyra e antarësimit në Eurovision Albania (OGAE)



Ju lutem dërgoni një EMAIL me të dhënat tuaja:

Emër Mbiemër

Adresa e plotë.

Një numër telefoni për kontakt (preferohen numrat celularë)

Adresën tuaj të e-mailit

Një fotografi elektronike të formatit JPEG (300 dpi 320x238 pixles)

Pagesën e antarësimit. (Cmimet janë për antarësim në vitin 2018)

(Pagesa dërgohet me Paypal te info@eurovision.al (të dhënat e kërkuara nisen po te kjo adresë)

APLIKIME & RINOVIME*

Eurovision Albania OGAE

Antarësim /rinovim 1 vjetor për personat me banim brenda territorit të Shqipërisë, Kosovës, Malit të Zi, Maqedonisë dhe Serbisë 910 Lek ose 7 Euro (çmimi është i vlefshëm për periudhën 1.11.2018 - 31.10.2019)

Për antarët me banim jashtë territoreve të lartpërmendura antarsim/ rinovim 10 €

Shtypni mbi fjalën e-mail dhe dërgoni të dhënat e kërkuara.

Kartat E Antarit OGAE

Kartat me fotografi janë tashmë të detyrueshme për të gjithë antarët e rinj të Eurovision Albania OGAE . Një fotografi e qartë (tip pasaporte) me formatin JPEG (300 dpi 320x238 pixels), EMAIL. Kjo procedure është e vlefshme për çdo antar I cili dëshiron që të pajiset me këtë kartë. Kartat prodhohen nga OGAE International.

JU LUTEM VINI RE: Eurovision Albania OGAE pranon vetëm fotografi elektronike të cilat përmbushin cilësitë e kërkuar më lart ,në rast tjetër procedurat e aplikimit për antarësim do të vonohen.

Fotografitë për karta të reja antarësimi duhet të kenë arritur cdo vit nga data 1 Dhjetor për kartat e prodhuara nga OGAE International dhe jo më vonë se data 1 Prill e vitit të ardhshëm. Duke u varur nga data e fillimit të antarësimit ose kërkesës për një kartë antarësimi, mund që të ndodhin vonesa deri sa karta të arrijë në duart tuaja. Për ata që po rinovojnë antarësimin vjetor në Eurovision Albania OGAE, një pullë hologram e vitit përkatës do t’ju dërgohet e cila duhet të ngjitet në kartë.

Eurovision Albania OGAE - Antarësim Termat & Konditat

1.Antarësimi në Eurovision Albania OGAE është me pagesë abonim.Pagesa mbulon shpenzimet e prodhimit të kartës, shpenzimet postare dhe administrimin e të dhënave.

2.Antarësimi I vazhdueshëm te Eurovision Albania OGAE lejon cdo antar që të ketë shansin për të qenë në ballotazhin I cili jep mundësinë për të blerë bileta për Festivalin Europian të Këngës (Eurovision).

3.Antarësimi në Eurovision Albania OGAE OFRON MUNDËSI POR NUK GARANTON që du t’ju ofrohen bileta.

4.Antarësimi në Eurovision Albania OGAE OFRON MUNDËSI POR NUK GARANTON akreditim për Festivalin Europian të Këngës (Eurovision).

38 views0 comments
bottom of page