top of page
Writer's pictureRoni Klein

Info: Eurovision 2016



Come Together - Ejani sëbashku (Sllogani i Eurovizionit 2016)

Gjysmëfinalet do të mbahen më 10 dhe 12 maj 2016, ndërsa finalja e madhe do të organizohet dy ditë më vonë, më 14 maj 2016 në Globen Arena të Stokholmit. Nën slloganin "Come Together" (Ejani sëbashku), kryeqyteti i Suedisë do të fton delegacionet e 43 vendeve pjesmarrëse, në mes tyre edhe Shqipërinë

e cila ka marrë pjesë 12 herë rrjesht në Festivalin Evropian të Këngës, duke filluar për herë të parë në vitin 2004 në Stamboll të Turqisë, ku u prezantua me këngëtaren Anjeza Shahini. Kënga e saj “Imazhi yt” mori vendin e vendin e 7-të në finale me 106 Pikë. Pjesmarrja e Eneda Tarifës do të jetë paraqitja e 13-të në këtë festival madhështor, i cili ndiqet prej më tepër se 200 milion teleshikues në mbarë Botën, përfshi këtu Australinë dhe Kinën. Shqipëria konkurron në gjysëmfinalen e dytë me këngën "Fairytale Love". Kjo këngë është adaptim anglisht i versionit të këngës "Përrallë" e cila fitoi edicionin e 54-t të Festivalit të Këngës në RTVSH.

Eurovizioni mban një histori të gjatë të emrave të njohur që kanë triumfuar në edicionet e tij. Celine Dion fitoi në vitin 1988, gjithashtu edhe grupi Suedez Abba po ashtu ka fituar në vitin 1974 me këngën "Waterloo". Emra të tjerë, të njohur në këtë festival kanë qenë Cliff Richards, Bonnie Tyler, Patricia Kaas, Engelbert Humperdinck. Irlanda është vendi, i cili ka fituar më së shumti në këtë festival duke rrëmbyer trofeun 7 herë.

3 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page