Në cilin qytet të Suedisë do të organizohet Eurovizioni i ardhshëm? Kjo është pyetja e cila bëhet në mediat suedeze dhe te fansat e Eurovizionit.
"Lufta" mes qyteteve të interesuara për të mikpritur edicionin e ardhshëm të Eurovizionit sapo ka nisur. Janë gjithsej 5 qytete, duke nisur nga kryeqytetit i mbretërisë suedeze Stockholm, deri në qytete si Malmö, Goteborg, Sandviken dhe Linköping.
Radio Televizioni Publik Suedez SVT, ka nisur bisedimet me këto qytete, duke i dhënë atyre 3 javë kohë për të paraqitur zyrtarisht planprojektet e tyre për mbajtjen e këtij evenimenti, për të cilin tashmë kemi edhe data provizore të cilat janë 10, 12 dhe 14 Maj 2016.
Malmö ishte qyteti mikpritës i Eurovizionit në vitin 2013, ndaj gjasat që edicioni i ardhshëm të mbahet në të njëjtin vend janë të pakta, por nuk është e pamundur. Kryeqyteti, Stockholm është pretendenti kryesor, sepse ofron infrastrukturën e duhur në të gjitha aspektet dhe arenën "Globen" e cila u inagurua në Shkurt të vitit 1989, ka qenë edhe vendi ku për shumë vite me rradhë është mbajtur finalja e festivalit përzgjedhës suedez për Eurovizionin. Arena "Globen" ka një kapacitet për reth 16.000 spektatorë. Arena e tretë e Stockholmit, është gjitahstu e re dhe ka një kapacitet për rreth 65.000 spektatorë, duke qenë edhe më e madhja arenë e vendeve nordike.
Arena "Göranson" ndodhet në qytetin e vogël të Sandviken, i cili ka një popullsi rreth 23.000 banorë dhe ndodhet 190 km në veri të kryeqytetit të Suedisë. Arena ka një kapacitet rreth 10.000 spektatorësh, numër i mjaftueshëm për spektatorët që e ndjekin Eurovizionin nga afër, por qyteti i vogël nuk ka të njëjtën infrastrukturë urbane, të njëjtat mundësi transporti apo një numër të mjaftueshëm hotelesh ashtu si Stockholmi, Malmö ose Goteborgu. Kjo gjë mund t'a nxjerrë Sandviken jashtë loje ende pa filluar.
Goteborgu ofron arenën "Scandinavium" me një kapacitet rreth 14.000 spektatorësh e cila ndodhet brenda në qytetin, i cili është i dyti për nga madhësia në Suedi. Goteborgu është një pretendent i fortë, sepse ofron infrastrukturë shumë të mirë urbane, me një qendër kompakte dhe hotele të shumtë.
Arena "Saab" e qytetit Linköping ka një kapacitet rreth 11.500 spektatorësh, por qyteti është i vogël dhe me një kapacitet të vogël hotelesh, që zor se mund të ofrojnë akomodim për të gjithë që e ndjekin Eurovizionin nga afër.
Malmö konkurron me arenën "Malmö Arena", e cila ka një kapacitet prej reth 15.000 spektatorësh dhe e inaguruar në nëntor të vitit 2008. Malmö ofron një infrastrukturë e cila është pa dyshim një nga më të mirat në të gjithë Skandinavinë. Qyteti i Malmös ndodhet vetëm 44 km larg kryeqytetit të Danimarkës, Kopenhagë kështu që ka dhe aeroportin e Kopenhagës i cili ndodhet vetëm 10 min me tren nga arena.
Por fundja, vendimi i ngelet në dorë Radio Televizionit Suedez SVT, i cili së bashku me entin organizator të Eurovizionit EBU, do të shpallë, se cili nga 4 qytete do të jetë mikpritës i edicionit të 61-të të festivalit europian të këngës Eurovision Song Contest 2016.
Radio Televizioni Publik Shqiptar RTSH, nuk ka konfirmuar ende pjesmarrjen për vitin e ardhshëm, por megjithatë pritet që kjo të bëhet në muajt e ardhshëm. Pritet që edhe Kosova të marrë pjesë vitin e ardhshëm, sepse teknikisht Radio Televizionit Publik të Kosovës RTK, i është hapur rruga për një antarësi si partnere e entit oragnizues EBU.