Pas rezultatit të Shqipërisë në Eurovizionin e fundit me këngën ”I’m Alive” kënduar nga Elhaida Dani, shikohen shumë shkrime dhe komente që kërkojnë tërheqjen e Shqipërisë nga ky eveniment.
Ndërsa neve na lind pyetja; Përse nuk tërhiqemi nga cdo konkurrencë, si për shembull, kur ekipi i kombëtares nuk arrin të kualifikohet në kampionatin botëror të futbollit?Le të tërhiqemi nga cdo konkurrencë dhe të rrimë rehat.
Për ata që nuk e kuptuan , le të sqarojmë dicka; po përdorim pak ironi. Një proverbë angleze that ;"If you can't beat them, join them" që po t'a përktheje në shqip do të ishte "Nëse nuk i mund dot, bashkohu me ta" dhe që nuk lë asgjë për të keqkuptuar.
Nëse kundërshtari yt është më i mirë se ty, atëherë bashkuhe me të që bashkohesh me ta.
Nëse ne nuk do të arrijmë të pranojmë se në konkurrencë ka disfatë dhe fitore, dikush humbet dhe dikush fiton.Nëse Shqipëria ndjehet e trajtuar padrejtësisht nga votimi i Europës, atëherë c’duhet të thonë vende si Portugalia, dhe Finlanda ose Hollanda?
Shqipëria ka 12 pjesmarrje, nga këto renditjen më të mirë që ka është vendi i pestë dhe i ka munguar finales 5 herë që nga fillimi i përdorjes së gjysemfinales në vitin 2004.
Portugalia ka marrë pjesë 48 herë në Eurovizion, renditjen më të mirë që ka është një vend i gjashtë në vitin 1996, i ka munguar finales 7 herë që nga fillimi i përdorjes së gjysëmfinales në vitin 2004. Le të mos i numërojmë vendet e fundit që kanë marrë ata në Eurovizion, sepse ato janë shumë.
Vendet e Ulëta, që rëndom njihet si Hollanda, ka marrë pjesë 56 herë në Eurovizion. Që nga fillimi i përdorimit të gjysëmfinaleve në Eurovizion në vitin 2004 ata patën mjaft të vështirë hyrjen në finale, duke i munguar asaj 9 herë.
Finlanda ka marrë pjesë 49 herë në Eurovizion dhe deri në vitin 2006 ku ata më në fund arritën të siguronin fitoren e tyre të parë dhe të vetme, renditjen më të mirë që kishin ishte vendi i gjashtë në Eurovizionin e vitit 1973. Ato jo vetëm që nuk i tërhiqen konkurrencës, por sapo kanë edhe konfirmuar pjesmarrjen e tyre në vitin e ardhshëm.
Cfarë duhet të thonë këto tre vende, përse nuk janë tërhequr nga ky event?
Përse nuk ndihen inferiorë ose të fyer nga pjesa tjetër e Europës, a mos ndoshta vetëm ne kemi të drejtën të ndjehemi të keqtrajtuar nga Europa?!
Fundja rezultati i Elhaida Danit në Eurovizion, nuk ishte më i keq se i shumë vendeve të tjera. Portugalia, Hollanda dhe Finlanda nuk arritën të futeshin në finale. Përsëri nuk pati ndonjë reagim nga këto tre vende, për tërheqje nga Eurovizioni. Ndërsa Shqipëria arriti finalen, duke arritur të renditej e 17-ta, komentet dhe shkrimet vërshuan menjëherë.
Le të mos i kërkojmë padrejtësirat aty kun nuk janë, por t’i kërkojmë gabimet te vetja jonë. Ishin juritë profesionale ato që e ngritën Rona Nishliun në vendin e pestë, ishin po të njëjtat juri që e ulën Elhaidën në vendin e 17-të.
Ndoshta ka ardhur koha që të konsultohemi me ekspertë të Eurovizionit, të marrim shembull nga Suedia e cila tashmë është një nga vendet më të suksesshme në Eurovizion.
Ashtu sic e nisëm, le ta mbyllim. Kur Shqipëria nuk kishte një rezultat të mirë në futboll në arenën ndërkombëtare, bëri të pamundurën për ta përmirësuar, me trainerë të huaj dhe futbollistë të shkëlqyer. Ndoshta ka ardhur momenti që të bëjmë të njëjtën gjë edhe në muzikë.