• Roni Klein

Një tjetër Shqiptar në skenën e Eurovizionit


Megjithëse ishte emri i Elhaida Danit, ai që bëri shumë bujë mes shqiptarëve, në këtë përfaqësim të 12-të të Shqipërisë në Eurovizion, duhet thënë se në skenën e Vienës pati edhe një ”përfaqësim” tjetër të shqiptarëve.

Ne patëm fatin dhe kënaqësinë që ta takonim këtë cift tepër simpatik, në hollin e hotelit tonë, i cili na tregoi se zëri i tij i cili sëbashku me korin e filarmonisë së Vienës do të interpretonte një pjesë nga Simfonia Nr 2 e kompozitorit austriak Gustav Mahler.

Tenori shqiptar Faik Hondozi, i cili është me origjinë nga Prishtina, ka vite që jeton në Vienë së bashku me bashkëshorten e tij, artisten me origjinë nga Vlora, Anjeza Hondozi dhe tre fëmijët e tyre.

Tenori 34 vjecar, Faik Hondozi ka qenë shumë aktiv në jetën profesionale, me koncerte në Shqipëri, Kosovë e më gjerë. Faiku ka mbaruar Akademinë e Arteve në Tiranë dhe prej disa viteve jeton në kryeqytetin botëror të muzikës klasike ku edhe përfundoi studimet e tij në Konservatorin e Vienës. Ai ka një karrierë për tu admiruar me role në opera të njohura si për shembull:Rigoletto, Don Zhuani, Turandot ose Eliksiri i Dashurisë. Ai është gjithashtu këndon rregullisht me ”Residenz Orchester Wien” (Orkestra rezidente e Vienës) pjesë nga kompozitorët e njohur si Mozarti, Rossini dhe Giuseppe Verdi. Gjithashtu Faiku na tregoi se për momentin, përvec impenjimieve të shumta që ka, ai do të jetë edhe një nga rolet kryesore të përshtatjes për operetë të operas shumë të njohur të Wolfgang Amadeus Mozart ”Cosi fan tutte” e cila ka premierë në muajin qershor në teatrin ”Spektakel Wien Theater” me shfaqje në datat 21, 25, 27 dhe 29 qershor 2015.

#ESC2015 #Austria #Albania #Vienna #ElhaidaDani

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now