top of page
Writer's pictureRoni Klein

Pas përfundimit Eurovizionit 2015


Të shtunën duke u gdhirë e diela, votimi tradicional në Eurovizion shpalli si fitues këngëtarin Måns Zelmerlöw dhe këngës ”Heroes” , i cili konkurroi për Suedinë duke i dhënë shtetit të tij fitoren e tyre të gjashtë.

Suedia është tashmë pa diskutim, vendi më i suksseshëm në historinë e Eurovizionit, megjithëse Irlanda ende ka një fitore më tepër sese Suedia. Megjithëse nuk mund të diskutohet për suksesin e Suedisë, këngëtari përfaqësues u diskutua jashtëmase, përpara, dhatë dhe tashmë edhe pas fitores. Përpara dhe gjatë Eurovizionit, u tha se Måns Zelmerlöw ishte homofob, për arsye të një komenti pak të nxituar të tij, i cili ishte bërë para shumë kohësh. Ai kishte thënë se seksi midis dy meshkujve, ishte njëw devijim. Megjithëse këngëtari kishte kërkuar falje dhe madje ka qenë shumë aktiv në luftën për të drejtat e njeriut, diskutimet për këtë gjë, nuk përfunduan.

Përkundrazi, ato u shtuan gjatë Eurovizionit, pasi kënga e tij u quajt një kopje e këngëtarit David Guetta. Diskutimet morrën më tepër zjarr duke filluar edhe me sharje dhe kërcënime shqiptarësh, pasi këngëtari suedez, publikoi një fotografi në faqen e tij në Facebook, ku shihejs a ai ishte shtrirë në një nga divanët e dhomave të veshjen pas skenës, ku në të njëjtin divan poshtë këmbëve të tij, ndodhej një flamur i palosur shqiptar. Në fotografi, duket qartë se Måns Zelmerlöw nuk ka shkelur flamurin tonë, por ndoshta as edhe nuk e ka ditur se cili flamur ishte. Menjëherë pas kësaj, filluan edhe sharjet që vinin nga shqiptarët, duke kaluar në vulgaritete dhe kërcënime nga këta të fundit, derisa këngëtari e pat ë arsyeshme që t’a hiqte këtë fotografi nga faqja e tij.

Për atë që ka patur fatin, që të jetë pas skenës së Eurovizionit, e di shumë mirë se pas kësaj fotografie nuk ka asnjë objektiv të paramenduar keq, por se ndoshta flamuri shqiptar i palosur, ishte thjesht harruar afër dhomës së veshjes së delegacionit shqiptar dhe se këngëtari suedez nuk e kishte parë se cfarë ndodhej në divanin ku po bënte fotografinë. Megjithatë histeria e komenteve të shqiptarëve, me sharje dhe kërcënime e bëri atë që ta fshijë këtë fotografi Facebook.

Por kjo histeri komentesh dhe mesazhesh nga shqiptarët, nuk ishte dicka që e nisi këngëtari suedez. Gjithacka nisi me fitoren e Elhaida Danit në festival. Pa diskutuar aspak për këngën dhe vokalin e këngëtares së mrekullueshme Elhaida Dani ose këngëtarëve të tjerë po aq të mrekullueshëm, si për shembull Hersi Matmuja, Rona Nishliu, Anjeza Shahini e shumë të tjerë, këtë herë pati një diskutim dhe një rritje pritshmërie nga publiku shqiptar për një fitore, më shumë se cdo herë tjetër, a thua se kjo gjë varej vetëm nga fitorja e Elhaida Danit. Nëse kjo pritshmëri varej vetëm në vokalin e saj, atëherë të dashur miq, më lejoni t’ju them edhe një herë se Shqipëria krijon edhe dërgon gjithmonë në Eurovizion vokale të mirfillta. Hersi Matmuja studion në një nga akademitë më prestigjiozë të muzikës klasike në botë, sic është ”Conservatorio Santa Cecilia di Roma”

Përse nuk pati kaq mbështetje, por përkundrazi pat sharje dhe ofendime nga publiku shqiptar vjet?

Me të drejtë edhe vetë kompozitori i këngës së vjetshme, Genti Lako drejton të njëjtën pyetje nëpërmjet faqes së tij në facebook. Madje ai tregon edhe për prapaskena dhe luftë kundër tij, por ne nuk duam që të futemi në këto detaje përderisa nuk kemi informacion konkret. Por ama jam shumë dakort me pyetjen e tij, ku ishte publiku shqiptar vjet?

Megjithëse Elhaida i mblodhi shqiptarët bashkë rreth prezantimit në Eurovizion, gjë që është vërtet shumë e vështirë, mes komenteve dhe vlerësimeve pati edhe shumë negativitet sidomos menjëherë pas publikimit të 20 sekondave nga prova e parë në eurovision.tv

Komentet ishin nga më të shumtat, por më së shumti për ndërrimin dhe heqjen e tre këngëtareve shoqëruese në skenë të Elhaidës, Erga Halilaj, Olsa Papandili dhe Gerona Hyska.

U deshën vetëm 20 sekonda klip, nga një provë fillestare që histeria e sharjeve dhe ofendimeve të rifillonte, duke harruar se këto ishin vetëm prova…dhe fundja kot nuk i quajnë prova. Këto njerëz harruan se pas një prezantimi, ka një punë kolosale dhe gjithashtu duke harruar se të përfaqësosh vendin tënd në Eurovizion është nkë barrë shumë e madhe për të gjithë ata që ndodhen në skenë.

Ne na erdhën aq shumë mesazhe dhe komente, të cilat përmbanin një ton shumë të rëndë dhe sharje nga më të ndryshmet, duke na quajtur si ”inkompetentë dhe hajvanë censurues” kur dikujt i bëmë një bllokim në faqe për arsye të sharjeve banale dhe duke thënë se ishte një fans i vërtetë, ndoshta ngaqë kishte bërë disa statuse se ishte krenar për Elhaidën.

Dikush tjetër na tha se ne ishim të paguar nga RTSH, kur në të njëjtën kohë ne jemi një organizatë e vogël fansash, por e pavarur. Duhet thënë se ne kemi një bashkpunim të mirë me Radio TV Shqiptar, por ai nuk i kalon këto kufinj. Neve na bëhet qejfi, që ka patur një interesim kaq të madh për këtë edicion të Eurovizionit, por ku megjithatë na lind edhe pyetja se ku ishin gjithë këto njerëz këto vite pjesmarrjeje, sepse ne e dimë se ku kemi qenë. Ne cdo vit jemi aty ku zhvillohet Eurovizioni.

Organizatat simotra të shteteve pjesmarrëse me popullsi pak a shumë si e jona, kanë qindra fansë të organizuar në klubet e tyre.

Nejse, kjo është dicka që ne kemi punuar dhe do të vazhdojmë të punojmë, sepse synimi ynë ka qenë dhe mbetet që t’i afrojmë shqiptarët me Eurovizionin. Ne vazhdojmë të mos i lejojmë vetes pritshmëri, por vetëm shpresa.Shpresë se shqiptarët të harrojnë sesa cmime ka marrë një këngëtar, por t’a mbështesin përfaqësuesin dhe kulturën e tyre pa asnjë dallim.

Shpresën se RTSH-ja të rikthejë televotimin në procesin përzgjedhës të përfaqësimit, qoftë ky festivali i Dhjetorit apo ndonjë proces tjetër.

Shpresën, se shqiptarët nuk do të harrojnë se megjithëse Elhaida Dani dhe gjithë përfaqësuesit tanë ndër këto 12 vite në Eurovizion nuk fituan kupën e artë të Europës, ato mbeten fitimtarë për NE.

Dhe mbi të gjitha, shpresën se në vitin e ardhshëm, Shqipëria do të fitojë në Eurovizion.

3 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page