Megjthëse EBU/UER nuk është prononcuar zyrtarisht, ne dhe gazetari britanik John Kennedy O'Conner mendojmë se po.
Lajmi i ardhur nga një mesazh në Twitter e John Kennedy O’Conner, i cili është gazetarit britanik i cili punon edhe për Radio Televizionin Publik të Republikës së San Marinos.
Sigurisht që ne shpresuam që ky lajm të ishte i vërtetë ndaj dhe ne kontaktuam vetë gazetarin John Kennedy O’Conner që ta pyesim se nga e kishte marrë këtë informacion.
Përgjigjja e tij ishte se; "një delegacion nga Kosova do të akreditohet në Vienë dhe se ndoshta kjo gjë mund të ishte një shenjë e një pjesmarrje në vitin e arshshëm."
Pas një lobimi të fortë nga RTSH (Radio Televizioni Publik Shqiptar) vitin e kaluar, Radio Televizioni Publik i Kosovës RTK, arriti të ketë një delegacion të vogël të akredituar në Kopenhagë, ndaj akreditimi i delegacionit nga Kosova nuk është ndonjë lajm i ri.
Problemi kryesor në një pjesmarrje të ardhshme të Kosovës ka qenë dhe mbetet pranimi i RTK-së në EBU/UER (Europian Broadcasting Union) si antare me të drejta të plota ose si antar partner.
Po cilat janë kriteret për aderimin e Kosovës në rrjetin EBU/UER si antare me të drejta të plota ose antar partner?
Për të qenë antare e plotë duhet që fillimisht Kosova të njihet nga OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara)
Por siç dihet, kjo gjë është penguar nga Rusia dhe Kina.
Për të arritur partneritet me EBU/UER Kosovës i duhej që të bëhej antare e ITU (Rrjetit ndërkombëtar të Telekomunikimit).
Kosova tashmë është antare e ITU-së që nga 1 janari 2015, duke marrë edhe prefiksin telefonik +383 dhe duke qenë e tillë, mund të aplikojnë për antarësim si partner dhe në këtë mënyrë të marrin pjesë në Eurovizion. Shtete të aderuara në ITU, si për shembull Australia ose Gjeorgjia janë pjesmarrëse në Eurovizion sepse janë antarë partnerë të EBU/UER.
Arsyeja që RTK dërgon delegatë, është një parapërgatitje për pjesmarrje në Eurovizion tashmë shumë të afërt dhe ne shpresojmë që vitin e ardhshëm ta kemi Kosovën në Eurovizion.