top of page
Writer's pictureRoni Klein

Sondazh: Eurovizionin 2015 e fiton Italia


Më në fund jemi gati që t'ju prezantojmë pikët tuaja për sondazhin vjetor OGAE Poll ESC 2015. Si cdo vit, edhe këtë vit antarët tanë, patën mundësinë që deri në orët e fundit të datës 5 Prill 2015, të dërgonin votimin e tyre për 10 këngët e preferuara. Menjëherë pas përfundimit të votimit, rezultati iu dërgua OGAE International sepse sipas marrëveshjes, publikimi u bë pak minuta më parë nga faqja e tyre zyrtare dhe më pas menjëherë edhe këtu e tashmë;

Europë, ne kemi një rezultat!!!

01 pikë Islanda

02 pikë Greqia

03 pikë Izraeli

04 pikë Gjeorgjia

05 pikë Norvegjia

06 pikë Estonia

07 pikë Suedia

08 pikë Rusia

10 pikë Spanja

12 pikë Italia

Parashikimi për 10 vëndet që do shkojnë në finale nga semifinalja e parë janë:

Shqipëria, Bjellorusia, Rusia, Greqia, Estonia, Gjeorgjia, Armenia, Maqedonia, Belgjika, Moldavia, Bjellorusia

Parashikimi për 10 vendet që do shkojnë në finale nga semifinalja e dytë: janë:

Izraeli, Mali i Zi, Suedia, Azerbajxhani, Sllovenia, Malta, Norvegjia, Zvicra, Islanda, Letonia

Ja se cfarë shkruajnë disa nga antarët për këngën e tyre më të preferuara:

Për këngën e Spanjës:

Besoj se do dalin shumë mirë këtë vit. E meritojnë.

Mesa shoh Spanja këto vitet e fundit po përpiqet që ta fitojë Eurovizionin.

Shumë këngë e bukur, absolutisht një nga favoritet për këtë vit.

Për këngën e Italisë:

Super këngë, më pëlqen shumë, i mrekulluar nga sinkronizimi i zërave.

Ndoshta vitin e ardhshëm do të jemi në Romë, ose diku tjetër në Itali.

Sanremo është dhe ngelet një festival shumë cilësor, mjafton të dëgjosh këngën fituese të grupit Il Volo.

Për këngën e Rusisë:

Këngë e bukur, shumë cilësore megjithëse mesazhi i saj për paqe, duket pak qesharak kur vjen nga Rusia.

Po të vështrosh larg politikës dhe të vlerësosh vetëm këngën do të thoja se është mjaft e bukur.

3 views0 comments
bottom of page