Programi televiziv suedez "Inför Eurovision" (Para Eurovizionit) i cili ka një traditë shumë vjeçare dhe transmetohet nga Radio Televizioni Publik Suedez SVT 1, ka mbledhur një panel ekspertësh muzikorë i cili përbëhet nga këngëtarët Kristin Amparo,
Christer Björkman, Eric Saade, Sarah Dawn Finer dhe Tess Merkel vlerësuan gjithë këngët pjesmarrëse në gjysëmfinalen e parë të Eurovision Song Contest 2015. Pas vlerësimit që bënë për gjithë këngët, ishte zëri dhe kënga e Elhaida Danit ajo e cila arriti të marrë më tepër pikë dhe së bashku me këngën e Estonisë u renditën në krye të tabelës.
Christer Björkman i cili është edhe kryetar i delegacionit suedez tha: Ajo është vërtet shumë e mirë dhe kënga vjen afër fundit të mbrëmjes, pas disa këngëve të mërzitshme. Shqipëria ka një festival me tradita, që fokusohet në vokalet e forta dhe fituesi shkon në Eurovizion, prandaj ata kanë gjithmonë vokalistë të mirë. Shkon patjetër në finale.
Shikojeni programin këtu http://www.svtplay.se/video/2871788 (në gjuhën suedeze)
Sarah Dawn Finer tha se: Ndoshta duhet të merrnim shembull nga ta.
Fjalë të bukura thanë edhe Tess Merkel e grupit Alcazar e cila u fokusua te zëri i mrekullueshëm i Elhaida Danit, duke e cilësuar si një zë shumë të bukur dhe me një këngë e cila përcjell mesazh dashurie që i pëlqen jashtëmase.
Në fund, tabela me 10 vendet që shkojnë në finale ishte kështu:
01.Shqipëria 34 pikë / 02.Estonia 34 pikë / 03.Maqedonia 32 pikë / 04.Gjeorgjia 30 pikë / 05.Danimarka 28 pikë / 06.Rusia 26 pikë / 07.Vendet e Ulëta 25 pikë/ 08.Belgjika 22 pikë/ 09.Hungaria 21 pikë / 10.Moldavia 20 pikë