Hersi Matmuja e nuk ka pushuar për asnjë momentpunën dhe ka dhënë disa koncerte në Romë dhe gjetkë. Në fund të janarit ajo ishte e ftuar nderi e klubit të fansave të eurovizionit gjerman OGAE Germany, ku ajo tregoi për eksperiencën e saj në Kopenhagë dhe këndoi disa këngë nga repretori i gjerë I saj.
Po në muajin janar ajo ishte e ftuar në programin televiziv Tg2 Insieme të Radio Televizionit Publik Italian RaiDue ku ajo foli për koncertin e saj me titull “Giornata della memoria.” (Dita e kujtimeve) I cili ishte një koncert përkujtimor për viktimat e Holokaustit.
Koncertet vijuan gjithashtu, në datën 17 Shkurt ajo ishte pjesë e koncertit “Solidarieta alla Francia” (Solidaritet për Francën) I cili iu dedikua viktimave të revistës satirike parisiane Charlie Hebdo.
Më datën 21 Mars ajo hapi sezonin koncertal me një koncert vokal e shoqëruar në fizarmonikë nga Pietro Roffi me të cilin ajo ka rregjistruar së fundmi edhe këngën Oblivion të Astor Piazzolla.
Ajo nuk do t’i ndahet koncerteve duke qenë e pranishme nesër në mbrëmjen gala finales së madhe të edicionit 2014/2015 të “Festival Canoro Edizione 2014/2015” Koncerti fillon në orën 20.00 në teatrin Orione të Romës.
Hersi, e cila do të shoqërohet në fizarmonikë nga shoqja e saj, instrumentistja Saria Convertino, premton se këtij koncerti nuk do t’i mungojnë surprizat.