top of page
Writer's pictureRoni Klein

Elhaida flet për ESC Serbia


Pasi faqja e internetit escserbia.com, ka intervistuar dhe më pas publikuar intervistën e Elhaida Danit në gjuhën angleze dhe serbe, këngëtarja i falenderoi ata nëpërmjet faqes së saj zyrtare në facebook "Mirdita Serbi, të jetë muzika ajo që ndërton urën e bashkpunimit nëpërmjet Eurovizionit. Ne po ju sjellim të plotë përkthimin e kësaj interviste në gjuhën shqipe.

Ajo është vetëm 22 vjeç dhe ka një karrierë të suksesshme muzikore dhe dorë të mbushur me cmime. Fansat e festivaleve të muzikës në Ballkan kanë patur dhe më parë mundësinë për të ditur më shumë rreth punës dhe talenitit të Elhaida Dani. Publiku dhe ekspertët e muzikës evropiane kanë treguar vëmendjen në te ajo dhe për zërin e saj të mrekullueshëm dhe të fuqishëm nëpërmes pjesëmarrjes në versionin italian të talent-show popullor ”The Voice”, ku ajo fitoi edhe çmimin e parë." Që atëherë, karriera e saj është duke shkuar gjithmonë dhe më mirë duke te kulmi i punës së saj të deritanishme ishte fitorja në festivalin prestigjioz të Shqipërisë, festival që ndër të tjerat, zgjedh edhe përfaqësimin për Eurovizion.Pra, Elhaida fito mundësinë për të përfaqësuar vendin e saj në Konkurrimin e Këngës Eurovision në Vjenë, ndërsa ESC Serbia pati shansin të bisedojë me këtë vajzë simpatike dhe pozitive të Shqiptare.

Tungjatjeta Elhaida! Ne jemi shumë të kënaqur që ratë dakord për këtë intervistë.Si jeni ndjeheni përpara Eurovizionit dhe si po ju shkon puna me përgatitjet për në Vjenë?

E.D: Përshëndetje të gjithëve! Ju falënderoj për interesimin. Gjithçka po shkon shumë mirë deri më tani.Unë po përjetoj momentet më të çmëndura të jetës sime që nga fillimi i përgatitjeve për në Eurovizion. Jam shumë e egzaltuar.

Ju jeni tashmë një fytyrë e njohur në Ballkan, që nga fitorja në festivalin muzikor "Sunčane skale" në Herceg Novi të Mali të Zi, me këngën tuaj ”Si, asnjëherë”.Si ndryshoi jeta dhe ndërkohë dhe si ka ndikuar fitorja në talent-show ”The Voice” e Italisë në jetën tuaj.

E.D: Festivali "Sunčane Skale" ishte eksperienca ime e parë profesionale jashtë vendlindjes time Shqipëri. Le të themi, se ishte një mënyrë e mirë për të filluar karrierën time ndërkombëtare. Fitorja te ”The Voice” e Italisë qenë pikë kthese në karrierën time.Lëshova në treg albumin tim të parë dhe mu dha mundësia për të kënduar në një skenë të madhe , shfaqja në televizion dhe, gjithashtu takimi dhe bashkëpunimi me artistin më të madh italian - Riccardo Cocciante.Kjo përvojë e ka ndryshuar jetën time.

Si i komentoni faktin se 22 nga 40 garuesit në Eurovizionit e këtij viti, kanë marrë pjesë në talent-shows?A është ky një lloj programi kaq i rëndësishëm në ditët e sotme dhe sa fort indikojnë ato në karrierat muzikore të këngëtarëve të rinj?

E.D:Sot, talent-shows janë një mënyrë shumë e mirë për të hyrë në botën spektaklit. Kjo është gjithashtu një mënyrë shumë e lehtë për ta arritur atë.Falë këtyre, shumë këngëtarë dhe artistë të mirë, duke gjetur mundësinë që të bëhen të njohur publikisht duke pasur shansin për të realizuar ëndrrat e tyre.Por pjesmarrja në talent-shows nuk garanton suksesin. Për të qenë të suksesshëm, duhet që të punohet vazhdimisht dhe pa bërë asnjë nënvlerësim.Tani le të flasim për Eurovizionin! Ju ndryshuat këngën tuaj për Eurovizion dhe mesa duket, fansat e tu dhe publiku në përgjithësi janë të kënaqur me këngën e re.

Kritikët janë gjithashtu shumë pozitive për të! Cila ishte kënga që ju preferonit personalisht?

E.D:Unë gjithmonë dua që këngët që këndoj t’i ”përvetsoj”, e bëra këtë gjë edhe me këngën ”Diell”.Megjithatë, pasi mu desh që të ndryshoja këngën, pata vetëm tre javë për të dalë me një të këngë re për Eurovizion. Punova çdo ditë të vetme për të nxjerrë këngën ”I’m Alive” duke nisur nag nota e parë deri në rezultatin përfundimtar!Unë mund të them se kjo këngë është ndoshta pak më afër zemrës sime. Natyrisht që unë jam shumë e lumtur me perceptimin e publikut për këngën.

Sipas mendimit tuaj, a është Eurovizioni një krijues të tendencave të reja të muzikës apo është vetëm një ndjekës i atyre të përcaktuara tashmë?Më konkretisht, a mendoni se Eurovizioni i përshtatet rrymave muzikore evropiane ose botërore, apo krijon stilin e tij muzikor?

E.D:Unë mendoj se të gjitha varet individualisht nga vetë artisti.Ka artistë shumë të mirë dhe inovativë që e krijojnë vetë muzikën e tyre, duke krijuar tendenca të reja. Gjithashtu, ka artistë që preferojnë të qëndrojnë të sigurt dhe nuk janë të prirur për të eksperimentuar. Sidoqoftë mendoj se Eurovizioni është një shfaqje shumë të mirë muzikore në të cilën çdokush mund të shijojë dëgjimin e muzikës dhe interpretuesve të mirë.

Cili ëdhtë mendimi juaj për interpretimin e këngës në anglisht? Këtë vit edhe Serbia do të këndoje në anglisht - për herë të parë në histori!A duhet që vendet pjesmarrëse të këndojnë në gjuhën e tyre amtare për t’i qëndruar afër "kuptimit bazë" të Eurovizionit?

E.D:Personalisht, unë mendoj se Eurovizioni do të ishte më origjinal nëse të gjitha vendet përfaqësuese do të këndonin në në gjuhën e tyre amtare, ashtu si Serbia ka bërë gjithmonë, por edhe Shqipëria apo vënde të tjera.Megjithatë kjo do të krijonte me siguri pak vështirësi për artistët, këtu flas në rang ndërkombëtar.Ndërsa anglishtja jep shanse më të mëdha për këngën dhe artistin për të arritur që të bëhet i njohur ndërkombëtarisht.

Çfarë mendoni në lidhje me mundësinë e kthimit të një orkestre live në skenën e Eurovizionit? Ne të gjithë e dimë se për shembull, në Festivalin i Kënges ose Festivalin e Sanremo-s, orkestra me të vërtetë që arrin të përcjellë esencën e muzikës moderne dhe është gjithashtu më qetësuese për veshët.

E.D:Unë do të isha e para që do të kisha nënshkruar në këtë peticionin për Eurovizionin për të sjellë përsëri një orkestër live në skenë. Do të ishte diçka ”Alive” (red. e gjallë)

Cila është receta e duhur për sukses në Eurovizion sipas jush? A ka diçka që mund të quhet një "këngë tipike e Eurovizionit"?

E.D:Kam dëgjuar shumë njerëz duke folur dhe shprehur opinionet e tyre rreth të ashtuquajturave "këngë tipike të Eurovizionit", por unë besoj se çdo gjë që bëhet me gjithë zemër dhe çdo gjë që është në mënyrë tipike e juaja, mund të jetë një "këngë tipike Eurovizionit".

Cilën gjë feston Eurovizioni bashkëkohor, të diversitetin apo unitetin?

E.D:Unitetin!

Kjo është një pyetje e zakonshme, por më duhet t’ju pyes: Çfarë mendoni në lidhje me përfaqësimin dhe këngëtaren tonë Bojana Stamenov?

E.D:Si ju tashmë me siguri dini që unë jam një tifoze e madhe i mbështes fortë gratë e fuqishme. Ky mesazh reflektohet qartë në këngën dhe videoklpin tim. Te Bojana unë shoh një grua të fuqishme, shumë të fortë, të pasionuar, me një talent të madh dhe një zë të mahnitshëm.

Ju faleminderit shumë për kohën tuaj! Tërë ekipi i ESC Serbia ju dëshiron gjithë të mirat dhe fat në Vjenë këtë Maj!

E.D:Ju faleminderit të gjithëve për mbështetjen tuaj dhe mesazhet e bukura që unë marr çdo ditë. Mezi po pres për të lexuar mendimet e juaja pas interpretimit tim në Vjenë, dhe kush e di ... mezi po pres që të takohemi!

21 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page