top of page
Writer's pictureRoni Klein

Elhaida Dani: Pa "Diell"


Pak kohë më parë Elhaida Dani lajmëroi me një mesazh të gjatë në faqen e saj zyrtare në Facebook se autori i këngës Diell, kishte tërhequr këngën Diell nga konkurimi në Eurovision Song Contest 2015. Ky vendim do të kishte rrezikuar përfaqësimin e Shqipërisë në Eurovizion, por rregullat Radio Televizioni Shqiptar në përputhje me rregullat e caktuara nga enti organizator EBU, vendosi që të vazhdojë konkurrimin me një këngë të re.

Më poshtë do të mund të lexoni mesazhin e Elhaidës i cili vjen në gjuhën Shqipe dhe Italiane, ku ndër të tjera ajo e ajo tregon për këtë vendim. Ja edhe mesazhi i plotë.

"Mendoj se është e drejtë t'ju komunikoj personalisht vendimin e marrë dhe më është komunikuar së fundmi. Këtë vit do të perfaqësoj Shqipërinë në Eurovision me një këngë tjetër nga ajo me të cilën u shpalla fituese e FiK, në dhjetor te vitit te kaluar.

Ky lajm do bëhet publik dhe zyrtar së shpejti, por dëshiroja që të isha unë ajo që jua komunikoj për herë të parë. Autori i kënges Diell, për arsye personale dhe të pandryshueshme, ka vendosur që të tërheqë këngën nga ai të kompozuar, dhe do jëte per fat te keq e pamundur të këndohet nga unë ne Eurovision Song Contest 2015. Duke respektuar këtë zgjedhje të tijën personale, dhe ne dakordësi me RTSH, e mbi te gjitha duke respektuar rregullat e vendosura nga ESC , më është komunikuar që si fituese e FiK, unë duhet të përfaqësoj vendin tim në Vienë me një këngë të re. Urimi dhe dëshira ime është që ky vendim i papritur që më është bërë i ditur, të mos sjellë pakënaqesi dhe polemika;

Qëllimi mbetet ai, që Shqipëria të ndahet me një rezultat sa më të mirë dhe të gjithë do punojmë sa më shumë për ta arritur."

Autorët e këngës janë Zzapp & Chriss, të cilët shkruan këngën "S'të fal" kënduar nga Lindita Halimi, këngë e cila mori cmimin e tretë në Festivalin e RTSH-së.Kënga quhet "I'm Alive" dhe ka një fillim të lehtë, duke u marrë motiv të shpejtë në vazhdim. Menjëherë pas prezantimit të këngës në lajmet kryesore të orës 20.00 në RTSH, në rrjetet sociale filluan reagimet të cilat ishin pozitive në përgjithësi, duke e vlerësuar këngën si një këngë kontemporane, një këngë që përcjell një mesazh të fortë dhe gjithashtu duke mos lënë jashtë vlerësimet për vokalin e këngëtares Elhaida Dani, e cila në mesazhin e saj në Facebook pak para publikimit të këngës tha se kënga është dedikim për publikun. Po në këtë mesazh, thuhet se kënga do të vijë në tre versione, në Anglisht, Shqip dhe Italisht. Në Eurovizion kënga do të këndohet në anglisht ku Elhaida do të jetë në skenë sëbashku me këngëtaret e mirënjohura Erga Halilaj dhe Olsa Papandili.

Ja edhe mesazhi i plotë i saj:

"Sonte në 20:00 ne TVSH do publikohet për herë të pare kënga dhe klipi i "I'm Alive". Pas më pak së një muaj që filluam punën për një këngë të re, sot kemi një këngë për të cilën kam punuar me shumë dashuri , me tekst në anglisht dhe në shqip dhe së shpejti edhe në italisht, dhe një video e punuar nga Provideo me një fabul që për mua është shumë e rëndësishme. Në një kohë rekord si kjo, kam dhënë më të mirën time dhe uroj shumë të shpërblej të gjithë ju për besimin që më dhuruat. Dedikim për ju ‪#‎iamalive‬" Elhaida Dani"

4 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page