“Udhëtimi I kujtesës”, kështu e ka titullin ai udhëtim I paharrueshëm për të kujtuar ata që nuk duhen harruar kurrë, në hapat e të cilit do të jetë e pranishme edhe këngëtarja soprano Hersi Matmuja, e cila këtë në muajin maj të këtij viti përfaqësoi Shqipërinë në Festivalin Europian të Këngës “Eurovision Song Contest 2014” në Kopenhagë të Danimarkës.
Zëri I Hersi Matmujës e cila ka 5 vjet që studion në Konservatorin prestigjioz të muzikës Santa Cecilia të Romës u përzgjodh sepse ishte zëri I duhur sipas drejtorit të muzikës të konservatorit, Mjeshtër Muzike Alfredo Santoloci, I cili jo vetëm është nismëtar I këtij koncerti por gjithashtu është marrë dhe me arranxhim-orkestrimin e pjesëve muzikore të tij.
Ky eveniment I cili këto ditë është përfolur në shumë nga mediat italiane do të organizohet nga Qeveria Italiane me bashkpunimin e Kryetarit të Bashkisë së Romës, I cili do të jetë gjithashtu pjesmarrës në këtë udhëtim për studentët Romanë me qëllim për të parë nga afër, vendet dhe rrënojat fizike të mbetura nga holokausti.
Këtë vit ky udhëtim është menduar pak ndryshe. 200 studentë nga Roma do të nisen për në Poloni nga data 19 deri më 21 Tetor, si një përkujtim për dërgimin e popullatës Hebreje italiane drejt Aushvicit.
E vecanta e kësaj here, është se në mes të tyre do të jetë edhe një delegacion me studentë nga Konservatori I muzikës, Santa Cecilia të Romës, konservator ky ku Hersi arriti të fitonte bursën e studimit duke u rradhitur e para në konkursin e pranimeve.
Muzikantët e Konservatorit Santa Cecilia, do të japin një koncert, ku do të luajnë pjesët më domethënëse të poetes dhe kompozitores Ilse Webber e cila jetoi, krijoi poezi dhe vdiq në Auschwitz. Në këtë koncert për nder të kompozitores dhe poetes zëri i Hersit, do të shoqërohet nga muzika e kuarteti me emër Cecilia Chamber Group të konservatorit I Santa Cecilia të Romës.
“Concert to the memory” (Koncert për kujtesën) , do të përmbajë disa nga punimet artistike më të njohura si për shembull:
“Auschwitz lied”,“Wiegala”, “Dobry Den”, “Theresienstadt”, “Und der regenrinnt”, “Emigrantenlied” dhe “Ugolebavka”.
Këto pjesë janë kompozuar që të përcjellin me tinguj, gjithë dhimbjen dhe vuajtjet e banorëve në kampin famëkeq të Aushvicit. dhe janë quajtur si disa nga dëshmitë më domethënëse të holokaustit.
Kryeveprat e Ilse Weber do do të përcillen nga instrumentistët e Cecilia Chamber Group dhe do të këndohen të gjitha nga këngëtarja soprano Hersi Matmuja, e cila ishte gjithashtu e ftuara, për të folur mbi këtë organizim, në programin Tg2-Insieme të stacionit kombëtar televiziv Italian RAI DUE.