top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Te thenat dhe te sterthenat te Festivalit te Kenges ne RTSH.


Sapo ka mbyllur siparin edicioni i 53-te i Festivalit te Kenges ne Radiotelevizionin PUBLIK Shqiptar.

Deshirojme qe ne, publiku,ta theksojme dhe ta nenvizojme fjalen publik, sepse per fat te keq ky festival nuk eshte me aspak publik, por me teper nje monopolizem i padrejte i RTSH-se.

Megjithese kete vit, cilesia muzikore e kengeve ishte e nje niveli te larte perseri ketij festivali i munguan emra te medhenj kengetaresh, te cilet per disa arsye vit pas viti nuk aplikojne per pjesemarrje, nje nga arsyet kryesore qe permendet nga keta, eshte perzgjedhja e kenges fituese dhe menyra e votimit ne pergjithesi.

Ndonese kesaj here, votimi shkoi shume mire kesa here, kjo ndoshta sepse ne juri pati Edmond Zhulalin qe te ngaterrohej me piket, por edhe kete here RTSH zhgenjeu te gjithe pasi nuk kerkoi mendimin dhe votat e jurise POP per perzgjedhjen e kenges fituese. Le te mos harrojme se kenga fituese do te jete edhe "flamuri" Shqiptar qe do valvitet ne Eurosong-un e ardhshem ne Viene ne muajin Maj 2015, prandaj juria POP duhej marre parasysh, pasi ne kete juri ndodheshin persona me nje moshe relativisht te re, te cilet dine te jene po aq e ndoshta ende me profesionale se vete juria profesionale.

Natyrisht qe juria profesionale duhet qe te jete nje nga elementet e votimit, aq me teper kur ne kete juri perfshihen emra si Rona Nishliu e Alida Hisku, por nese RTSH e quan kete festival si nje even muzikor per publikun, a nuk duhet qe edhe publikut ti degjohet fjala?

Pas suksesit te paraqitjes me kengetaren e respektuar Rona Nishliu, Shqiperia nuk ka patur ndonje rezultat te mire ne Eurosong, madje kemi edhe dyshim nese Rona do te vleresohej kaq shume nese nuk do te arrinte te merrte klasifikimin me te mire qe ka patur Shqiperia ne Eurosong. Per mendimin tone, Shqiperia eshte paraqitur ne Eurosong me kenge shume te bukura, kenduar nga kengetare te mirefillte, del ne pah qarte se fitorja e festivalit te kenges nuk ka me edhe aq shume rendesi.

Rendesi paska tashme renditja ne Eurosong, sepse kur renditesh lart, atehere je i/e mireseardhur ne vitin e ardhshem si te ftuar speciale ose si antar jurie.

Dhe nese renditesh keq, atehere nuk te permendet edhe emri, si per shembull emri i kengetares Hersi Matmuja e cila ndoshta nuk arriti nje pozicion te mire ne Eurosong, por ama ishte fituese, ne rradhe te pare ishte fituesja e cmimit te pare ne edicionin e 52-te te festivalit ne RTSH, e dyta ishte nje nga kengetaret e cila arriti te fitoje zemrat e atyre qe e njohen nga afer, e treta ishte zeri i saj i cili u vleresua si nje nga vokalet me te mira ne Eurosong dhe se fundi, c'rendesi ka e dyta dhe e treta, Hersi fitoi edicionin e kaluar dhe kjo duhej te ishte mese e mjaftueshme per ta patur si te ftuar nderi.

Detaji kryesor eshte publiku.

Ne, publiku shqiptar, jemi ne pergjithesi nje publik shume kritik e i ashper, nganjehere edhe me teper se sa duhet saqe nganjehere kalojme ne vulgaritet (kjo ndoshta per arsye te disa njerezve pa nivel) duke harruar se kritika

duhet qe te jete konstruktive, duke patur parasysh se ata qe po kritikojme jane artistet tane dhe kane shume nevoje per perkrahjen tone kur ata shkojne ne Eurosong (ashtu sic ben gjithe Europa me artistet e vet) se kote nuk thote populli "dhe sorra lavderon zogun e saj", por nje e drejte i duhet dhene ketij publiku.

E drejta e perzgjedhjes se kenges perfaqesuese ne Eurosong, sepse po te perzgjidhet nga publiku, atehere vertet qe renditja ne Eurosong nuk do te kishte shume rendesi sepse sic dihet, eshte gje me e bukur ti gezosh fitoreve dhe ti pranosh disfatat, kur zgjedhjet i ben vete.

Elhaida Dani, ndonese eshte tashme nje kengetare e afirmuar, pasi ka korrur disa fitore te rendesishme ne Shqiperi dhe Itali, por per te miren e saj i urojme sa me teper sukses ne Eurosong, shpresojme qe vitin e ardhshem te jete nje nga te ftuarit e nderit ne festival dhe ne fund i dergojme urimin "me krahe te lehta" pasi mban barren e rende te pjesmarrjes ne Eurosong, barre te cilen ja ka vene per siper Radiotelevizioni Publik Shqiptar.

4 views0 comments
bottom of page