Si cdo vit, edhe këtë vit antarët e Klubit Shqiptar të Eurovizionit OGAE Albania, patën mundësinë që deri në orët e fundit të datës 31 Mars, të dërgonin votimin e tyre për 10 këngët e preferuara.Menjëherë pas përfundimit të votimit, rezultati iu dërgua OGAE International sepse sipas marrëveshjes, publikimi bëhet më parë nga faqja e tyre zyrtare.
Këto janë votat e OGAE Albania për sondazhin OGAE 2014.
01 p Austria
02 p Spanja
03 p Franca
04 p Greqia
05 p Italia
06 p Danimarka
07 p Norvegjia
08 p Mali I Zi
10 p Izraeli
12 p Suedia
Me një diferencë shumë të vogël pikësh, ishin Hungaria , Armenia dhe Mbretëria e Bashkuar që nuk arritën të futen në 10 vendet të cilat arritën të marrin pikë.
Parashikimi për 10 vëndet që do shkojnë në finale nga semifinalja e parë janë:
Armenia, Suedia, Estonia, Ukraina, Azerbajxhani, Belgjika, Hungaria, Mali I Zi , Vendet e Ulta dhe Shqipëria.
Parashikimi për 10 vendet që do shkojnë në finale nga semifinalja e dytë: janë:
Malta, Izraeli, Norvegjia, Austria, Finlanda, Irlanda, Ish Republika Jugosllave e Maqedonisë, Greqia, Sllovenia, Rumania.
Ja se cfarë shkruajnë disa nga antarët për këngën e tyre më të preferuara:
Për Suedinë: Kjo është një këngë të cilën duhet ta dëgjosh shumë herë që të të pëlqejë - ka një tekst domethënës dhe vokali i Sanna Nielsen është shumë i mirë dhe mendoj se ka për të arritur një rezulatat mjaft të mirë.
Për Malin e Zi: Kënga me të cilën u dashurova në dëgjim të parë ishte ajo e Suedisë, e cila më mbajti të emocinuar për plotë 3 minuta. Ditë më vonë, publikimi i këngës Malazeze ndryshoi gjithçka. Melosi në këtë këngë e bëri më të veçantë, këngë e cila tregonte se ishte nga Mali i Zi, ose nga Ballkani në përgjithësi. Të shfaqësh instrumentet kombëtare, apo simbolet kombëtare në këtë konkurs, është arritje e madhe, sepse përfaqëson denjësisht vendin dhe popullin tënd. Mendoj se "Moj Svijet" (Bota ime) kënduar nga Sergej Cetkovic, është këngë e kompletuar, e këndshme dhe emocionuese. Gara në Eurovizion është e paparashikueshme, prandaj ky është thjesht mendimi dhe rradhitja sipas preferencave të mia personale.
Për Slloveninë: Hera e parë që nuk kam një këngë që ta dua në maksimum, por megjithatë melodia e këngës Sllovene nuk më hiqet dot nga mendja prandaj I jap 12 pikë Sllovenisë.
Për Izraelin: Kënga e Mei Feingold është dicka ndryshe, dicka që mund ta shohësh te MTV Music Awards. Bazuar në interpretimin e parë në video, këngëtarja përcjell në mënyrë moderne dhe me një vokal të fortë mesazhin e saj. Mazal Tov Israel.
Për Danimarkën: Nuk më pëlqente kënga Daneze e vitit të shkuar, por kësaj here e dashuroj në cdo pjesë të saj.