Reportazh: Radio Televizioni Publik i Kosovës (RTK) drejt antarësimit në EBU
- Roni Klein
- Mar 3, 2014
- 1 min read
Sipas lajmeve që na vijnë nga Radio Televizioni Publik i Kosovës RTK, thuhet se së shpejti do të mund ta shohim këtë të fundit si televizion antar në EBU (European Broadcasting Union) gjë kjo e cila në të ardhmen mund ti hapë dyert dhe hyrjes së Kosovës në Festivalin Europian.
RTK mund të bëhet antare e EBU vetëm pasi shteti i Kosovës të marrë prefiksin e vet ndërkombëtar, gjë që e cila, sipas RTK, mund të ndodhë së shpejti me ndihmën e Austrisë, pasi Kosova ende nuk është vend antar i OKB (Organizata e Kombeve të Bashkuara).
Sipas kryeministres së Kosovës Znj. Edita Tahiri, vendi mund të marrë prefiksin +383 0se +384.
Radio Televizioni i Kosovës RTK, ka shprehur dëshirën e mirë për të marrë pjesë ne Festivalin Europian të Këngës, por antarësimi në EBU ka disa kritere të cilat duhen plotësuar. Pengesa nga Serbia dhe përkrahësit në Rusi, ka bërë që vendi të mos jetë antar i OKB-së, duke e lënë Kosovën jashtë shumë organizimeve kulturore dhe sportive ndërkombëtare.

Comments