• Roni Klein

Mirupafshim Suedi - Mirdita Danimarkë


Eurovizioni i vitit 2013, i cili ishte edhe edicioni i 58-të këtij Festivali, përfundoi me fitoren e Danimarkës. Ishte këngëtarja daneze Emmelie De Forest e cila me këngën "Only Teardrops" (perkth. Vetëm Lotë) arriti të mbledhë 281 pikë në natën finale, duke u klasifikuar e para në Eurovizion dhe dukë lënë mbrapa Azerbaixhanin dhe Ukrainën përkatësisht në vend të dytë dhe të tretë.

Shqipëria, e cila kësaj rradhe mori pjesë me dyshen Lulgjuraj & Sejko, nuk arriti të kualifikohej në netën finale me këngën e stilit rrok "Identitet", e cila arriti të merrte vetëm 31 pikë në gjysëmfuinale, duke u rradhitur në vendin e 15-të në gjysëmfinalen e dytë.

Danimarka tashmë ka të drejtën e zhvillimit të Eurovizionit të ardhshëm i cili do të zhvillohet në muajin Maj të 2014-ës. Ky vend i vogël Skandinav, më një popullsi prej 5.581.000 banorësh, ka vendosur ta organizojnë Eurovizionin 2014 në kryeqytetin i i Mbretërisë Daneze, Kopenhagen, i cili me një popullsi 1.715.000 banorësh dhe duke qenë edhe qyteti më i madh i Danimarkës.

Kopenhaga ka zhvilluar Eurovizionin edhe më parë, në vitin 1964 në sallën e xhamit të Tivolit (Tivoli's Glassal) si edhe në vitin 2001 në stadiumin "Parken Arena".

Kopenhageni ishte gjithashtu edhe qyteti mikpritës i spektaklit 50 vjet Eurovizion "Congratulations Show" në Tetor të vitit 2005.

Qytetet e tjera që dëshiruan të jenë mikpritëse ishin:

Aalborg: Qyteti i katërt nga madhësia dhe i cili ka arenën Gigantium me një kapacitet pak më të vogël se Arena e Malmös.

Herning: Një qytet shumë i vogël i Danimarkës, por me një arenë me kapacitet prej 15.000 vendesh e cila quhet Boxen Arena.

2 qytetet e fundit që bënë kërkesë ishin Horsens dhe Fredericia, por këto dy qytete nuk përmbushën dot asnjë kriter të organizatorëve të Eurovizionit, EBU.

Por në fund u vendos se Kopenhagen do të jetë mikpritës i artistëve të Eurovizionit 2014, mes tyre edhe pjesmarrësve për Shqipërinë.Eurovizioni do të zhvillohet më datë 6, 8 dhe 10 Maj 2014 në sallat e B&W Hallerne të Kopenhagës.


#Denmark #EurovisionSongContest #EmmelieDeForest #Sweden #ESC2014 #Copenhagen #Malmö

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now