Eurovision Albania OGAE, klubi zyrtar i fansave të Eurovizionit në Shqipëri i dhuron 12 pikët e tij këtë vit për Danimarkën pas sondazhit që klubi bëri me antarët e vet për këngët e tyre të preferuara.
Mbretëria e Bashkuar dhe Irlanda nuk arritën të futen në listën e 10 vendeve më të votuara me një diferencë vetëm prej dy pikësh nga Finlanda.
Izraeli dhe Mali i Zi arritën të njejtën sasi pikësh, por ishte Izraeli vendi që mori 4 pikë, kjo sepse kishte marrë pikë më tepër herë se Mali i Zi.
Këto janë rezultatet e OGAE Albania:
1 pikë - Finlanda
2 pikë - Norvegjia
3 pikë - Mali i Zi
4 pikë - Izraeli
5 pikë - San Marino
6 pikë - Zvicra
7 pikë - Italia
8 pikë - Vendet e Ulëta (Hollanda)
10 pikë - Gjermania
12 pikë - Danimarka
Shumë urime dhe fat të mbarë për Emmelie De Forest dhe Danimarkën