Dje në mbledhjen e kryetarëve të delegacioneve, ku mori pjesë edhe kryetari i delegacionit Shqiptar, z. Kleart Duraj
u fol për datat provizore për zhvillimin e Eurovizionit të ardhshëm. Datat e caktuara janë 13 dhe 15 Maj 2014 për gjysëmfinalet dhe data 17 Maj 2014 për finalen.
Megjithatë këto data mund të ndryshohen nga vendi i cili do të fitojë në Malmo në muajin maj.
Gjithashtu po dje, u vendos se radha e interpretimit të këngëve në gjysëmfinalet, do të shpallet me datë 29 Mars, ndërsa rradha e interpretimit në finalen e Malmos do të shpallet pasditen e datës 17 Maj 2013 dhe ky vendim është aprovuar nga EBU në pretekstin se "Ne deshirojmë që cdo këngë të shkëlqejë" citat ky i Jan Ola Sand i cili është drejtori i EBU-së.