• Roni Klein

Kënga "Identitet" gati klipi dhe versioni final


Sic dihet, rregullat e Festivalit të Dhjetorit lejojnë këngë me gjatësi deri në 5-6 minuta. ndryshe nga regullat e Eurovizionit të cilat nuk lejojnë këngë më të gjata se 3 minuta, prandaj këngët fituese zakonisht

i drejtohen një "operacioni plastik" duke sjellë një version përfundimtar, i cili quhet ndryshe edhe ESC Version (Versioni për Eurovizion).

Këtë gjë ka bërë edhe artistët Bledar Sejko dhe Adrian Lulgjuraj, të cilët vajtën në Suedi për të bërë regjistrimin në një nga studiot muzikore të Suedisë.

Tashmë versioni i ri i këngës "Identitet" është gati dhe pritet që të ketë premierë nesër (datë 5 mars) në mbrëmje në orën 21.00 në Radio Televizionin Publik Shqiptar së bashku me videoklipin përkatës i cili është xhiruar nga një trupë televizive e Radio Televizionit Publik Suedez (SVT) në një nga lagjet në ndërtim të Tiranës,

si edhe ambjentet e sallës ku zhvillohet Top Fest Albania.

#Albania #ESC2013 #Malmö

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now