• Roni Klein

Reportazh: Nga Zvicra në Suedi


Ishte kengëtarja Loreen e cila arriti ti mundësojë fitoren e pestë të Suedisë në historinë e Eurovizionit, i cili u zhvillua për herë të parë në vitin 1956 në Lugano të Zvicrës.

Suedia, i cili mundt të quhet si një nga vendet më me sukses në Eurovizion, mori pjesë për herë të parë në vitin 1958 dhe rendit 52 pjesmarrje, nga prej të cilave 5 janë fitore, 19 herë në 5 vendet më të votuara, 32 herë në 10 vendet më të votuara.

Fitorja e fundit erdhi pra vitin e kaluar, në Baku të Azerbaixhanit, ku Loreen dhë kënga e saj Euforia arriti që të merrte trofeun me 372 pikë.Kjo këngë pati edhe një sukses të madh, jo vetëm në hitlistat e shteteve pjesmarrëse por edhe në Australi.

Suedia tashmë po hedh hapat e fundit në përgatitjet për Eurovizionin e vitit 2013, i cili do të zhvillohet në datat 14,16 dhe 18 Maj në qytetin e Malmos.

Qyteti i Malmos ndodhet në jug të Mbretërisë Suedeze dhe është i qyteti i tretë për nga madhësia, pas Stokholmit dhe Gotenborgut.

Përzgjedhja e këtij qyteti, shkaktoi shumë polemika në mediat suedeze menjëhere pas shpalljes, kjo për arsye normalisht këto konkurrenca jane mbajtur nëpër kryeqytete. Radiotelevizioni publik suedez (SVT) u arsyetua se përzgjedhja e këtij qyteti ishte me kast për disa arsye dhe se disa nga arsyet kryesore ishin se Stokholmi do të jetë qyteti mikpritës për Kampionatin Botëror të Hendbollit (The 2013 IIHF World Championship) në të njëjtën kohë.

SVT tha se Malmo është një qytet i cili ka banorë nga rreth 170 vende të Botës, duke e bërë atë në një qytet me kulturë multietnike. Kjo nuk është hera e parë, që Eurovizioni do të zhvillohet në Malmo. Në fakt, Eurovizioni është zhvilluar në dy herë në Stokholm, një herë në Gotenborg dhe një herë në Malmo, pra kjo është hera e dytë që ky qytet, i cili ndodhet jashtzakonisht afër kryeqytetit danez Kopenhagen, ka rastin që ti tregojë edhe një herë tjetër Europës në Maj 2013, ngjyrat dhe bukurinë e tij.

Festivali Europian i Këngës 2013 do të mbahet të martën 14.05 me gjysëm finalen e parë, 16.05 me gjysëm finalen e dytë (Shqipëria merr pjesë në gjysëm finalen e dytë), 18.05 me finalen e këtij spektakli i cili ndiqet nga më shumë se 100 milionë telespektatorë.


#Sweden #EurovisionSongContest #Switzerland

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now