top of page
Writer's pictureRoni Klein

Finalja e Eurovizionit, me përllogaritjen e "vjetër" të votimit

Artikulli i mëposhtëm është i shkruar nga Vincent Mazoyer për escxtra.com


Sistemi i votimit ka ndryshuar jashtëmase këto vitet e fundit. Në 2016, rezultatet e jurive dhe ato të votës publike u ndanë. Vitin e kaluar, mënyra e mbledhjes së klasifikimeve të larta të jurisë në një llogaritje më të tjeshtë, ndryshoi. Ndërsa këtë vit, momentet e prezantimit të pikëve të votës publike u bënë më e ankthshme.

Me gjithë këto ndryshime, mund të lindë pyetja: si do dukej ky rezultat, nëse gjërat do të ishin lënë ashtu si 10 vjet më parë?

Në këtë artikull, ne do të përdorim mënyrën e llogaritjeve të pikëve që përdorej në vitet 2009 - 2012. Kjo gjë mund të shpjegojëndryshimet mes punës sonë dhe një sistemi tjetër "të vjetër" llogaritjesh të postuar online.

Të dielën, pas natës finale, ne llogaritëm rezultatet netëve finale të viteve 2009, 2010, 2011 & 2012 sipas të dhënave të marra nga faqja zyrtare e Eurovizionit. Ndaj, rezultatet e jurive profesionale u llogaritën ashtu siç bëhej para vitit 2018. Rezultatet nga San Marino ishin vetëm ato të jurisë profesioniste dhe ndërsa skualifikimi i votës së jurisë bjelloruse, rezultatet prej Bjellorusisë janë vetëm ato nga votimi i publikut.

Rezultati i natës finale, llogaritur ashtu siç veprohej disa vjet më parë (imazhi është marrë nga ESCXTRA.COM

Është interesant fakti që, me përllogaritjen e vjetër, fitorja holandeze bëhet ende edhe më e qartë se në përllogaritjen e sotme. Ndërsa diferenca e pikëve mes holandezëve dhe italianëve ishte vetëm 27 pikë, me përllogaritjen e vjetër bëhet dy herë më e madhe sepse ajo do të ishte 46 pikë.


Ndonëse Duncan Laurence nuk arriti fitoren e votimit të jurisë ose të votës publike, me sistemin e llogaritjes përpara vitit 2018, ai do të kishte fituar fitoren e votimit të jurisë, por vetëm me një diferencë mjaft të vogël nga vendi i dytë.

Edhe dy gjëra janë mjaft interesante me përllogaritjen e vjetër. Së pari, shumë vende do kishin ndryshuar pozicion, përfshi Norvegjinë e cila do kishte arritur në 3 vendet më të mira, ose Franca e cila do kishte rënë 5 vende mëposhtë, duke u renditur pas San Marinos, ndërsa Shqipëria do kishte arritur në vendin e 12 në finale.


Ja ndryshimet mes renditjes, nëse përllogaritja do bëhej ashtu siç bëhej vite më parë. Imazh i përpunuar nga ESCXTRA.COM


164 views0 comments

Recent Posts

See All

Comments


bottom of page