• Roni Klein

Kur TV Klan ta merr, dhe më pas thotë që është e imja


Risi 30.04.2018 - pas një rikontrolli nga YouTube, TV Klan ka hequr bllokadën e krijuar gabimisht.

Televizioni Klan, bllokon videon e performancës së Eugent Bushpepës në Madrid, me pretektstin e përmbajtjes së autorit nga ky i fundit. Ky bllokim, erdhi pas hedhjes së një segmenti për Eurovisionin, të programit televiziv "Jo vetëm modë",  në kanalin YouTube të TV Klan.

Në këtë segment, ndërsa bëhej fjalë për të gjitha pjesmarrjet e Shqipërisë, përfshi edhe atë të Eugentit, pamjet e përcjellura ishin nga performancat e këngëtarëve në Eurovision, si edhe të turneve promovuese. Në segmentin youtube, kishte pamje nga Wiwibloggs, Eurovision.tv, Eurovision in Concert, Eurovision Spain si edhe kanalit spanjoll RTVE. Këtyre të fundit, TV Klan i ka bllokuar videon e performancës së Eugentit në Madrid, për arsye përmbajtje vizive.

E thënë qartë, jo vetëm që TV Klan, ka guxuar të përdorë punën e të tjerëve pa i kredituar ata, por tashmë edhe i bllokon punën origjinale, të cilën ia merr në YouTube.


#EurovisionPreParties #Spain #RTSH

45 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now