• Roni Klein

Christabelle; Këngëtarja që dëshiron dëshiron të thyejë tabú.


Këngëtarja Christabelle, do të përfaqësojë shtetin ishullor të Maltës, në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018, me këngën e saj të titulluar Taboo (Tabu).

Ne arritëm që t'a intervistonim këngëtaren 24 vjeçare, gjatë përgatitjes së saj për pjesmarrjen në festivalin e këngës në Maltë MESC 2018.

Me këngëtaren, ne folëm për pjesmarrjet e saj të kaluara në festivalet e Maltës, dhe sigurisht edhe mbi këngën e saj për në Lisbonë. Lexoni mëposhtë këtë intervistë të shkurtër, të kryer me këngëtaren.


1.Christabelle, falemnderit që gjetët kohë për të folur me ne. Përpara se të flasim për këngën "Taboo" a mund të na tregoni disa gjëra mbi veten tuaj? Në cilën moshë keni filluar të këndoni? A keni muzikantë të tjerë në familjen tuaj, e nëse po, a mund të na tregoni diçka mbi ata? A keni studiuar për muzikë dhe cili zhanër muzike ndikon më tepër në muzikën tuaj?

Unë kam lindur në vitin 1992 dhe jam ngjitur në skenë për të kënduar që në moshën tre vjeçare. Më pas, kam patur një shkëputje të vogël gjatë adoleshencës, duke u marrë me moderimin e programeve televizive "Teen Traffic" dhe "Teen Trouble", dy programe televizive të cilat ishin kandidate për çmimet e televizionit maltez, Malta Television Award. Më pas, vendosa që t'i dedikohesha karrierës në muzikë, gjë e cila më çoi me studime në akademinë Mount St. Mary’s College të Hollivudit, e më pas edhe në disa konkurse muzikore si psh. në Baton Rouge dhe Louisiana të SH.B.A si edhe Junior Eurovision në Maltë.Në gjashtë vitet e kaluara, kam punuar tetë çmime Bay Music Awards dhe kam punuar me disa producentë muzike për një seri këngësh ‘I Wanna Know’, ‘Flame’, ‘Naturally’, ‘Every Time I Bleed’, ‘Everything About You’, ‘Say’, dhe ‘Fall for You’. Shumë nga këto këngë kanë arritur majat e klasifikimeve muzikore në Maltë. Në vitin 2009, unë u zgjodha nga këngëtari italian Gigi D'Alessio, për të kënduar përkrah tij në koncertin e mbajtur në Palalottomatica in Rome. Gjithashtu kam patur mundësinë për të kënduar në hapjen e koncertit të këngëtares Laura Pausini, mbajtur në Maltë, si edhe kam kënduar në programin televiziv "Isle of MTV 2017".

Kam marrë pjesë, tre herë,në festivalin maltez dhe një nga këngët e mia, titulluar "Rush" arriti të merrte një çmim të dytë. Unë mendoj, se për arsye të popullaritetit që ka festivali Evropian i këngës në Evropë dhe në Botë, konkurrenca në të është një mundësi e mirë për artistët maltezë dhe evropianë për të ndarë mesazhet e tyre.

2. A keni ndonjë moto dhe nëse po, cila është ajo?

Motoja ime është "Bëhu personi më i mirë në jetë, një person të cilin edhe vetë dëshiron t'a njohësh"

3. Christabelle, ju keni lindur në Mgarr të Maltës,a mund të na tregoni pak për vendlindjen tuaj?

Malta është një ishull i bukur, në mes të detit Mesdhe, i pasur me histori dhe një mot fantastik gjatë gjithë vitit. Është një vend i populluar me njerzit më të mrekullueshëm, të mirë dhe zemërgjerë.

4. A mund të na tregoni pak mbi eksperiencat e mëparshme në festivalin maltez?

Sejcili vit, ka qenë një pervojë e ndryshme nga të tjerat. Sejcila prej pjesmarrjeve, që prej së parës, jo vetëm që më ka rritur si artiste, por edhe si njeri. Kam mësuar që në konkurrencë, të jem konkurrente me vetveten dhe jo me artistët e tjerë, sepse fundja do jem vetë ajo që do performojë ato tre minutat në skenë.

5. Në muajin Maj, ju do të këndoni këngën "Taboo" me muzikë të suedezit Thomas G.Son & Johnny Sanches dhe me tekstin e shkruar nga vetë ju sëbashku me Muxu. A mund të na tregoni pak mbi mesazhin e këngës dhe domethënien e këtij mesazhi për ju?

Kjo këngë është shumë personale për mua në dy aspekte, së pari për ato gjëra që kam kaluar në jetën time private dhe sepse adreson një mesazh shumë të afërt të zemrës time. Kënga flet për rëndësinë e të qenit të sinqertë në diskutimin mbi sëmundjet mendore dhe që të mos i paragjykojmë ata që vuajnë nga to. Ne duhet që të ndryshojmë mënyrat e të biseduarit mbi sëmundjet mendore dhe që t'ju japim kurajo ,për të folur, atyre që vuajnë nga to. Por mënyra e vetme për ta thyer këtë tabú, është që të bashkpunojmë. Pra, thënë shkurt, dëshiroj që t'ja kthej vëmendjen njerzve te ekzistenca e shëndetit mendor.

Nganjëherë, muzika duket sikur është vetëm ajo që është ritmike në melodi, por çdo faktor i një kënge ka rëndësi të veçantë. Unë mendoj se kjo këngë, ka një përmbledhje prej tre elementësh që e bëjnë atë shumë të fortë; një mesazh të rëndshesishëm, një muzikë që të mbetet në vesh dhe një ritëm të bukur. Mesazhi është universal, ndaj shpresoj që kjo këngë të ngerjë një diskutim mbi shëndetin mendoor jo vetëm në Maltë, por edhe më gjerë.

6. Si po shkojnë përhgatitjet, a mund të na flisni pak mbi mënyrën sesi do të këndohet në skenë? Cfarë do të vishni? Sa veta do të jenë në skenë?

Është diçka që dëshiroj t'a mbaj të fshehtë, për të ruajtur elementin e surprizës, i cili është një nga elementet kryesore në konkurrim.

7. A e keni ndjekur festivalin Evropian të këngës dhe a cila këngë që ju pëlqen më shumë?

Adhuroj këngën "Euphoria" të këngëtares Loreen dhe këngën "1944" të Jamala-s, për dy arsye të ndryshme. Euphoria ishte mjaft e fuqishme ndërsa 1944 ishte kuptimplotë,

8. Sipas jush, cila është receta më e mirë për të patur sukses në konkurrencë?

Nuk ka ndonjë recetë të parashkruar për sukses, por mendoj se kënga duhet të jetë e mirë dhe të jetë një paketë po gjithashtu e mirë. Nëse interpretimi është e thjeshtë ose bombastik, në fund është gjithmonë kënga që fiton.

9. Të kthehemi pak në kohë, nëse ju do të kishit mundësi që të përfaqësonit Maltën me një nga këngët e mëparshme, cilat prej tyre do të merrnit me vete në konkurrencë.

Kënga ime e preferuar në festivalin maltez, është kënga me titullin "Pure" e këngëtares Claudia Faniello. Nuk do t'a ndryshoja dhe nuk do doja t'a këndoja vetë, sepse ajo e interpreton shumë bukur dhe plot me ndjenjë. Nëse do të kisha mundësi, do të dërgoja Claudian me atë këngë në konkurrencë.

10. Cfarë mendoni mbi këngën fituese të vitit të kaluar "Amor pelos dois", kënduar nga Salvador Sobral?

Mendoj se ishte e thjeshtë, plot me emocion dhe melodi mjaft e bukur.

11. Cilat janë pasionet e tuaja, me çfarë merreni në kohën e lirë?

Kur kam kohë, më pëlqen që të udhëtoj dhe të njoh e shijoj kultura dhe vende të reja.

12. Përveç këngës a keni ndonjë profesion tjetër?

Përveç këngës, unë jam e diplomuar në degën e financave dhe me profesion jam llogaritare. Gjithashtu jam edhe influencuese e mediave sociale.

13. Nëse ju do të zgjidhnit për të bërë një duet me një artist ose artiste, me kë do t'a bënit atë?

Ndoshta me këngëtaren britanike Adele, sepse ka një zë mjaft të bukr dhe interpretimet e saj janë shumë emocionale.

14. A i besoni bestytënive, dhe a bëni ndonjë rit të veçantë përpara se të ngjiteni në skenë?

Përpara se të njitem në skenë, bëj shenjën e kryqit dhe them një lutje që të jam maksimumin tim në interpretim.

15. Është koha që ju të bëheni një ambasadore e turizmit në Maltë.

Malta është një vend plot histori. Është si një muzeum pa tavan nga do që të shkosh. Në Maltë ne kemi disa pasuri të nivelit botëror, të ruajtura nga Unesco, një kryeqytet perfekt me një arkitekturë shumë tërheqëse. Ushqimi maltez është i shijshëm, moti i mirë mbizotëron thuajse gjatë gjithë vitit, plazhet e Maltës dhe dy ishujt e tjerë Gozo & Comino.

Nëse do të zgjidhja vetëm një, nuk mund të veçoja asgjë prej këtyre, por mund t'ju them se çdokush që vjen në Maltë, duhet të përgatitet për një javë të mbushur me pamje piktoreske dhe argëtime pafund.

16. A keni ndonjë mesazh të veçantë për lexuesit e kësaj interviste?

Po, këtë vit mesazhi im i drejtohet atyre që vuajnë, të vetdijshëm ose jo, nga sëmundjet mendore. Atyre dëshiroj që tju them; Ngrini zërin, sepse ka njerëz të cilët dëshirojnë t'ju ndihmojnë që ju të ndjeheni më mirë, që ju të përballoni problemet tuaja. Nuk është e shëndetshme që të mbani gjithçka brenda vetes tuaj duke mos folur për ndjenjat, me ata që ju rrethojnë ose me ata që janë të shkolluar për t'ju ndihmuar me problemet mendore.

Është në rregull edhe kur nuk je në rregull. Eja të bashkohemi dhe t'i thyejmë tabutë sëbashku.

Malta konkurron në gjysëmfinalen e dytë, atë të datës 10 Maj 2018. Mëposhtë, mund të shikoni videoklipin e këngës dhe momentin e fitores së këngëtares Christabelle, në natën finale të festivalit maltez.

#STANDTOGETHER #BREAKTHETABOO



#Malta #ESC2018 #AllAboard

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now