Sipas transmetuesit kombëtar gjerman, NDR/ZDF, Bashkimi Evropian i Transmetimeve – EBU, ka forcuar rregullat për në mënyrë për të shmangur probleme,si për shembull krizën midis Rusisë dhe Ukrainës e cila pati si rrjedhim edhe ndalimin e pjesëmarrëses ruses, por gjithashtu për të siguruar që vendi mikpritës i festivalit Evropian të ketë kohë për të punuar dhe për të plotsuar nevojat që ky event kërkon.
Kontradiktat që ndikuan në përjashtimin e këngëtares ruse, Julia Samoylova, në Kiev, kanë bërë që Bashkimi Europian i Transmetimeve (EBU) të publikojë disa parametra të qarta, në lidhje me një instrumentalizim të mundshëm politik të konkursit Evropian të këngës.
(Në foto: Këngëtarja armene me flamurin e territorit të diskutuar të Nagorno-Karabakh, gjatë gjysëmifnales në ESC 2016)
Në seksionin 1.1.4 të rregullave të reja ("Ngjarja jo politike"), është e qartësuar se:
"Festivali Evropian i Këngës (Eurovision Song Contest) është një ngjarje jo-politike. Të gjithë transmetuesit pjesëmarrës, duke përfshirë transmetuesin edhe transmetuesin mikpritës, duhet të sigurojnë që në delegacionet dhe ekipet e tyre përkatëse, të ndërmerren të gjitha hapat e nevojshëm për të siguruar që festivali Evropian të mos politizohet ose të përdoret si një instrument politik, pamvarsisht rrethanave.
Përveç kësaj, paragrafi i ri thotë: "Të gjitha transmetuesit pjesëmarrës, duke përfshirë edhe korporatën transmetuese, duhet të sigurojnë që organizatat, institucionet, shoqëritë politike, apo ndërmarrjet, markat, produktet ose shërbimet e tjera të mos reklamohen direkt ose indirekt. Në shfaqje dhe në të gjitha ambientet dhe ambientet jashtë sallës (ceremonia e hapjes, qendra e shtypit, Fshati i Eurovizionit etj.). Shkelja e këtyre rregullave mund të çojë në skualifikim.
Sa i përket ndalimit të hyrjes,ndaj këngëtares ruse, Julia Samoylova, vënë nga autoritetet ukrainase, pas një performance të dhënë në territorin e aneksuar, Krime, EBU, në të ardhmen, dëshiron të evitojë ndalimin individual të pjesëmarrësve, si pasojë e provokimeve politike.
EBU kërkon, që transmetuesit publikë pjesmarrës, të sigurojnë që "që pjesëmarrësit e përzgjedhur si edhe të gjithë anëtarët e delegacionit, duhet të mos kenë shkelur ligjin e vendit mikpritës ose t’ju japin autoriteteve të vendit pritës arsye, për të vendosur një ndalim hyrjeje, për shkak të ligjeve kombëtare".
Për t’i bërë ballë mungesës së objektivitetit nga ana e jurive profesionale, në rregulloren e re është shkruar që antarët e jurive "të përdorin të gjithë aftësitë dhe përvojën e tyre profesionale gjatë vlerësimit të këngëve, pa pasur si kriter kombësisë, përkatësisë gjinore apo preferencës personale"
Këto ndryshime në rregullore, bëhen pas vonesave masiven ë organizimin që u bë në Kiev, si edhe për problemet që solli organizimi i festivalit Evropian në Kiev për EBU-në.
Tashmë transmetuesve mikpritëse, do t’u duhet që të përputhen gjithmonë me afatet e dakorduara me EBU-në, për një zbatim të duhur, si edhe në kohë dhe në mënyrë efikase të festivalit Evropian, duke ndjekur të gjitha udhëzimet e EBU-së.
Nëse kjo nuk ndodh, atëherë moszbatimet e rregullores do të cilësohen si shkelje e kontratës, gjë që mund të rezultojë që EBU, t’ja besojë organizimin e festivalit Evropian, një transmetuesi tjetër.