top of page
Writer's pictureRoni Klein

Claudia Faniello - "Pure" mbetet favoritja ime


E RE - Claudia fitoi MESC2017 dhe tashmë do të shkojë në Kiev, në Maj me këngën 'Breathlessly'. Ne arritëm të kryenim një intervistë me këngëtaren malteze Claudia, gjatë përgatitjes së saj për MESC 2017 (Festivali përzgjedhës i Maltës për Eurovision), për të folur rreth karrierës së saj, pjesmarrjeve të mëparshme në Malta Song for Europe / GO Malta Eurosong, dhe sigurisht edhe mbi këngën të cilën ajo do të këndojë në Kiev.


01.Claudia, shumë falemnderit që gjetët pak kohë për të folur me ne! Si jeni dhe në çfarë stadi jeni me përgatitjet për MESC 2017 ?

Unë jam shumë e emocionuar, javën e ardhshme do të fillojnë provat e festivalit dhe prandaj edhe koha e interpretimit po afrohet. Sinqerisht, mezi po pres që të ngjitem përsëri në skenën e festivalit të Maltës! ... vetëm pak gjëra dhe ndryshime të vogla kanë mbetur, në mënyrë që të jap maksimumin në interpretim.

02.Përpara se të flasim me detaje mbi këngën, a mund të na tregoni pak më tepër për veten tuaj? Kur keni filluar të këndoni? Vëllai juaj, Fabrizio, është një këngëtar i mirënjohur, por a keni në familjen tuaj që merren me muzikë dhe nëse po, a mund të na flisni pak për ta? A keni një edukim shkollor muzikor dhe cilët kanë qenë ose janë influencat kryesore në muzikë për ju?

Kam nisur të këndoj që në moshën e vogëj, që kur isha 10 vjeç. Jam rritur në një shtëpi ku muzika ka qenë gjithmonë një pjesë e madhe e jetës së përditshme.Gjithashtu, mua dhe Fabrizios na janë vënë emra këngëtaresh dhe muzikën e kemi në gen. Ne i ngjajmë mamasë tonë , Anna, ajo është këngëtarja nëse flasim për prindërit. Për fat të keq, ajo nisi jetën familjare në moshë shumë të re dhe prandaj nuk pati mundësi që të ndiqte talentin e saj. Megjithatë ajo bëri atë çfarë mundi që ne të bënim diçka me talentin tonë dhe është merita e saj, me mbështetjen dhe dedikimin, arsyeja që ne kemi këtë karrierë muzikore sot. Unë kam patur shumë ndikime muzikore gjatë viteve nga këngëtare si p.sh. Enya, Savage Garden, HIM dhe Madonna. Në fakt Madonna mbetet një idhull për mua, më tepër për gruan që është dhe për atë çfarë ajo përcjell.

03. A keni një thënie për jetën dhe cila është ajo?

Cdo fillim vjen nga fundi i një fillimi tjetër - Janë vargje të një kënge me titullin 'Closing Time'

04.Claudia, ju keni lindur në qytetin Qawra , Malta . A mund të na tregoni më tepër për atë vend ?

Qawra është një zonë turistike në veri të Maltës. Një vend me shumë kulturor & i gjallë,sidomos gjatë verës. Jemi të rrethuar nga deti i bukur dhe bregdeti është i mbreslënës.

05.Ju keni marrë pjesë në fesitvalin përzgjedhës disa herë. A mund të na tregoni mbi këto eksperienca dhe mësimet e marra prej tyre?Malta Song for Europe / GO Malta Eurosong

Ato më kanë ndihmuar në pikmamjen e artistike dhe personale. Këto eksperienca më kanë mësuar që ti qëndroj besnike vetes, muzikës time dhe e t'i qëndroj e vërtetë fansave të mi. Mbi të gjitha kam mësuar se gjithçka që ndodh në jetë e ka një arsye dhe se edhe kur unë "rrëzohem", gjej përsëri fuqi për t'u çuar në këmbë dhe të vazhdoj të gjej rrugën time.

06.Ju lutem na tregoni pak fjalë domethënien për çdo këngë me të cilën ju keni konkurruar më parë?

* 'High Alert!' - Fillimi i karrierës time

* 'L-imhabba ghamja' - Kënga e parë e cila kam shkruar

* 'Caravaggio'- Hera e parë që mora çmimin e dytë

* ' Sunrise ' - Kur kuptova sa shumë më pëlqejnë baladat

* 'Blue Sonata' - Një për atë që i pëlqen klasikja

* 'Samsara' - një mesazh shpirtëror

* 'Movie In My Mind' - dëshirova diçka ndryshe, për konkurim në festivalin Maltasong

* 'Pure' - Njëshi

* 'When It's Time' - Hera e parë që interpretova me grupin tim

07.Cilat nga këto këngë është më e pëlqyera nga ju dhe a vazhdojnë të jenë ato pjesë e repretorit tuaj?

When its time & Pure janë pjesë e repretorit tim, por kur vjen fjala te festivali, kënga Pure është ajo që mbetet favoritja dhe ndonëse ajo mori çmimin e dytë ajo këngë vazhdon të mbetet si një nga këngët më të pëlqyera të publikut maltez. Unë jam shumë e kënaqur me këtë gjë sepse përveç se ne krijojmë muzikën që na pëlqen vetë, e bëjmë muzikën gjithashtu edhe për publikun.

08.Viti 2013 ishte edhe hera e fundit kur ju konkurruat për të përfaqësuar Maltën në Eurovision, çfarë keni bërë gjatë kësaj kohe shkëputjeje dhe cila ishte arsyeja e shkëputjes nga konkurrimi këto vite?

Unë kam punuar me albume në studio dhe kam qenë e dhënë pas disa gjërsh të tjera të cilat nuk kishin shumë lidhje me muzikën. Është një gjë e mirë që jeta të ketë shumë përbërs të ndryshëm në të.

09.Është muaji Shkurt 2017 dhe ju do të përcillni këngën 'Breathlessly' me muzikë të kompozitorit Philip Vella & Sean Vella dhe vargje të Gerard James Borg. A mund të na flisni pak për këtë këngë dhe domethënien e saj për ju ?

Breathlessly" është një baladë e fuqishme, me vargje shumë domethënëse, një melodi e bukur dhe muzikë të arranxhuar mjaft mirë. Nuk është ajo kënga standarte e momentin që ja bën bam bam, është këngë e cila buron drejtpërsëdrejti nga zemra. Më pëlqen gjithashtu edhe ndërlikimi që ka.

Fabula është mjaft e thjeshtë, por në të njejtën kohë edhe shumë e vërtetë. Kënga flet për emocionet e brendshme, sesi ne luftojmë përmes tyre, gjatë stadeve të lidhjeve të dashurisë. Flet për ato gjërat e pathëna të cilat janë shumë të fuqishme dhe kuptimplote. Flet për thjeshtësinë dhe në të njejtën kohë edhe për rrugëtimin e ndërlikuar që bëjmë brenda vetes.

10.Si po shkojnë parapërgatitjet dhe a mund të na tregoni mbi interpretimin në skenë? A do të keni këngëtarë shoqërues në skenë? A keni vendosur se çfarë do të vishni në skenë?

Puna po vlon në këto momente, gjithë përgatitjet po vazhdojnë me shpejtësi - psiqikisht dhe fizikisht! Unë mendoj se kënga Breathlessly, është një kënge e fuqishme dhe nuk ka nevojë për shtojca për ta prezantuar. Kjo këngë do të mbështetet në vokalin e fortë dhe emocion. Ah po, po e kam vendosur se çfarë do të vesh...apo çfarë do të zhvesh!

11.'Breathlessly' do të këndohet e fundit, pak perpara fillimit të votimit. A jeni e kënaqur me pozicionin e paraqitjes së këngës?

Sigurisht që po. Ashtu si çdo gjë në jetë ka të mirat dhe të këqijat e saj. Ka shumë arsye që pozicionimi në fund më gëzon, por nga ana tjetër do "shkatërroem" nga nervoziteti duke pritur këndimin e këngëve të tjera dhe duke pritur ngjitjen në skenë.

12.Si erdhi bashkpunimi mes jush dhe Philip, Sean & Gerard James dhe cili ishte reagimi i parë kur dëgjuat këngën? Ishte fat i rastësishëm apo kjo këngë ishte e menduar për ju?

"Breathlessly" është shkruar nga një grup i fuqishëm kompozitorësh maltez, të cilët kanë marrë pjesë 5 herë në Eurovision duke i dhënë Maltës vendin e dytë me këngë 7th Wonder. Janë të njejtët kompozitorë pas këngës Pure. Unë jam shumë e kënaqur për këtë gjë, pasi shumë e kanë pëlqyer këngën Pure, këngë e cila u vlerësua edhe me çmimin e dytë në festivalin e Maltës. Kur dëgjova këngën Breathlessly, ajo më rrëmbeu menjëherë për arsye të vargjeve të bukura dhe melodia ngjitëse që ka. Kjo këngë ka edhe diçka tjetër, që ndoshta këngë të tjera nuk e kanë pasur më parë, përmban emocion.

Kjo këngë më preku jashtmase dhe jam e bindur se kjo gjë e çon këngën në një nivel tjetër.

13.Cfarë do të thotë për ju një përfaqësimi i mundshëm i Maltës në Eurovision Song Contest ?

Për mua do të ishte Bota. Udhëtimi im drejt Eurovisionit ka nisur që në moshë të re dhe tani do të ishte realizimi i ëndrrës time. I jam afruar dy herë, herën e parë me këngën "Carravagio" dhe pastaj me këngën "Pure" ndaj dhe kam pritur "Breathlessly" (red. pa frymë) për momentin e përshtatshëm dhe këngën e duhur. Ndjehem gati...dhe ka ardhur koha! Të paktën kështu shpresoj. Shpresoj gjithashtu mbi përkrahjen e publikut, që ta pëlqejnë këtë këngë dhe që të mendojnë se është e denjë për përfaqsimin e Maltës.

14. Sa rëndësi ka Eurovisioni në Maltë?

Është shumë i rëndësishëm për ne. Jemi një komb i vogël dhe jemi krenare për disa rezultate të mira që kemi patur në të shkuarën. Ndoshta mundësitë financiare nuk janë njëlloj si ato të vendeve më të mëdha, por ne vazhdojmë me shpresë dhe japim më të mirën e mundshme. Kjo është një nga arsyjet që më bën krenare që jam malteze dhe që të shpresoj të përfaqësoj vendin tim.

15.Cilët janë përbërsit, sipas jush, për një përfaqësim të suksesshëm në Eurovizion?

Sigurisht që të duhet një prodhim i mirë. Shumë e shumë herë kemi parë sesi shumë shtojca në interpretim dhe para të hedhura në skenografi, nuk kanë dhënë rezultat pa një këngë të mirë. Prandaj duhet një këngë e mirë, një artist i besueshëm që mund ta përballojë këngën vokalisht dhe grefikë e bukur skenike. Shumë herë njerzit harrojnë se duhet edhe emocion. Të duhet një këngë që të arrijë të prekë njerzit dhe momentin ku ndoshen. Shikoni Ukrainën vitin e kaluar, është një shembull i mirfilltë nga ato që përmenda më sipër.

16. Le të kthehemi pak në kohë, nëse ju do të kishit mundësinë që të këndoni një nga ish-përfaqsimiet e Maltës në Eurovision, cila këngë do të ishte dhe pse?

Mendoj se zgjedhja ime do qëndronte mes këngëve "More than love" nga Chris & Moira ose "Vertigo" të këngëtares Olivia Lewis. I pëlqej të dyja këngët jashtmase.

17.Herën e fundit, kënga e cila u përzgjodh në festivalin e Maltës MESC 2016, nuk ishte po e njëjta me të cilën Malta u përfaqësua në Stokholm në Eurovision. Këtë vit, Radio TV Publik Maltez ka deklaruar se nuk do të ketë ndryshim kënge. Cili është reagimi juaj mbi këtë vendim?

E mbështes fort këtë vendim. Nëse ju pyesni njerzit se cila këngë duhet ti përfaqësojë në Eurovision, atëherë vendimi i tyre duhet repsektuar. Nuk do të kisha dashur asnjëherë që ta përfaqësoja vendin tim me një këngë që nuk ka mbështetjen e publikut vendas. Kjo është pikpamja ime personale, ndaj çfarëdo gjë që të ndodh, më gëzon fakti se njerzit kanë të drejtë ta shprehin mendimin e tyre dhe se mendimi i tyre do të ketë peshë.

18.Cfarë mendoni për këngën fituesen e vitit të kaluar, '1944' kënduar nga Jamala ?

E pëlqeva jashtmase interpretimin e saj. Ajo nuk ishte një nga këngët favorite për të fituar, por mesa duket njerzit rreth e qark Evropës panë të njejtën gjë gjatë interpretimit. Ishte një baladë, një artiste e besueshme dhe arriti ti prekë njerzit. Mbaje mend edhe njëhere fjalën emocion. Ti mund të kesh akrobatë që fluturojnë, shtojca që të kapin syrin por nuk mund të mundësh kurrë emocionet e një kënge.

19.Kjo është hera e parë e cila kënga e Maltës do të përzgjidhet vetëm nëpërmjet publikut. Cfarë mendon për këtë gjë?

Ashtu sic e theksova edhe më parë, unë jam shumë e lumtur që fuqia do ti jepet në dorë publikut. Jam e sigurt se ata do të votojnë për atë këngë që atyre ju pëlqen më së shumti dhe jo për artistin më të njohur.

20.Cfarë bëni gjatë kohës së lirë?

Udhëtoj rreth Botës me miqtë e mi më të afërm.

21.Përvec këngës, cili profesion ose profesione ju pëlqen të bëni?

Gjithmonë kam dashur të studjoj për psikologji, një ëndërr të cilën jam gati ta realizoj më vonë këtë vit.

22.A besoni në bestytni? A keni ndonjë rit të cilin e bëni përpara se të ngjiteni në skenë?

Nuk besoj në bestytni.

23.Është koha që ju të bëheni ambasadore turizmi për Maltën. Cfarë mund të na tregoni për Maltën, cilat janë karakteristika që e bëjnë atë të bukur? Cili gatim vendas ju pëlqen më shumë dhe a mund ta përshkruani pak?

Përveç historisë shumë të pasur, pamjet piktureske, diellin e artë dhe ujrat blu të detit që rrethojnë Maltën, Malta ka dhe një tjetër gjë shumë të mirë; Njerzit! Mikpritja e tyre, entuziazmi, pasioni dhe mbi të gjitha zemrën e madhe. Këto janë gjërat që e bëjnë Maltën të veçantë. Përsa i përket gatimeve tradicionale që unë pëlqej, më besoni që ato janë shumë.

24. Dhe më në fund, cili është mesazhi juaj për lexuesit e intervistës?

Dëshiroj që të falenderoj të gjithë për mirseardhjen që më kanë bërë pas disa viteve mungesë dhe se tani që jam kthyer, e ndjej ngrohtësinë dhe mbështetjen e tyre. Shpresoj që kënga "Breathlessly" do të arrijë t'i prekë ata, njësoj siç më ka prekur mua dhe se kjo këngë do t'i dhurojë atyre 3 minuta të diçkaje të bukur. Nëse kjo ndodh, atëherë shpresoj që ata të më ndihmojnë në realizimin e endëerës time, që të arrij në skenën e Eurovisionit.

68 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page