top of page
  • Writer's pictureRoni Klein

Eneda Tarifa - Festivali i Këngës dhe Eurovizioni janë njësoj; E para të çon te e dyta!



Eneda Tarifa

E lindur në Tiranë muajin Mars të vitit 1982, këngëtarja dhe moderatorja 33 vjeçare Eneda Tarifa është një emër i njohur për shqiptarët,për arsye të pjesmarrjeve të shumta nëpër festivale të ndryshme, prezantimin e spektaklit hit të humorit

"Portokalli" në Top Channel e tashmë edhe për fitoren e saj të parë në Festivalin e Këngës, festival në të cilin Eneda ka marrë pjesë edhe tre herë të tjera.Eneda është e martuar me artistin Erjon Zaloshnja dhe së bashku kanë një vajzë, me emrin Aria.

Ne patëm mundësinë që t'i drejtonim Enedës shumë pyetje, mbi jetën e saj private dhe profesionale nëpërmjet një interviste e cila u zhvillua në anglisht nga gazetari Douwe Reveler dhe përkthyer në Shqip nga Roni Klein.

Eneda, shumë urime! Si ndjeheni dhe si e festuat fitoren e Festivalit të Këngës.

E.T: Unë jam shumë e kënaqur dhe e lumtur. Ne e festuam atë natë të bukur me një festë plot sharm për të gjithë kolegët, shoqërinë dhe organizatorët e Festivalit.

Historia juaj, ishte ajo thënia klasike ”e treta e vërteta. Cfarë ju shtyu që t’ju riktheheshit Festivalit të Këngës?

E.T: Ta them tamam, ishte hera ime e gjashtë. Kam marrë pjesë edhe më parë, por kam fituar vetëm dy herë cmime të rëndësishme. Pastaj në 2006 ndërpreva pjesmarrjet në Festivalin e Këngës, për t’ju rikthyer 9 vite më pas, pra në 2015. Dhe fitova! Pse u riktheva? Për disa arsye. Së pari, mendova se ishte koha e duhur për mua për t’ju rikthyer festivalit, pas një pushimi të gjatë, i cili nuk ishte një heshttje por një kohë e përdorur plot me aktivitete të tjera. E dyta, unë mund t’i rikthehesha festivalit, vetëm nëse do të më ofrohej një këngë e bukur, interesante dhe nëse më lejohet të them, një këngë eksperimentale. Fati im, që mu ofrua një e tillë. E treta arsye dhe këtë e them me plot gojë, ishte mundësia për një pjesmarrje në Eurovizion.

Cila ka qenë shtysa më e madhe për ju, fitorja në festival apo mendimi i përfaqësimit të Shqipërisë në arenën ndërkombëtare?

E.T: A nuk është e njësoj? Fitorja e festivalit, do të thotë përfaqësim të Shqipërisë në Eurovizion. Të dyja janë një dhe njësoj, ose për ta thënë më saktë; E para të con te e dyta.

Nga të gjithë këngët pjesmarrëse në festival, cilat prej tyre ishin më të pëlqyerat nga ju, ose më mirë, kush ishte rivali/ja më i/e fortë sipas mendimit tuaj?

E.T: Ishin katër këngë, të cilat sipas mendimit tim ishin rivale të forta. Ato u kënduan nga Kristi Popa, Flaka Krelani, Evans Rama dhe Rezarta Smaja.

Përpara se ta kthejmë vemendjen të ”Përrallë”, këngë të cilën ju do ta merrni me vete në Suedi, a mund të na tregoni disa gjëra mbi jetën tuaj.Ku keni lindur?

E.T: Unë kam lindur në Tiranë dhe vazhdoj të jetoj aty sëbashku me bashkëshortin tim dhe vajzën tonë. Jetojmë vetëm disa ndërtesa larg prej shtëpisë së prindërve të mi. Jetojmë në qendër të qytetit.

A keni prejardhje nga një familie muzikantësh, a mundeni të na tregoni pak për ta?

E.T: Jo, ndonëse prindërit e mi kanë të gjitha cilësitë e duhura për të qenë artistë: pasionin për muzikën, vesh për muzikë dhe zëra ta bukur. Ata kanë punuar, janë marrë me gjëra të tjera në jetën e tyre. Mamaja ishte mësuese ndërsa babai inxhnjer elektronik. Të dy intelektualë, një familie e klasit të mesëm. Tashmë ata jetojnë sa në Tiranës e sa në New York. Më merr malli për ta kur ata ndodhen në anën tjetër të Atllantikut, e më tepër tani gjatë përgatitjeve për të shkuar në Stokholm.

A keni studiuar për muzikë?

E.T: Unë kurrë nuk kam mbaruar ndonjë edukim formal muzikor; ka qenë gjithmonë puna ime, e cila u ndez nga talenti ,pasioni dhe dashuria ime për muzikën. Sigurisht edhe pak fat për të punuar me njerzit e duhur.

Ju tashmë jeni një këngëtare e mirënjohur, një moderatore në televizion (do të të pyes pas pak edhe për ketë gjë), a ka profesione të tjera që ju zgjojnë interesin?

E.T: Po tamam. Unë kam studiuar për filozofi në Universitetin e Tiranës dhe kam një Diplomë Master për sociollogji politike nga Universiteti Europian i Tiranës.

Sa vjec ishit ju, kur filluat të këndoni?

E.T: Që kur isha 5 vjec, së pari duke kënduar për familjen, shoqërinë dhe në shkollë, por debutimi im i parë skenik ishte në moshën 14 vjecare.

Cilat emra ju kanë ndikuar më së shumti shijet të muzikës?

E.T: Mariah Carey , Celine Dion, Whitney Houston,Alanis Morissette, Sade. Grupi Depeche Mode... e të tjerë.

Përvec Festivalit të Këngës, ju gjithashtu keni marrë pjesë edhe në festivale si Kënga Magjike apo Top Fest. Cilat janë ndryshimet kryesore midis këtyre festivaleve?

E.T: Sejcili festival ka karkteristikat e veta. Kënga Magjike dhe Top Fest janë gjithashtu dy festivale madhështorë, por te Festivali i Këngës gjithcka është live. Ka një traditë mbi gjysëm shekullore, është tashmë një institucion artistik i cili të bën të ndjehesh ndryshe. Dhe të vërtetë.

Si kanë ndikuar pjesmarrjet e mëparshme për përgatitjen në këtë edicion të Festivalit të Këngës?

E.T: Në cdo konkurrim, koncert ose interpretimi live, cdo eksperiencë situate të re kam mësuar plot. Gjithë eksperiencat e mëparshme kanë qenë një ndihmë për mua, në mënyrë që unë të kryej atë gjënë e duhur në momentin e përshtatshëm. Unë zgjedh një këngë të bukur, dhe pastaj punoj në mënyrën time për t’a bërë këngën time. Celsi i gjithkaje është pasioni dhe disiplina. Anjëherë nuk mund të arrihet dicka pa pasionin dhe po nuk punove fort.

Ju keni qenë gjithashtu moderatore e programit ”Portokalli” në Top Channel. Si arritët ju te ky program dhe cfarë mund të na tregoni për të?

E.T: Vazhdoj të jem moderatore e programit më të bukur të humorit në Shqipëri. Jam e lumtur për këtë gjë, ky është viti i pestë rradhazi për mua, si moderatore e tij. Si mbërrita unë në”Portokalli”? Thjesht nëpërmjet muzikës. Isha ftuar për të interpretuar në një nga episodet e programit dhe i rashë në sy regjisorit Z.Altin Basha teksa dalloi komunikimn e mirë që pata me aktorët dhe njerzit prezent në skenë. Kjo ishte e gjitha, unë u zgjodha të bëhesha moderatore në ”Portokalli”.

Kënga ”Përrallë” a është shkruar/Kompozuar posacërisht për ju dhe cili ishte reagimi juaj i parë kur e dëgjuat?

E.T: Jo kjo këngë, nuk ishte shkruar për mua. Kompozitorja e bëri dhe unë isha fatlumja që pata shansin t’a dëgjoja. Gjithashtu unë pata fatin që kjo këngë mu ofrua mua që tak ëndoja. Nuk ishte kënga e parë që mu ofrua për tak ënduar në Festivalin e Këngës, ishte e treta. Por, ashtu sic e theksova edhe më parë unë dëshiroja dicka ndryshe këtë herë dhe një këngë që të ishte e vështirë për tu kënduar. Prandaj kur e dëgjova, menjëherë e ndjeva që kjo ishte kënga e duhur për mua. Një këngë që më vuri në provë zërin. Mu desh që të punoja shumë për ta bërë që të dëgjohet kështu si është tani.

Deri tani, kënga është dëgjuar vetëm në versionin Shqip. A mund të na shpjegoni pak lirikën e këngës dhe cfarë kuptimi kanë vargjet e këngës për ju?

E.T: Kjo është këngë për dashurinë (ashtu si është dhe shumica e këngëve), por kjo dashuri ka rënë në hall; por përsëri është një dashuri e thellë.

A do të vazhdojë kjo këngë të jetë në gjuhën Shqipe në Stokholm apo do të këndohet në Anglisht, dhe nëse po a ka filluar puna për versionin Anglisht?

E.T: Vargjet e këngës do të përkthehen / adaptohen në Anglisht, kjo sepse ne jemi ende të ri në këtë festival dhe duam që zëri ynë të dëgjohet, kuptohet dhe të pëlqehet nga të gjithë. Versioni Anglisht është i thjeshtë dhe i bukur.

A do të ketë një videoklip promovues për këngën, mund të na tregoni dicka për këtë?

E.T: Po! Dhe i kam disa ide, por deri tani nuk kam vendosur kush është më e bukura. Megjithatë, do të jetë një ”Përrallë dashurie”.

Turnetë promovuese përpara Eurovizionit, janë tashmë kthyer në një trend. A do ta promovoni ju këngën tuaj ndërkombtarisht në muajt e ardhshëm, dhe nëse po, atëhere ku?

E.T: Ne kemi menduar disa vende për të promovuar këngën, por gjithcka varet nga buxheti. Po mendojmë për të promovuar këngën në Vendet e Ulëta Belgjikë, Maqedoni. Jemi ende në fazën e planifikimit.

Cfarë vecantie ka ky kompozim, gjithmonë sipas jush, në mënyrë që për shembull; Banorët e Melburnit ose Moskës të votojnë për të?

E.T: Është një dëgjim i bukur. Një këngë e vecantë.Ka ndjesi të dickaje të re, të freskët. Është e bukur dhe magjike, tamam si një përrallë … (buzëqesh)

A keni menduar ose bërë plane mbi prezantimin skenik të këngës në Stokholm? A do të ketë këngëtarë shoqërues apo do të jeni vetëm në skenë?

E.T: Po, unë do të kem këngëtare shoqëruese në skenë. Ndoshta do të kem eshe muzikantë të tjerë. Unë jam tipi i këngëtares e cila ndjehet mirë kur nda skenën, ndjehem më rehat ashtu

Ju dukeshit shumë e bukur gjatë interpretimit tuaj në festival në Dhjetor. Kush ishte stilisti/tja i/e fustanit, cila ishte ideja pas krijimit të tij dhe a do të jetë po ai person i cili do merret me veshjen tuaj në Stokholm?

E.T: Shumë falemnderit që e përmendët! E vlerësoj këtë gjë! Stilistja është një nga më të mirat në Shqispëri, është Rezarta Skifteri. Ideja e saj ishte e thjesht por e mrekullueshme. Dicka që tregon një personalitet të madh dhe të pastër. Ajo e bëri punën e saj shumë mirë. Unë mendoj se do të jetë po ajo e cila do merret me veshjen time në muajin Maj, por sigurisht mbetet për të parë se cfarë do të ofrohet nga stilistë të tjerë gjithashtu.

Kur bie fjala te ”Historia ” e Shqipërisë në Eurovizion, është një histori e mbushur me forcë femre, sepse 10 nga 13 paraqitjet e Shqipërisë kanë qenë me soliste të gjinisë femër. Cili është reagimi juaj mbi këtë statistikë?

E.T: Një vëzhgim i zgjuar. E kam hamendsuar edhe vetë këtë gjë. Nuk kam një përgjigje. Ne kemi shumë zëra të bukur artistësh të gjinisë së kundërt. Ndoshta varet nga kënga, ndoshta jo (buzëqesh përsër). Nuk i njoh statistikat e vendeve të tjera pjesmarrëse,a dini ju?

Sa rëndësi ka Eurovizioni në Shqipëri?

E.T: Është vërtet shumë i rëndësishëm. I jep një këngëtari një dimension tjetër. Është e rëndësishme gjithashtu për publikun, sepse Shqipëria është një vend i vogël dhe Eurovizioni ofron një mundësi të mirë për tu përfaqësuar, për ne si vend,përmes artit.

A e keni ndjekur Eurovizionin nga afër gjatë këtyre viteve?

E.T: Ndoshta jo nga afër, por po e kam ndjekur. Mbi të gjitha finalet e tij. Disa këngë dhe sigurisht disa paraqitje skenike, kanë qenë mrekulli.

A keni ndonjë këngë që ju pëlqeni më së shumti nga paraqitjet e Shqipërisë në Eurovizion dhe të na tregoni se cliat janë cilësitë që e bëjnë më të pëlqyerën nga ju?

E.T: Një nga to është kënga e Anjeza Shahinit ”Imazhi yt” pjesmarrësja e parë për Shqipërinë në Eurovizion. Më pëlqeu pastërtia e zërit të saj dhe materiali i cili ishte madhështor plot shpresë dhe gëzim. E dyta është Rona Nishliu me këngën ”Suus” për forcën e zërit dhe për stilin madhështor të të kënduarit prej saj. Kënga e saj ishte sa misterioze dhe e thjeshtë, në një stil special.

A jeni kontaktuar nga përfaqësues të tjerë Shqiptarë të Eurovizionit pas fitores tuaj në Festival dhe nëse po, atëherë a ju kanë dhënë këshilla?

E.T: Pyetje e bukur kjo! Pasi kënga u dëgjua për herë të parë, Anjeza dhe më pas Rona më shkruajtën. Të dyja ishin të sigurta, se unë do të fitoja edicionin e 54-rt të Festivalit të Këngës. Kjo gjë më dha kurajo. Pastaj edhe një këngëtare e paparë, gjithashtu ish konkurrenten ë Eurovizion, Aurel Gace më tregoi se ”shkrihej nga emocionet” që kënga ime i dha. Këshilla e vetme që kam marrë deri tani është ”Bëj qejf kur të këndosh këngën.Kaloje sa më bukur periudhën. Shijo cdo moment të kësaj eksperience mjaft të ëmbël dhe gjithcka tjetër nuk ka shumë rëndësi”

Cili është synimi për të arritur gjatë përfaqësimit tuaj në Eurovizion?

E.T: Lidhje të mira, interpretimi në një skenë madhështore kurrë provuar më parë dhe empatia e publikut. A nuk është mjaft me kaq?

Eurovizioni do të mbahet në Stokholm këtë herë, a është kjo hera e parë për ju apo ju e keni vizituar këtë qytet më parë? Cilat janë gjërat që ju mezi po prisnit ë bëni ose të shihni në Stokholm?

E.T: Po, kjo do të jetë vizita e parë për mua në Suedi. Nuk e di nëse ne do të kemi kohë të mjaftueshme për të zbuluar Stokholmin, por dëshiroj që të shkoj në muzeumet e tij dhe të përshkoj rrugët të qytetit.

Ju do jeni ambasadorja e Shqipërisë për vitin 2016. Cfarë do t’ju tregoni të huajve për vëndin tuaj dhe cfarë mendoni se të huajt duhet të dinë për Shqipërinë?

E-T: Që ata duhet të vijnë dhe të vizitojnë bregdetin dhe malet epike të Shqipërisë. Është një vend plot diell dhe i bukur në këtë Botë, me njerëz vërtet mikpritës. Një vend i cili dikur e sundonte regjimi komunist, por që tani po rritet dita ditës. Një vend që i ka të gjitha cilsitë për tu bërë një vend madhështor, ndonëse i vogël gjografikisht, ai vendi ynë madhështor. Një vend i cili është shumë afër antarësisë në Bashkimin Europian.

Cili nga gatimet e traditës shqiptare ju pëlqen më shumë?A ju pëlqen të gatuani vetë?

E.T: Kur kam kohë, po. Dhe kur unë gatuaj, ndjej kënaqësi. Një nga gatimet që më pëlqen më shumë është fërgesa.

Cfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë përvec këngës? A keni kohë për interesa të tjera vetjake?

E.T: Nuk kam shumë kohë të lirë. Puna me programin ”Portokalli” dhe kënga zaptojnë shumë kohë. Por kur kam kohë për vetveten, e kaloj me vajzën time 3 vjecare, shkoj në kënde lojrash me të. Nganjëherë gatuaj, shkoj në teatër, në kinema ose lexoj libra.

Nëse ju do të kishit mundësi për të kënduar një duet me një artist (që ka vdekur ose është gjallë) kë nga ta do zgjidhnit dhe pse?

E.T: Do të ishte Mariah Carey. Ajo ishte”shkolla ime” në vitet e mëparshme dhe ajo mund të bëje atë fishkëllimën e mrekullueshme me zërin e saj. Ka edhe shumë të tjerë, por sigurisht, unë jam e shkollës së vjetër.

A keni ritualet ë cilat ju i bëni përpara ngjitjes në skenë?

E.T: Vetëm disa prova vokali,pi ujë dhe përqëndrohem. Asgjë tjetër

Në fund, më lejoni që të kalojmë te periudha pas Eurovizionit. Cilat janë planet tuaja pas tij?

E.T: Pushime dhe menjëherë pas tij me datë 20 Maj, do më duhet të planifikoj një festë të bukur për vajzën time 3 vjeçare Aria. Ky është palni i parë që më vjen ndërmend. Do punoj për albumin tim me kompozitoren e këngës për Eurovizion. Gjithashtu po shikoj mbi mundësitë për të punuar me një studio muzikore e cila po mikson këngën e Eurovizionit për këtë vit, studio e cila quhet Wendy House Music në Londër.

Cili është mesazhi juaj për lexuesit e kësaj interviste?

Muzika, arti dhe dashuria njerzore duhet që të lidhë Europianët sëbashku. Dhe gjithë njerzit e Botës gjithashtu. Unë mbaj një konfidencë të bindshme, se ne mundemi ta bëjmë Botën, një vend të denjë për të jetuar. Jetë të muzikë!

Shënim: Të drejtat në anglisht për këtë intervistë i mban sechuk.com - Të drejtat në shqip për këtë intervistë i mban eurovision.al

34 views0 comments

Recent Posts

See All
bottom of page