• Roni Klein

Andri Xhahu - Gjithcka Shqip


Radio Televizioni Publik Shqiptar sapo ka konfirmuar se do të jetë moderatori Andri Xhahu i cili aktualisht prezanton në programin “Gjithcka Shqip” program I cili është edhe një nga kandidatët pretendente për çmimet e Televizionit IMA Awards 2015 (informacion I marrë nga www.imalbania.com)

(Informacioni i fundit: "Gjithcka Shqip" ka fituar tashmë cmimin "Best Showbiz 2015")

Kjo do të jetë hera e katërt për Andrin si komentator dhe prezantues të pikeve të Shqipërisë në Eurovizion.

Por sa lidhje ka Andri me Eurovizionin, cilat janë përfaqësimet Shqiptare më të preferuara të tij dhe cila është “receta” për ta fituar Eurovizionin sipas tij? Eurovison Albania pati rastin t’ja drejtojë këto pyetje vetë Andrit.

Andri, së pari shumë urime me përzgjedhjen si komentator dhe prezantues të pikëve të Shqipërisë në Eurovizionin e ardhshëm, së pari a mund të na tregoni kuptimin e fjalës Eurovizion sipas fjalorit tuaj personal dhe në cilin vit e keni ndjekur Eurovizionin për herë të parë?

Eurovision-in kam nisur ta ndjek ne menyre pasive gati 15 vjet me pare dhe pas pjesemarrjes se Shqiperise, me nje vemendje te shtuar. Qe nga prezantimi i pare e deri me tash, ne valet e Radio Tiranes per çdo vit kam prezantuar "Ne pritje te Eurovision-it" me gjithçka kishte te bente me kete festival. E tashme, prej 4 vitesh, radios i eshte shtuar impenjimi me i madh, ai i komentimit ne televizion dhe prezantimit te pikeve te votimit te shqiptareve. Per mua Eurovision-i eshte ngjarja e vitit qe e pres me padurim. Eshte tre neteshi i emocioneve dhe 362 ditet e tjera ne pritje te ketyre emocioneve.

A mund të na thoni titujt e 5 këngëve nga lista “25 Most Played” (25 më Të dëgjuarat) në kompjuterin/telefonin tuaj?

Ka shume kenge qe mbeten tek une refren ne çdo moment. Do veçoja: Euphoria - Loreen, Undo - Sanna Nielsen, For real - Athena, Dancing in the rain - Ruth Lorenzo, Milim - Harel Skaat.

Cilat janë zhanret e preferuara muzikore të Andrit dhe cilin zhanër muzike nuk e pëlqeni aspak?

Kur nje kenge eshte e bukur, e degjoj. Pavaresisht kush e kendon apo ciles rryme i takon. Nese kengetarit nga Qipro i vinte turp qe kishte ne mp3player kengen Toxic te Britney Spears, mua jo...


Eurovizioni I cilit vit është më I preferuari nga ju dhe cili përfaqësim I Shqipërisë në Eurovizion në këto 11 vjet, ka qenë ai më I denjë (gjithmonë sipas jush)?

Per shume arsye, Eurovision-i i vitit 2012: Ishte viti i pare per mua qe komentoja ne ekranin e TVSH-se dhe qe jepja piket. Ky vit perkoi edhe me rezultatin me te mire te Shqiperise ne vendin e peste me kengen Suus te Rona Nishliut. Per me teper qe me ka pelqyer organizimi, skenografia dhe gjithçka tjeter...

Nëse do të zgjidhnit midis Festivalit të Këngës në RTSH, apo Eurovizionit, pa cilin nga të dy do të mundeshit të jetonit?’

Edhe pa te dyja keto do mund te jetoja. Por pranoj qe i vleresoj shume si ngjarje muzikore. Festivali i Kenges me te cilin jam rritur duke e ndjekur i vogel permes ekranit dhe tani here si pjese perberese e here ne prapaskene. Eurovision-i nje tjeter shije por qe behen bashke nga nje emerues i perbashket: muzika e mire.

Cila është “receta” e duhur, sipas jush, për të fituar Eurovizionin?

Ta kisha ditur, do kisha marre pjese edhe une. Hahaha... Nuk di te them me saktesi se çfare duhet per te fituar por di se çfare duhet per t'u prezantuar denjesisht. Shume e thjeshte: Te 11 prezantimet e Shqiperise, ku me shume e ku me pak, jane deshmi e nje prezantimi qe te ben te ndihesh krenar.

Kur ndjeni më tepër emocione, gjatë komentimit të netëve të Eurovizionit apo gjatë dhënies të pikëve?

Emocioni nuk i ngjan vetes nga njeri rast ne tjetrin. Te dyja kerkojne pergjegjesi, pergatitje, profesionalizem, perkushtim... Me vjen keq ndonjehere qe 30 sekondat e prezantimit te pikeve komentohet me shume se prezantimi i te trija neteve. Ndoshta kurioziteti i votimit dhe fuqia e imazhit.

“Gjithcka Shqip” dhe “Eurovizioni”, sa të lidhura janë këto me njëra tjetrën dhe a mund të na tregoni pak për emisionin “Gjithcka Shqip”?

"Gjithçka Shqip" prej vitesh ka qene hapesira promovuese e kengeve dhe artisteve qe na kane prezantuar ne Eurovision. Kthyer ne nje brand, ky emision po perjeton fazen qe kengetaret kerkojne te jene vete protagoniste ne studio permes intervistave apo te prezantojne per se pari kenget e tyre ne kete hapesire radiofonike.

Cili është mesazhi juaj për lexuesit e Eurovision Albania OGAE dhe nëse dëshironi të shtonit dicka më tepër?

Dua t'ju komplimentoj per punen e shkelqyer qe po beni per kengen shqiptare ne Eurovision. Shpesh klikoj faqen tuaj per te rejat me te fundit.

Eurovision-i kete vit deshiron te ndertoje ura qe Europa dhe jo vetem te jete nje qytet i madh. Permes muzikes kjo arrihet. Shtojme pak dashurine, dhe ja ku jemi te perfektja. Love, peace and good music. (red. Dashuri paqe dhe muzikë e bukur)

Andri, ju falenderojmë për komplimentet dhe kohën që ju i dedikuat lexuesve tanë. Stafi ynë ju uron fat dhe punë të mbarë!

#Albania #ESC2015 #EurovisionSongContest #AndriXhahu

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now