Do të jetë Hersi Matmuja ajo që do të përfaqësojë Shqipërinë në Eurovizion për herën e 11-të.Ajo do të ketë në marrë në valixhen e saj në muajin maj për në Kopenhagen “Zemërimi I një nate”. Ne folëm me Hersin për karrierën e saj të deritashme, ndikimet muzikale dhe planet e saj për përfaqësimin në Eurovizion si edhe mesazhin që përcillet në këngën e saj, në këtë intervistë e cila u krye nga gazetari D.Reveler dhe R.Klein për të përditshmen britanike “The Daily Mirror”, faqen e internetit anglez www.sechuk.com dhe faqen e klubit shqiptar të Eurovizionit OGAE Albania.
D. Hersi, urime për fitoren! A e prisje këtë gjë dhe kush nga këngët apo pjesmarrësit të dukeshin si konkurrentët më të forte?
H. Falemnderit shumë! Ishte një fitore për të cilën unë shpresoja, por nuk e prisja. Kishte shumë konkurrencë këtë vit. Ata ishin shumë të këngëtarë të rinj dhe të mrekullueshëm, por gjithashtu edhe këngëtarë me zë për skenën e Eurovizionit, sip ër shembull Luis Ejlli apo Frederik Ndoci. Kisha shumë besim tek kënga, por përsëri nuk mund ta parashikoja që mund të fitoja. Momentin kur u shpalla si fituesja e edicionit të 52 të Festivalit të Këngës, nuk e besova dot. U shtanga!U detyruan të më drejtojnë rrugën për në skenë, sepse unë nuk mund të lëvizja dot. Ishte një nga momentet më të medha të jetës time deri tani.
D. Përpara se të flasim me detaje për këngën, a mund të na tregosh dicka per veten dhe për ndikimet dhe lidhjet tuaja me muzikën?
H. Unë fillova të këndoj dhe të studioj muzikë që kur isha 8 vjece. Që prej atëhere, unë kam marrë pjesë në koncerte dhe konkurse të ndryshme për talented e reja. Në moshën 15 vjec, unë mora pjesë te “Ethet e së premtes mbrëma”, ku unë arrita të isha një nga 10 finalistët. Kisha filluar edhe studimet për kanto lirike në shkollën e lartë të Arteve. Ishte hapi im I pare kundrejt botës së muzikës klasike. Një vitë më vonë, pasi I kasha mbushur të 16-tat, mora pjesë për here të pare në Festivalin e Këngës, në natën e të rinjve të cilën e fitova duke arritur të drejtën që të futem në gjysëmfinale e pastaj duke arritur deri në finale. Kjo experience më krijoi një lidhje shpirtërore me Festivalin e Këngës.Kjo ishte edhe arsyeja e cila më shtyu që të marr pjesë tre vjet më pas dhe dy herë të tjera më pas. Në 2012 mora pjesë duke bashkpunuar me autorët e këngës me të cilën sapo fitova, duke marrë cmimin e tretë. Që atëherë ne vendosëm që të bashkpunonim sërish. Gjatë kësaj kohe una vazhdova studimet në konservatorin e muzikës Santa Cecilia të Romës, ku unë konkurrova për të hyrë 5 vjet më pare.
D. Ju keni një lidhje me Italinë, mund të na tregoni më tepër?
H. Sic thashë edhe më parë, unë jetoj në Romë dhe kohën më të gjatë e kaloj atje. Për momentin po studio për kanto lirike në vitin e pestë. Jam shumë e lumtur për këtë mundësi që më është dhënë. Kur unë konkurrova para 5 vitesh, për vend në në të shkollë, arrita të pranohesha si e para në listë. Ishte një rrahje shpatullash e forte për mua, që të vazhdoja rrugën time në botën e muzikës klasike. Jam e impenjuar me koncerte dhe konkurse të muzikës klasike thuaj cdo fundjavë, kur ndodhem në Romë, gjithashtu pjesën më të madhe të javës e kaloj në konservator.
D. A vjen nga një familje muzikantësh, e nëse po, na fol pak për ta ju lutem.
H. Unë në familjen time nuk kam këngëtar, por ama të gjithë janë dashamirës të artit. Nëna ime ka një zë shumë të bukur, por asnjëherë nuk e ka patur mundësinë që të këndojë në mënyrë profesionale. Babai im e dashuron muzikën dhe më detyronte që të dëgjoja shumë muzikë që në moshë të vogël. Të dy më kanë përkrahur moralisht dhe shpirtërisht gjatë gjithë kohës. Pa ta, nuk do isha ajo që jam sot.
D. A keni ndjekur Eurovizionin gjatë viteve të shkuara?
H.Unë kam dëgjuar këngë të dala nga Eurovizioni , por kam filluar ta ndjek që atëherë kur Shqipëria filloi të merrte pjesë. Është një konkurs I madh, një nga të paktët ku botës I shfaqet muzika europiane dhe nga prej kanë dale emra të mëdhenj si Abba, Celine Dion, Domenico Modugno, apo shumë të tjerë të cilët kanë marrë pjesë duke bërë një hap të madh kundrejt suksesit.
D.Cila nga këngë fituese ju pëlqen më shumë?
H. Mua më pëlqejnë më shumë se një këngë nga Eurovizioni, dhe jo vetëm ato që kanë fituar. Kjo është arsyeja për të cilën e ndjek dhe Eurovizionin, sepse kërkoj për të dëgjuar, këngë të reja dhe të bukura.
D. Shqipëria është një nga vendet pak a shumë të reja pjesmarrëse në këtë konkurs. A keni këngën tuaj më të dashur nga këto pjesmarrje dhe cila është ajo?
H. Të shohësh vendin tënd si pjsemarrës në këtë skenë kaq të madhe, të jep ethe. Unë I kam ndjekur dhe përkrahur si një fanse të gjithë artistët shqiptarë që kanë marrë pjesë më parë atje, dhe si këngëtare I kam vlerësuar që të gjithë. Ata janë emra të mëdhenj të skenës shqiptare, ose janë bërë të tillë pas pjesmarrjes në Eurosong. D. A mund të na flasësh pak për pjesmarrjet e mëparshme në Festivalin e Këngës dhe sa ndryshojnë ato nga “Zemërimi I një nate”? H. Pjesmarrja ime e parë ishte një ngjitje e lartë në shkallën e karrierës time.Ishte me një baladë të lehtë, këngë të cilën e dua dhe më bën të qaj sa here që e shikoj.Ishte si dashuria e parë dhe e madhe. Por unë bie në dashuri me cdo këngë që incizoj për Festivalin e Këngës, cdo vit. Ato I ndryshojnë njëra-tjetrës, por unë kam patur një vit dashurie me cdonjërën nga ato, dhe gjithashtu jam e lumtur që kam patur mundësinë për të bashkpunuar me autorë të mëdhenj të Festivalit të Këngës.
D. Është ende shumë shpejt, por a keni ndonjë ide sesi do ta prezantoni këngën tuaj në Maj? Ndoshta me disa këngëtarë shoqërues në skenë ?
H. Deri tani nuk e di. Ne kemi menduar një prezantim të këngës me vokalistë shoqërues në skenë dhe unë mendoj se do ta përcjellim në mënyrë të thjeshtë.Unë dëshiroj që prezantimi I këngës ta fokusojë publikun te vokali dhe kënga, në vend të paraqitjes skenike.
D. A do të dëshironit që ta këndonit këtë këngë në shqip, ose ndoshta është anglishtja ajo që mund ta bënte më të përshtashme për publikun e gjërë Europian? Cili është mendimi juaj?
H. Ka mundësi që ne ta përcjellim këtë këngë në anglisht, sepse vargjet e saj përcjellin një mesazh të fortë të cilin do të më pëlqente që të kuptohej gjërësisht.Por ama nuk e di, sepse kam lexuar shumë komente nga shumë njerëz të cilët dëshirojnë që kënga të këndohet në gjuhën shqipe. Nuk nga ngelet gjë tjetër, vetëm të presim dhe pak dhe të shikojmë se cfarë do të bëjmë.
D. Kur e dëgjuat këngën për herën e parë, dhe cili ishte reagimi juaj?
H. Këngën e dëgjova si një demo, te studioja e kompozitorit në muajin tetor. Sapo përfundoi, fillova që të qaj. Më dha një emocion jashtëzakonisht të madh dhe gjithashtu më dha një besim të madh në të që në dëgjimin e parë.
D. Na tregoni pak për kuptimin e saj.
H. Kënga titullohet “Zemërimi I një nate” dhe flet për zemërimin si një nga ndenjat më të këqija njerzore, sepse po nuk arrite ta kontrollosh dhe të flasësh kur ndjehesh I zemëruar, atëherë kjo ndenjë mund të shkatërrojë lidhje të bukura njerzore, si për shëmbull shoqërinë.Vargjet na paralajmërojnë që të mos flasim pa u menduar dhe që “ta mendojmë dicka një natë më gjatë” , sepse “mëngjesi është gjithmonë më I zgjuar sesa mbrëmja”. Ky mesazh është I përshkruar gjithashtu edhe nga muzika, fillimi është si një fortune, njësoj si një zemërim dhe pastaj gjithcka qetësohet dhe shplodhet njësoj sesi menyra me të cilën ne duhet të komunikojmë me njerzit e tjerë.
D. Cfarë pretendoni me pjesmarrjen tuaj në Eurovizion?
H. Një karrierë ndërkombtare ndoshta? Nuk kam asnjë plan, sepse nuk më pëlqejnë mendimet me afat të gjatë. Shpresoj që te jap një paraqitje sa më të mirë, sepse Eurovizioni është një detyrim I madh në të cilin unë do të fokusohem tashmë për të përfaqësuar sa më denjësisht vendin tim.
D. A do të jetë kjo vizita juaj e parë në Danimarkë? Cfarë dini për qytetin Kopenhagen dhe cilës gjë I gëzoheni më së tepërmi kur ta vizitoni?
H. Po, kjo do jetë vizita ime e parë atje , mezi po pres dhe I gëzohem experiencës së Kopenhagen. E di që është një kryeqytet shumëngjyrësh dhe personalisht I dashuroj ngjyrat. Më pëlqen ideja e një qyteti përrallash, duke shtuar edhe ndenjën mbretërore në ajër…Një moment , më lejoni që ta fantazoj pak!
D. Tregoni pak për Shqipërinë dhe cfarë e ndan vendin tuaj nga të tjerët? Ndoshta edhe pak mbi gatimin tuaj më të preferuar shqiptar?
H. Unë do të përdor vetëm një fjalë për natyrën shqiptare: e virgjër. Ka ende shumë vende në Shqipëri të cilat janë të paprekura, në bregdet apo në vendet malore. Ushqimi ka shumë shije. Unë kam shumë ushqime të preferuara. Gatimi shqiptar e përfshin shumë përdorjen e mishit, patateve, domateve dhe brumërave.Gatimi im I preferuar është Fli I cili është një traditë e veriut të Shqiprisë, nga ku kam edhe prejardhjen, I cili gatuhet me shumë gjalpë dhe vezë dhe piqet nën hi. Gatimi është pak I ndërlikuar dhe duhet një ditë e tërë që të jetë gati, por megjithatë gjyshja ime vazhdon që ta gatuajë në mënyrë perfekte.
D. Dhe në fund, cfarë ju pëlqen të bëni në kohën e lirë.
H. Unë nuk e di se cfarë është koha e lire, sepse kam privilegjin që të studio dicka që mua më pëlqen dhe që më mbush shpirtërisht plot me ato gjëra që ka nevojë.Jam e angazhuar gjatë fundjavave me koncerte të muzikës klasike, por ama dëfrehem jashtëmase gjatë atyre. Pas koncerteve, më pëlqen që të takohem me shoqërinë për të ngrënë ose pirë dicka.
D. Hersi, ju falenderojmë jashtëmase për këtë intervistë duke ju uruar shumë sukses gjatë përgatitjeve për në Eurovizion.