• Roni Klein

Përfundon Eurovisioni, përfundon edhe Euro Beat


Të premten para natës finale të festivalit Evropian, patëm mundësinë që të ndjekim edhe episodin e tretë të Euro Beat në IN Tv, drejtuar nga moderatori Ermal Peçi. Në këtë episod të tretë, i cili ishte edhe episodi i fundit për këtë sezon, Ermali bisedoi me divën e muzikës shqiptare Aurela Gaçe. Themi diva, në kuptimin e mirë të fjalës, sepse dihet që Aurelës nuk i pëlqejnë të tilla epitete.

Aurela përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Evropian të vitit 2011 në Dyseldorf të Gjermanisë, me këngën "Feel The Passion", pas fitores në edicionin e 49. të Festivalit të Këngës në RTSH me versionin shqip të po të njëjtës këngë, e cila në festival mbante titullin "Kënga Ime".

Si erdhi bashkpunimi i saj me autorët e këngës, Shpëtim Saraçi dhe Sokol Marsi?

A dëshironte këngëtarja një pjesmarrje në festival? Cila ishte arsyeja pse Aurela vendosi të merrte pjesë në festival, duke e fituar edhe më pas atë sëbashku me biletën për në Dyseldorf? Cilat ishin ndjenjat e saj pas fitores? Cfarë kujtimesh mban ajo nga kjo sfidë? A ka Aurela ndonjë peng në zemër nga pjesmarrja në festivalin Evropian?

Të gjitha këtyre pyetjeve, Aurela i jep përgjigje në intervistën e mëposhtme.


#INtv #RTSH #ESC2011 #Albania

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now