• Eurovision Albania

Gabimi në votimin e jurisë Bjelloruse, ndryshon rezultatin

LAJMI I FUNDIT: MAQEDONIA E VERIUT, FITUESE E JURISË DHE SHQIPËRIA VENDI 17-TË

EBU është përgjigjur rreth gabimit në votimin e jurisë së Bjellorusisë në Eurovision Song Contest 2019. Ata tashmë kanë sqaruar gabimin që është bërë dhe rezultati ka ndryshuar. Kështu Maqedonia e Veriut shpallet fituese e jurisë së profesionistëve duke u ngjitur një pozicion më lart në klasifikimin përfundimtar dhe Shqipëria renditet në vendin e 17-të. "Votat e jurisë së Bjellorusisë u rrëzuan pas zbulimit të tyre nga një anëtar i jurisë që është në kundërshtim me rregullat e ESC. Për të qenë në përputhje me rregulloren e votimit, EBU bashkëpunoi me partnerin e tij të votimit për të krijuar një rezultat të përmbledhur (të llogaritur në bazë të rezultateve të vendeve të tjera me të dhëna të ngjashme votimi), që u miratua nga monitoruesi i votimit Ernst & Young, të përcaktojë votën e jurisë bjelloruse për finalen e madhe. EBU mund të konfirmojë që kemi zbuluar se për shkak të një gabimi njerëzor është përdorur një rezultat i gabuar. Kjo nuk ka ndikim në llogaritjen e pikëve që vijnë nga televotimi për të gjithë 41 vendet pjesëmarrëse. Si rrjedhojë kjo nuk ndikon as te fituesi i përgjithshëm dhe as te katër këngët e renditura në vendet e para, të cilat mbeten të pandryshuara." Kjo do të thotë që Maqedonia e Veriut është fituese e jurisë së profesionistëve dhe rritet me një vend në pozicionin final, duke u renditur në vendin e 7-të. Po kështu në klasifikimin final Shqipëria renditet në vendin e 17-të duke u ngjitur një pozicion më lart.


  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now