• Roni Klein

Pranimi i këngëve në Festivalin e 57. të Këngës në RTSH


Radio Televizioni Shqiptar fton të gjithë krijuesit dhe interpretuesit të marrin pjesë në konkurrim për të qënë pjësëmarrës në Festivalin e 57. të Këngës. Përzgjedhja e këngëve pjesmarrëse do të kryhet nga komisioni i seleksionimit të këngëve në bazë të dëgjimit të tyre. Konkurrentët duhet të dorëzojnë pranë stafit të festivalit në Radio Tirana ose dergojnë në postën elektronike festivali57@rtsh.al këngën e plotë me të gjitha specifikimet teknike si me poshtë: 1.Versionin përfundimtar të këngës të kënduar në formatin wave 16 bit 44.1 khz. 2.Versionin përfundimtar të bazës orkestrale me backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz. 3. Versionin përfundimtar të bazës orkestrale pa backvocal në formatin wave 16 bit 44.1 khz. 4. Partiturën Vokale (në nota) të këngës e shoqëruar me tekstin përkatës. 5. Partiturën e plotë të këngës në nota (transkiptimin) e cila do të ekzekutohet live, për të gjithë formacionin orkestral të Festivalit (orkester+band) 6. Versioni MIDI FILE i kengës. 7. Tekstin e plotë. 8. Foto të këngëtarit nëse është pjesmarrës për herë të parë në Festival. 9.Audio tracks stereo(STEMS) të efektuar që nga masa e parë deri në masën e fundit të këngës në formatin ëave 24 bit 44.1 khz të instrumenteve dhe grupimeve si më poshtë: -DRUMS main (pjesa kryesore e DRUMS). -PERCUSSION akustik (nëse ka). -PERCUSSION electronic(loops&grooves,fx drum etj) nëse ka. -BASS. -Kitare solo(nëse ka). -Kitarat elektrike shoqëruese(nëse ka). -Kitarat akustike(nëse ka). -Instrument solo(nëse ka). -Pianoforte. -Keyboards. -Arpegiatore (nëse ka). -Pad synths. -BackVocals session (grup). -Kengetari solist. -Brass session (nëse ka) -Strings session (harqet). – Klikun sipas bpm së këngës nga masa e parë deri në fund. -Instrumente të tjerë të mundshëm(nese ka). – Të gjitha materialet e kërkuara më sipër duhet të dorëzohen deri më datën 10 Shtator 2018 në zyren e Festivalit në Radio Tirana. (Mos plotësimi i njërit prej elementëve të kërkuar e skualifikon këngën nga konkursi i përzgjedhjes). Tel: +355 (0) 69 558 3998 Email: festivali57@rtsh.al


#RTSH #FestivaliiKëngës #EurovisionSongContest

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now