• Roni Klein

Portugalia; Cláudia Pascoal - O jardim


Pas mungesës në konkurrencën e vitit 2016, Portugalia u rikthye Eurovisionit, me këngëtarin Salvador Vilar Braamcamp Sobral dhe këngën "Amar pelos dois", e cila ishte kompozuar nga motra e tij, Luísa Sobral.

Ndoshta kjo ishte edhe receta e duhur, që më në fund, pas 49 pjesmarrjesh në Eurovision, Portugalia të arrinte fitoren.

Deri para fitores së tyre, të vitit të kaluar, Portugalia mbante rekord për rezultatet më të dobëta në Eurovision, në krahasim me pjesmarrjet e shumta. Deri para fitores, renditja më e mirë për Portugalinë, ishte ajo e vitit 1996, vit ku ata u renditën në vendin e gjashtë.

Për këngëtarin Salvador Sobral, është folur gjërë e gjatë para dhe pas fitores në Eurovision. Ai ishte në gjendje shumë të keqe shëndetsore dhe ishte në nevojë për një transplant zemre, transplant i cili u krye në dhejtor të vitit të kaluar. Ndonëse albumi i tij i parë, u publikua në mesin e muajit dhjetor tshe vitit të kaluar, ai është tërhequr komplet nga daljet në publik dhe duke anulluar të gjitha koncertet e planifikuara, pasi ai vazhdon të ketë probleme të rënda shëndetsore. Askush nuk mundet të harrojë fjalët e thënga nga ai, menjëherë pas fitores në Kiev ; “Ne jetojmë në një Botë me muzikë që flaket tutje, muzikë e tipit ushqim i shpejtë dhe pa asnjë përmbajtje. Muzika nuk është fishekzjarre, muzika është ndjenjë. Atëherë, ejani t’a ndryshojmë këtë gjë dhe të rikthejmë muzikën, gjëja e cila vërtet ka rëndësi”

Fitorja e tij në Eurovision, jo vetëm që solli fitoren e parë për Portugalinë, por ishte edhe një fitore që solli një rekord në historinë e festivalit evropian të këngës. Kënga e tij mblodhi gjithsej 758 pikë, sasia më e madhe e pikëve të mbledhura në Eurovision nga një këngë fituese.

Këtë vit, do të jetë edhe pjesmarrja e tyre e 50. e ndoshta,Salvador Sobral do të jetë i pranishëm në mbrëmjen finale, ndoshta për të dorëzuar trofeun artistit/es që do të fitojë Eurovisionin e këtij viti.

Sipas traditës, organizimi i edicionit të ardhshëm të Eurovisionit, i takon Portugalisë. Megjithëse organizimi i një eventi kaq madhështor, kërkon një punë dhumë rigoroze, Radio Televizioni Publik Portugez, RTP, gjeti edhe pak kohë për organizimin e festivalit të tyre kombëtar për përzgjedhjen e përfaqësimit të tyre në Eurovision “Festival da Canção 2018”. Festivali i këtij viti, solli shumë këngë në konkurrim në dy gjysëmfinalet e tij, por për natën finale u zgjodhën 14 prej tyre., midis tyre edhe kënga "Canção do Fim" kënduar nga këngëtari Diogo Piçarra. por për arsye të disa akuzave për kopjim të këngës "Open Your Eyes", të vitit 1976 kënduar nga grupi Maranatha Singers, kjo këngë u tërhoq nga nata finale, duke ia lënë vendin këngës "A mensageira" kënduar nga këngëtarja Susana Travassos.

Megjithatë, ky ndryshim, nuk ndryshoi asgjë në rezultatin e fitores së këngëtares Cláudia Pascoal dhe këngës "O jardim", këngë e cila tashmë do të mbrojë ngjyrat portugeze në Eurovision. Pas një votimi të kombinuar me votim publik dhe juri, kënga fituese u shpall kënga “O jardim" (Kopshti), ndonëse edhe kënga që u rendit në vendin e dytë kishte mbledhur të njëjtën sasi pikësh. Por në rregulloren e festivalit portugez, thuhet se nëse dy këngë marrin të njëjtat sasi pikësh, prevalon kënga që ka marrë më shumë pikë nga vota publike.

Juria e kishte vlerësuar, këngën që doli në vend të dytë, me 12 pikë, ndërsa publiku e kishte votuar me 10 pikë. Ndërsa këngës fituese, juria i dha 10 pikë , vota publike e vlerësoi me 12 pikë, ndaj çmimi i parë i takoi këngëtares 23 vjeçare, Cláudia Pascoal.

E lindur në Gondomar, një nga rrethinat e qytetit Porto (Portugali), këngëtarja Cláudia Rafaela Teixeira Pascoal, është një këngëtare e rrymave Soul, pop, indie pop. Ajo ka provuar disa herë konkurrimet në spektaklet të stilit talentkërkues në Portugali, në “Idol”, “The Voice” dhe në “X-factor”.

Kënga e saj “O jardim”, është kompozuar nga kantautorja portugeze, Isaura Santos. Portugalia do t’i qëndrojë besnike gjuhës së këngës, ndaj edhe këtë vit kënga portugeze vjen në gjuhën portugeze.

Me prezantimin e këngës portugeze, ciklit të artikujve përshkrues për pjesmarrjet e këtij viti, i ka ardhur fundi.Duke shpresuar se se reportazhet tona të orës 18.00, t’ju kenë informuar dhe pëlqyer, tashmë është koha për ngjarjet në kohë reale. Provat dhe konferencat e para për shtyp, nisin ditën e dielë, ndaj ne ju premtojmë se edhe këtë vit do t’ju raportojmë nga Lisbona, në kohë reale me intervista, video dhe fotografi. Shpresojmë që të na ndiqni,këtu në eurovision.al dhe në rrjetet tona sociale, Facebook, Youtube, Twitter dhe Instagram.

Portugalia konkurron direkt në finale me numrin 8.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 12 Maj 2018 - ORA 21.00


#Portugal #AllAboard #ESC2018 #Promo

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now