• Roni Klein

Shansi i dytë 2018 - Cila këngë do të përfaqësojë Shqipërinë


Konkursi i këngës Shansi i Dytë (OGAE Second Chance Contest 2018) i cili do të zhvillohet nga klubi i fansave suedezë, OGAE Sweden (Melodifestivalklubben), pas fitores së tyre të vitit të kaluar me këngën "A million years" (Një milion vjet) kënduar nga këngëtarja Mariette.

Vitin e kaluar, klubi shqiptar vendosi që përfaqësimin t'ja japë këngëtarit Dilan Reka –  me këngën "Mos harro", por pas votimit të klubeve pjesmarrëse në këtë konkurrencë, Shqipëria u rendit në vendin e 12. me 44 pikë.

Ndonëse Shqipëria filloi të merrte pjesë në këtë konkurrencë në vitin 2014, kjo është hera e parë ku kënga zgjidhet nëpërmjet një sondazhi mes ndjekësve të faqes tonë në facebook.

Votuesve ju kërkua që të vlerësonin me 5 pikë për këngën e tyre më të preferuar, e duke vazhduar me 4 pikë për të dytën, deri në 3,2 dhe 1 pikë për atë më pak të preferuar. Votat e dërguara, në inboksin tonë në Facebook, u numëruan me rigorozitet. Tashmë i gjithë votimi, i cili përfundoi më datë 20 Prill 2018, e ka një rezultat. Rezultatin mund ta shihni të plotë në videon e mëposhtme.


Sipas rregullores të konkursit OGAE Second Chance Contest, për përzgjedhjen tonë duhej që kënga të ishte një nga këngët pjesmarrëse në natën finale të Festivalit të 56. të Këngës në RTSH, përveç këngës "Mall" , e cila  ka fituar të drejtën e përfaqësimit të Shqipërisë në festivalin Evropian Eurovision Song Contest. Ja dhe 5 këngët të cilat ishin në konkurrim.

1.Grupi NA & Festina Mejzini - Tjetër jetë


 2.Inis Neziri - Piedestal


3. Denisa Gjezo - Zemër ku je 


4. Mariza Ikonomi - Unë 


5. Orgesa Zaimi - Ngrije zërin


#OGAE #Albania #FestivaliiKëngës #SecondChanceContest

47 views
  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now