• Roni Klein

Lituania; Ieva Zasimauskaitė - When we’re old


Lituania është i vetmi vend balltik, i cili ende nuk e ka provuar shijen e fitores, madje në pjesmarrjen e parë në vitin 1994 Lituania përfundoi e fundit me 0 pikë. Lituania ka marrë pjesë 18 herë në Eurovision. Vitin e kaluar ata u përfaqësuan nga grupi Fusedmarc, të cilët nuk e arritën dot finalen me këngën "Rain of revolution" (Shiu i revolucionit).

Rezultati më i mirë, që ka Lituania në Eurovision, mbetet një vend i 6. në Athinë, në Eurovisionin e vitit 2006 me grupin LT United dhe me këngën me titull ironik "We are the winners" (Ne jemi fitimtarët).

Këtë vit, publiku i Lituanisë, përzgjodhi përfaqësimin nëpërmjet festivalit të tyre "Eurovizijos atranka 2018".

Në natën finale, të këtij festivali të tejzgjatur me shumë çerekfinale dhe gjysëmfinale, fituese u shpall këngëtarja Ieva Zasimauskaitė me këngën “When we’re old” (Kur të plakemi).

Kjo këngë, e cila do të këndohet në anglisht, është kompozim i Vytautas Bikus.

Ieva Zasimauskaitė është një këngëtare 24 vjeçare, e lindur dhe banore e qytetit bregdetar Kaunas të Lituanisë. Ndonëse e ka nisur karrierën e saj muzikore disa vite më parë, suksesi më i madh i Ievës është arritja në superfinalen e edicionit të vitit 2012 të spektaklit televiziv lituanez “The Voice” .

Suksesi më i madh në muzikë, deri tani, është tashmë fitorja në “Eurovizijos atranka 2018” ku ajo mori përqindjen më të lartë të votës publike në krahasim me 5 këngët e tjera konkurruese në festival.

Lituania konkurron në gjysëmfinalen e parë me numrin 6.Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 08 Maj 2018 - ORA 21.00


#Lithuania #AllAboard #ESC2018 #Promo

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now