• Roni Klein

Serbia; Sanja Ilić & Balkanika - Nova deca


Serbia dhe Zvicra mbajnë rekordin e vendeve që kanë fituar festivalin Evropian që me herën e parë. Zvicra fitoi në 1956 në edicionin e parë dhe Serbia fitoi në hyrjen e parë si shtet jashtë federatës, në vitin 2007, megjithatë Serbia ka marrë pjesë në Eurovision por duke qenë pjesë e Federatës Jugosllave dhe më pas si pjesë e Federatës Serbi & Mali i Zi. Serbia ka marrë pjesë 10 herë që nga debutimi ne vitin 2007 dhe numëron 7 arritje në finale. Fitorja e tyre me këngën “Molitva”(Lutje) të këngëtares Marija Serifovic, përveç sjelljes së Eurovisionit në Beogradin e tensionuar nga shpallja e pavarsisë së Kosovës në vitin 2008, u diskutua shumë pas një artikulli në gazetën britanike "The Sun" e cila hodhi akuza se "kënga "Molitva" ishte një plagjiaturë e këngës "Ndarja" të këngëtares Soni Malaj. Më pas, maqedonasi Marjan Filipovski i cili është edhe kompozitori i këngës "Ndarja", i hodhi poshtë akuzat e gazetës britanike.

Vitin e kaluar ata u përfaqësuan me këngëtaren Tijana Bogićević dhe këngën "In too deep" (Thellë brenda), ndërsa në vitin 2015 ata u përfaqësuan nga këngëtarja Bojana Stamenov me këngën "Beauty never lies" (Bukuria nuk gënjen kurrë), këngë cila u rendit në vendin e 10-të në finalen e Vienës. Ndërsa në vitin e kaluar, Radio Televizioni Publik Serb RTS, vendosi që përzgjedhjen t'a bëjë në mënyrë të brendshme, këtë vit, RTS riktheu festivalin përzgjedhës Beovizija. Në natën finale, të këtij festivali, u përcollën 17 këngë nga artistë të ndryshëm. Votimipublik dhe ai i jurisë, i dha një fitore të bindshme grupit Sanja Ilić & Balkanika dhe këngës “Nova deca” (Fëmijët e rinj). Sanja Ilić (emri i lindjes Aleksandar Ilić) është një kompozitor, organist dhe gjithashtu edhe arkitekt me profesion. 67 vjeçari, i cili vjen nga qyteti i Beogradit, ka është ish-pjestar i grupit jugosllav Ban, në vitet 1971 deri më 1975. Grupi Balkanika përbëhet nga gjithsej 11 antarë, përfshi këtu edhe Sanja Ilić, por në Lisbonë do të shkojnë vetëm Sanja Ilić dhe pesë antarë të tjerë, pasi në sipas rregullave të Eurovisionit, çdo përfaqësimi nuk i lejohet të ketë më tepër se gjashtë veta në skenë. Kënga me të cilën Serbia do përfaqësohet në Lisbonë, “Nova deca”, mban autorësinë e Sanja Ilić, Tanja Ilić, Danica Krstajić dhe kompozitorit maqedonas Darko Dimitrov. Pas fitores në Beovizija, kënga u përfol gjërë e gjatë në shtypin serb, me akuza për kopjim të një kënge tjetër serbe, madje pati akuza edhe për vetë prezantimin e këngës në festival, se gjoja ajo ishte interpretuar playback. Megjithatë, ky grup i ka përgënjeshtruar akuzat e tashmë do të përfaqësojë Serbinë në Eurovision Song Contest 2018. Serbia konkurron në gjysëmfinalen e dytë me nurmin 3. Ju mund t'a ndiqni drejtpërsëdrejti në valët e RTSH 1 - 10 Maj 2018 - ORA 21.00


#Serbia #AllAboard #ESC2018 #Promo

  • Facebook - Black Circle
  • Instagram - Black Circle
  • Twitter - Black Circle
  • YouTube - Black Circle

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now