• Roni Klein

Moldavi; drejtpërsëdrejti nga Kishinau, nata finale e festivalit "O melodie pentru Europa 2018&


Drejtpërsëdrejti nga Kishinau -  ORA 18.40 - O melodie pentru Europa 2018

Nëse keni probleme më livestream më poshtë, atëherë mund t’a ndiqni nëpërmjet lidhjes Facebook 


Sonte në mbrëmje, ju mund të ndiqni natën finale të festivalit moldav  "O melodie pentru Europa 2018"

Ky festival përzgjedh përfaqësimin moldav, për në edicionin e ardhshëm të festivalit Evropian të këngës 2018.

Një juri, e cila u drejtua nga këngëtarja Nelly Ciobanu, ish-përfaqësuese e Moldavisë në 2009, vlerësoi njëzet e shtatë artistë, të cilët aplikuan për të përfaqësuar Moldavinë në Lisbonë. Fillimisht, juria duhej të zgjedhte 16 këngë, të cilat që do të konkurronin në një mbrëmje gjysmëfinale të planifikuar për mbrëmjen e së enjtes. Por, për shkak të pjesëmarrjes së ulët në audicione, u vendos që të gjitha 16 këngët, të shkojnë për konkurrim në natën finale.

Fituesi do të vendoset me 50% votës së jurisë dhe 50% të votimit publik. 

Ja edhe të gjithë artistët konkurrues, sipas rradhës së prezantimit në skenë:

  1. Tolik – Broken Glass

  2. Lavina Rusu – Altundeva

  3. Bella Luna – Moments

  4. Anna Timofei – Endlessly

  5. Ilia Soroceanu & Dasha DaGro – Minds & Veins

  6. Che MD – Inima-n stângă

  7. Cobîlean Constantin – Numai tu

  8. DoReDos – My lucky day

  9. SandyC & Aaron Sibley – Once upon a time

  10. Anna Odobescu – Agnony

  11. Nicoleta Sava – Esencia del Sur

  12. Doinița Gherman – Dance in flames

  13. Felicica Dunaf – Alien

  14. Viorela – The gates of love

  15. Vera Țurcanu – Black Heart

  16. Ruslan Tsar – Come to life

#ESC2018 #AllAboard #Moldova

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now