• Roni Klein

Whigfield, në konkurrim për biletën daneze për në Lisbonë.



E njohur me emrin e artit si Whigfield, në vitin 1994, ajo kapi majat e hitlistave evropiane më këngët "Saturday Night" dhe "Sexy Eyes". Madje me këngën "Saturday Night", ajo arriti të futej në rekordet e librit Guinness, si e para artiste që me këngën e saj të parë, të arrijë vendin e parë në klasifikimet muzikore britanike.

Të shtunën, Whigfield, do të ngjitet në skenën e Gigantium Arena në Aalborg, për të konkurruar në festivalin danez të këngës “Dansk Melodi Grand Prix 2018” me këngën "Boys on Girls". Një këngë që flet për dashurinë dhe diversitetin. Këtë herë, këngëtarja Whigfield, do të konkurrojë, nën emrin e saj të vërtetë, Sannie Carlsson.

"Vajzat mbi vajzat dhe djemtë mbi djemtë", shkruhet në një nga vargjet e këngës me numër katër, pjesmarrëse në edicionin e këtij viti, të festivalit danez të këngës, “Dansk Melodi Grand Prix”. Kënga "Boys on Girls" është kompozuar nga Sannie Carlson, Domenico Canu dhe James Reeves.

Një këngë që edhe vetë këngëtarja, Sannie, e përshkruan veten si një këngë pop mjaf tërheqëse dhe moderne;-"Është për të treguar dashuri për të gjithë - për të dashuruar atë që dëshiron të duash. Askush tjetër nuk ka të drejtë, që të vendosë se kë duhet të duam ".

"Kënga është shkruar në një kohë shumë të shkurtër" thotë ajo.

"Ishte një nga ato momente ku shkoi ashtu siç duhet. Më kujtohet se e kemi shkruar dhe regjistruar këngën, në më pak se 5 orë. E kemi realizuar atë, në Londër, në një studio të vogël muzikore. Më pas e futa në sirtar. Dhe për dy vjet, ajo këngë, mbeti në sirtar, sepse në këto vitet e fundit, unë kam qenë duke punuar në projekte me muzike house, ndaj kjo këngë nuk i përshtatej fare, rrymës me të cilën po punoja " shpjegon Sannie.


Ka refuzuar disa pjesmarrje tē mëparshme.

"Disa herë jam telefonuar nga DR (RTV publik danez), sepse ata dëshironin që unë të merrja pjesë në festival. Por më parë, nuk kam pasur as kohë as dëshirë për pjesmarrje. Nuk kam pasur as këngën e duhur, kështu që unë gjithmonë i kam falënderuar për ftesën, por duke e refuzuar atë.

Këtë vit, jo vetëm që pata dëshirën, por edhe një këngë të mirë.

Ata më telefonuan për të më treguar se kënga ishte pranuar dhe miratuar për në festival, vetëm gjysëm ore pasi e pata Ishte vetëm gjysmë ore pasi kisha dërguar.

Fillimisht kënga ishte me një gjatësi prej katër minutash, por në versionin e për në festival, kënga

"Boys on Girls" është shkurtuar në tre minutat, ashtu siç e kërkon edhe rregullorja e festivalit.

"Në fakt, unë tashmë kam edhe një remix të kësaj këngë " vazhdon këngëtarja, dhe më pas shton;- "Por me siguri që do të ketë më shumë syreshe në të ardhmen.

Unë do të doja të kisha publikuar edhe më herët, por nuk më lejohej, pasi kjo gjë binte ndesh me rregulloren e festivalit".

Gjykime dhe kujtime.

Gjykimet dhe kritika, nuk e shqetësojnë aspak Sannien; - "Unë peshohem nga publiku, çdo herë që unë këndoj ose kur publikoj ndonjë këngë të re." vazhdon ajo dhe më pas flet për festivalin danez duke treguar se Kujtimet e mira të fëmijërisë me festivalin danez;- Për mua, festivali sjell shumë kujtime të bukura dhë të ngrohta të fëmijërisë. Është diçka me të cilën jam rritur, prandaj unë e lidh atë me diçka të lumtur dhe të bukur.

E di që ka shumë nga ata, që rrudhin hundën, kur dëgjojnë fjalën festival, por unë nuk jam fare tip snob " vazhdon me sinqeritet nga kjo kantautore mjaft e suksesshme.

Flet pesë gjuhë.

Sidoqoftë, nuk duhet të presësh që do të ketë këngët e saj janë në danisht, nëse ato vijnë nga duart e Sannies.

"Unë kam shkruar vetëm një këngë të vetme në danisht, sepse i mendoj këngët në gjuhën angleze", thotë këngëtarja Sannie, e cila flet rrjedhshëm në pesë gjuhë të ndryshme.

Nëse ajo do të kompozonte për një artist tjetër, ajo do t’a bënte për këngëtaren australiane Sia.

Nëse Sannie do të shkruante një këngë për një artist tjetër, do të ishte për këngëtaren australiane Sia. "Por është diçka që nuk është e realizueshme, pasi Sia i shkruan vetë të gjitha materialet e saj" tingëllon me zhgënjim nga këngëtarja.

E ardhmja si moderatore televizive.

Edhe industria televizive është diçka që kshengëtarja dëshiron t'a provojë.

"Mendoj se do të isha e zonja në moderimin e programeve televizive. Nuk ka shumë rëndësi nëse do të ishte ndonjë program gatimi ose diçka tjetër."

Festivali danez i këngës,"Dansk Melodi Grand Prix 2018" zhvillohet këtë të shtunë, 10 shkurt, në arenën Gigantium të qytetit Aalborg.Ky festival, do të përzgjedhë përfaqësimin danez për festivalin Evropian të Këngës "Eurovision Song Contest 2018", i cili zhvillohet në Lisbonë në muajin maj.

Ju mund të dëgjoni, pjesërisht, sejcilën nga këngët pjesmarrëse në faqen zyrtare të radio televizionit publik danez, DR, këtu.

#Denmark #ESC2018 #AllAboard

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now