• Roni Klein

Mbretëria e Bashkuar publikon 6 këngët konkurruese në Eurovision: YOU DECIDE 2018


Janë bërë publike tashmë 6 emrat e konkurrentëve në spektaklin Eurovision: YOU DECIDE 2018, nëpërmjet të cilit do të zgjidhet kanga përfaqësuese për në festivalin e ardshëm Evropian të këngës, Eurovision Song Contest 2018.

BBC-ja publikoi këto gjashtë këngë online, vetëm pak mesnatës së djeshme. Tashmë këngët janë lëshuar për t'u dëgjuar edhe në radio, në faqen e BBC-së për Eurovision-in  & në kanalin zyrtar YouTube.

Ndonëse Britania njihet për industrinë e muzikës, për këtë konkurrencë janë zgjedhur këngë të cilat mbajnë autorësi të kompozitorëve nga vendet Skandinave.

Ja dhe 6 këngët në konkurrim në finalen e cila mbahet në 7 Shkurt, në qytetin anglez Brighton, në teatrin Brighton Dome.


01.Asanda këndon Legends (Legjenda) kompozuar nga Christopher Wortley, Laurell Barker & Roel Rats.


02.Grupi Goldstone këndon I Feel the Love (Unë ndjej dashuri) kompozuar nga Eric Lumiere, Joakim Buddee, Laura White & Roel Rat.


03.SuRie këndon Storm (Furtunë) kompozuar nga Nicole Blair, Gil Lewis & Sean Hargreaves.


04.Jaz Ellington këndon You (Ti) kompozuar nga Ashley Hicklin, Herman Gardarfve & Laura White.


05.Liam Tamne këndon Astronaut (Astronaut) kompozuar nga Ashley Hicklin, Jacob Pedersen, Jeanette Bonde & Rune Braager.


06.Raya këndon Crazy (E cmendur) kompozuar nga  Emil Rosendal Lei, Greta Salóme Stefánsdóttir & Samir Salah Elshafie.

#UK #ESC2018 #AllAboard

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now