• Roni Klein

Anjeza shkëlqen në koncertin e Londrës ... dhe lajme të tjera.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në datat 8,10 & 12 Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.

Ashtu siç është lajmëruar edhe më parë, këngëtarja e mirënjohur Anjeza Shahini, mori pjesë në "EuroStarz In Concert 2017", koncert i cili u zhvillua mbrëmjen e së shtunës në ambjentet e The Star Of Kings në Londër.

Në këtë koncert, ku morën pjesë edhe këngëtarët Anne Maria David, Karl William Lund, Selena Mastroianni, Mihai Trastariu, Kurt Calleja, Anjeza interpretoi këngën "The Image Of You" e cila është edhe kënga e parë dhe një nga këngët më të suksesshme pjesmarrëse në 14 pjesmarrjet e Shqipërisë në festivalin Evropian, Eurovision Song Contest.

Anjeza, e shoqëruar edhe nga të gjithë këngëtarët e tjerë pjesmarrës, këndoi edhe këngën "Puppet On A String" si pjesë e një potpurie këngësh pjesmarrëse për Mbretërinë E Bashkuar, në edicionet e kaluara të festivalit Evropian.


Po të shtunën në mbrëmje, Eneda iu rikthye qytetit bregdetar të Durrësit, këtë herë me një koncert të dhënë në ambjentet e The Wall, ku ajo, sëbashku me këngëtarët Aleksandër Gjoka dhe Elton Deda, i dhuroi publikut disa këngë nga repretori i saj. Eneda Tarifa, e cila përfaqësoi Shqipërinë vitin e kaluar në festivalin Evropian, mbajtur në Stokholm të Suedisë, ka pastur një kalendar mjaft të ngjeshur këtë sezon veror. Ndonëse nuk e kemi parë në rolin e prezantueses në Portokalli, 35 vjeçarja ka qenë mjaft e pranishme në skenën e muzikës shqiptare, ku mund të përmendim disa koncerte të ndryshme në disa qytete të Shqipërisë, projektin për promovimin e turizmit në Tiranë bërë nga bashkia e Tiranës, si edhe me publikimin e videoklipit të këngës "Together" këngë e cila është një bashkpunim i Enedës me kushëririn e saj, këngëtarin Jon Tarifa.


Nëse nuk keni patur mundësi që të ndiqni nga afër koncertet e dy artisteve të lartpërmendura, atëherë nëse ndodheni në veri të Italisë, në krahinën e Venetos, ju do të keni mundësi që të ndiqni një koncert të këngëtares Elhaida Dani. Pas disa ditësh pushimi dhe një udhëtimi në disa qytete të Portugalisë, këngëtarja 24 vjeçare ka lajmëruar për një event i cili do të zhvillohet në sheshin San Bartolomeo, të provincës së Rovigos (Piazza San Bartolomeo, 45100 Rovigo RO, Italia) ditën e enjte, ora 21.30.


"Nuk mund të presësh që një dele të arrijë e të kuptojë fuqinë e një luani", kështu shkruan Lindita në faqen e saj zyrtare në Facebook. Lindita, e cila ka kaluar disa ditë pushimesh mes familjarëve të saj të cilët banojnë në Zvicër, vazhdon të frymëzojë fansat e saj, jo vetëm nëpërmjet muzikës, dhe me fotografitë e trupit të saj brenda dhe jashtë palestrës, por gjithashtu edhe me komunikimin e shpeshtë që këngëtarja mban me fansat e saj. Javën e kaluar, këngëtarja publikoi një fotografi, ku ajo pozon me një bebe të vogël, i cili është edhe nipi i saj.


Një nga lajmet që na bëri përshtypje këto 7 ditët e fundit, ishte edhe se gjoja këngëtarit Frederik Ndoci, i cili përfaqësoi Shqipërinë në festivalin Evropian në Maj të 2007,është dhunuar dhe nuk i është lejuar të këndojë në një lokal në Velipojë. Ky lajm, i cili është publikuar në disa portale online, mes të tjerash tregon se urdhri për mbylljen e lokalit nga forscat e policisë, kishte ardhur nga vetë kryeministri i Shqipërisë, Z. Edi Rama.

Megjithatë, menjëherë pas përhapjes së këtyre thashethemeve, ka reaguar edhe vetë këngëtari, duke i cilësuar si lajme të rreme dhe ordinere, me fjalët "As nuk duhet besue se merret me gjera kaq ordinere, miku dhe timonieri i rilindjes.Ose e thene italisht troppo Bela per essere vera"

Ndaj këtij lajmi, ka reaguar edhe bashkëshortja e këngëtarit, duke thënë se nuk beson që kryeministri i Shqipërisë të këtë dhënë urdhër për mbylljen e lokalit, por që ka njerëz që përdorin emrin e tij për të krijuar pakenaqësi dhe acarim tek populli. Nëpërmjet mesazhit të saj në facebook, ajo e ka quajtur publikimin e këtij lajmi si një gjë të turpshme për portalet, të cilat sipas artistes, po përdorin emrin e Frederikut, për t'ju kundërvënë mazhorancës.


#AnjezaShahini #ESC2004 #UK #EurovisionSongContest #EnedaTarifa #ESC2016 #ElhaidaDani #Lindita #FrederikNdoci #ESC2007

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now