• Roni Klein

"Tirana Sessions" Eneda promovon kryeqytetin nëpërmjet muzikës



Projekti promovues përfshin tetë artistë shqiptarë, të cilët do të promovojnë tetë nga vendet më të bukura turistike në Tiranë, me një mënyrë të veçantë, muzikën e tyre. I pari artist, i cili ishte edhe ndalesa e parë e kësaj nisme, ishte këngëtari Alban Nimani, i cili është pasuar nga këngëtarja Eneda Tarifa me një version unplugged të këngës "Zëri Im",

Këtij projekt, i cili është një nga projektet e shumta të bashiksë për promovimin e turizmit në Tiranë, do t'i bashkangjiten edhe këngëtarët Beatrix Ramosaj, Bojken Lako, Alban Ramosaj, Kamela Islamaj, Marsela Çibukaj dhe Vitmar Basha.

Këngëtarët do të përcjellin përmes muzikës emocionet dhe magjinë e përjetuar kur vizitojnë kryeqytetin, i cili shndërrohet në një qytet evropian ku e sotmja dhe e kaluara ndërthuren në harmoni të përsosur, Pazari i Ri, sheshi Skënderbej, Kulla e Sahatit etj. të cilat janë disa nga monumentet që do të përfaqësojnë vizionin e Tiranës së sotme të orientuar drejt përparimit dhe ruajtjes së identitetit të saj.

Kryetari i Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj përmes një postimi në Facebook tha se; "Muzika ka fuqinë për t'u lidhur dhe për të sjellë ndryshimin."

Tirana Sessions, është një lëvizje promovuese përmes së cilës disa këngëtarë e lidhin artin e tyre me disa nga monumentet më interesante në kryeqytet.


#ESC2016 #Tirana #Albania #EnedaTarifa

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now