• Roni Klein

Një javë plot me politikë, modë & muzikë, ndërsa RTSH i thotë PO! pjesmarrjes në JESC 2017.


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.


Lajmi që nuk bëri ndonjë zhurmë të veçantë kjo për arsye të zgjedhjeve për parlamentin e ardhshëm të Republikës së Shqipërisë, ishte edhe konfirmimi zyrtar për pranimin e ftesës për pjesmarrje në festivalin Evropian të fëmijëve Junior ESC 2017, i cili këtë vit do të zhvillohet në Tbilisi të Gjeorgjisë. Ashtu siç ishte lajmëruar, RTSH e pranoi ftesën madje duke dhënë edhe mjaft detaje për procesin për përzgjedhjen e përfaqësimit, i cili do të zhvillohet në Pallatin e Kongreseve në Tiranë, në 23 Shtator 2017. Për të mësuar më tepër, mbi mënyrën e përzgjedhjes, ju lutem vizitoni www.rtsh.al

Politika zuri vend edhe në instagramin e këngëtares Eneda Tarifa, e cila vetëm para disa javësh u komentua gjërë e gjatë për publikimin e një fotografie me një nga kandidatet e reja të partisë Lëvizja Socialiste për Integrim. Pak ditë përpara zgjedhjeve, ajo ka publikuar një foto me një nga kandidatët e tjerë të kësaj të partie, Z. Ralf Gjoni, i cili duke qenë i 11. në listën e LSI për qarkun e Tiranës, nuk ka arritur të fitojë një mandat për deputet në parlamentin e ardhshëm.

Përveç fotografive për përkrahje kandidatësh, Enedën e kemi parë edhe në udhëtime të ndryshme nëpër Shqipëri me familjen e saj, si edhe në rolin e një fotomodeleje për linjën e veshjeve Obsession Fashion Women të stilistes Ariola Metaj.


Ndërsa Enedën e kemi parë të jetë mjaft aktive në qytete të ndryshme të Shqipërisë, këngëtarja Lindita Halimi ka zgjedhur që të gjejë pak ditë nga kalendari i saj i mbushur, për disa ditë pushimesh në plazhet e Miami (SH.B.A)

Lindita, e cila pritet që së shpejti të publikojë edhe videoklipin e ri të këngës së saj më të fundit "Now" (Tani), ka publikuar disa fotografi gjatë momenteve të plazhit, duke treguar se është në një formë fizike për ta pasur zili.


Një nga ngjarjet javës së kaluar, ishte edhe publikimi i lajmit se këngëtarja Anjeza Shahini Connolly, do të marrë pjesë në koncertin EuroStarz in Concert 2017, i cili do të zhvillohet në Londër më datë 19 Gusht 2017.

Ky koncert, i cili këtë vit vjen në edicionin e tij të dytë, do të sjellë performanca nga disa këngëtarë të mirënjohur të Eurovisionit, si psh. këngëtarja Anne Marie David, e cila fitoi në festivalin Evropian të vitit 1973 për Luksemburgun me këngën "Tu te reconnaîtras" (Do t'a njohësh veten tënde).

Për më tepër informacion dhe bileta, ju lutem vizitoni faqen zyrtare të EuroStarz.


#ESC2004 #ESC2016 #ESC2017 #JuniorESC

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now