• Roni Klein

Lindita viziton Londrën, ndërsa Rusia fillon përgatitjet për edicionin e ardhshëm


Në pritje të fillimit të ngjarjeve për zhvillimin e edicionit të ardhshëm të festivalit Evropian, Eurovision Song Contest 2018, i cili do të mbahet në Maj 2018 në Lisbonë, ne kemi vendosur që t'ju flasim pak rreth ngjarjeve që ndodhin javë për javë, në muajt e qetë të verës.


Kjo javë që shkoi, nuk solli ndonjë ngjarje të veçantë përsa i përket zhvillimeve për edicionin e ardhshëm të Eurovisionit...aq pak lajme kishte, sa edhe faqja e Wiwibloggs, shkruajti një artikull mbi pjelljen e këlyshëve të qenit të këngëtarit suedez Måns Zelmerlöw.

Megjithatë, pak aktivitete pati. Lindita, publikoi disa foto nga udhëtimi i saj në Londër. Kjo është edhe vizita e parë e saj në Britani, megjithëse duhet të kishte qenë e dyta. Lindita u ftua, e madje pati konfirmuar pjesmarrjen e saj në edicionin e kaluar të koncertit promovues "London Eurovision 2017", por në momentin e fundit, këngëtares iu desh që të anullonte vizitën në koncert pasi kishte disa impenjime të tjera.

Një nga ngjarjet e javës së kaluar, ishte edhe "serioziteti" i një portali online, i cili bëri një urim shtatzanie këngëtares Juliana Pasha nga një portal online. Këngëtarja kishte hedhur në instagramin e saj një fotografi, ku ajo pozonte sëbashku me bashkshortin e saj. Personi që kishte shkruar lajmin në portal, çuditi jo vetëm publikun, por edhe vetë Julianën, e cila nuk është shtatzënë. Juliana e publikoi urimin e portalit me fjalët "Ehh ç'më bëre o mëngjes i shijshëm 🍳🥓🥖🧀 🍮🍩☕️".

Juliana Pasha, ndoshta do mendohet dy herë përpara se të publikojë fotografi që mund të keqinterpretohen nga portalet shqiptare, gjë që në fakt është mjaft e lehtë.


Në anën tjetër të Adriatikut, është artistja bukuroshe Hersi Matmuja, ajo e cila vazhdon të bëjë lajm. Pas pjesmarrjes në programin "Bring the noise" në Italia 1, Hersi ka vazhduar edhe provat për operan "Don Zhuan", në të cilën ajo ka rol kryesor, atë të Donna Elvirës. Nëse ndodheni në Francë, ju keni mundësi t'a ndiqni Hersin në rolin e Donna Elvirës, sot, nesër dhe pasnesër prej orës 22.00 në Grand Théâtre të Lionit. Biletat mund t'i gjeni duke shtypur këtu. (faqe në anglisht / frëngjisht).

Një nga lajmet ndërkombëtare, ishte edhe deklarata e artistit legjendar rus Philip Kirkorov, i cili gjatë ndarjeve të çmimeve të muzikës ruse në "MUZ TV Music Awards" tha se Rusia ka filluar përgatitjet për vitin e ardhshëm dhe do të jetë e pranishme në Lisbonë. Kjo deklaratë e tij, bie pak ndesh me thashethemet për një penalizim të Rusisë, por megjithatë deklarata e tij duket mjaft e besueshme pasi penalizimi i Rusisë mund të jetë vetëm një gjobë nga ana e EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) dhe jo një përjashtim nga konkurrenca.

Për fat të keq, kjo javë nuk solli vetëm ngjarje qesharake. Një lajm mjaft i trishtë erdhi nga Vendet e Ulëta, lajmi për këngëtaren holandeze, Sandra Reemer, e cila ndërroi jetë në moshën 66 vjeçare, pas një lufte të gjatë me kancerin në gjoks. Sandra Reemer, ishte një nga ikonat e Eurovisionit, pasi ajo ka përfaqësuar vendin e saj në tre edicione të ndryshme të festivalit Evropian, në vitet 1972, 1976 dhe 1979. Ngushëllimet tona, i shkojnë familjes, miqve të afërmve si edhe gjithë popullit Holandez.


#Lindita #Russia #ESC2010 #ESC2017 #UK #TheNetherlands #EurovisionPreParties

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now