• Roni Klein

Dy fjalë për Eurovisionin në Kiev!



Kam qënë një fans i zjarrtë i festivalit Evropian, por këto vitet e fundit nuk po e ndjek me të njëjtin intensitet sa në të shkuarën. I ndjek spektaklet, një ditë pas transmetimit të drejtpërdrejtë, pa patur ndonjë njohuri paraprake mbi këngët pjesmarrëse dhe artistët, përfaqësues të vendeve të tyre. Spektakli i Eurovision në vetvete është i shumëngjyrshëm; efekte dritash, këngë kushtuar dashurisë, paqes, djem veshur me kostum, por pa çorape , vajza veshur me fustane nusërie dhe shumë klishe të tjera. Por këto e bejnë interesant Eurovisionin, se muzika nuk është shumë e rëndësishme. Ja, po shoh Eurovisionin e Kievit, i cili me krenari mban slloganin: Festo Larminë! Në rregull! Ajo çfarë shoh, janë tre djem, drejtues të spektaklit, që mirëpresin gjithë Europën në kryeqytetin e Ukrainës. Asnjë prezantuese. Për herë të parë në historinë e Eurovision-it. Ata flasin një anglishte të çalë (festo larminë) ndërsa humori dhe dialogu i tyre nuk bën askënd për të qeshur. Vazhdojnë e bëhen edhe më të padurueshëm ndërsa shpallen rezultatet. Na plasët! Jepini! Mbaroni!


Pastaj është Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala, Jamala dhe pastaj edhe pak më shumë Jamala, fituesja e vitit të shkuar. Dua të them është se ajo ishte në çdo pjesë të spektaklit. Mjaft më me Jamalën! Ku qëndron larmia? Me siguri as te Verka, një ish-pjesmarrëse tjetër e Ukrahinës në Eurovision. Pastaj vjen përsëri Jamala. Edhe kur një nga të pranishmit në sallë tregoi prapanicën në skenë, Jamala ishte po aty! Pastaj ishte Qiproja me 12 pikë për Greqinë dhe Greqia me 12 pikët për Qipron, të cilat u pritën me fishkëllima nga publiku i inatosur gjatë dhënies së pikëve nga prezantuesit respektivë. Oh tani, kemi edhe australianët, me 12 pikë për Mbretërinë e Bashkuar. Të paktën, bëhuni pak të larmishëm! Ndërsa për këngët, ato të preferuarat e mia vinin nga: Islanda, Mbretëria e Bashkuar, Bullgaria, Italia, Moldavia (së pari: se kjo e fundit ishte shumë Eurovisioniste dhe së dyti: për lëvizjen e këmbës sikur u kishte zënë miza dhe po mundoheshin ta çlironin) dhe dhe dhe: Hungaria! E vlerësoj faktin që ky vend përzgjodhi një këngëtar ROM për Eurovisionin. Ai ishte shumë i sinqertë dhe kënga i buronte nga zemra! I vetmi moment ku sllogani Festo Larminë, iu përshtat këtij spektakli. Lindita u prezantua SHUMË mirë, por Shqipëria ende nuk e ka kuptuar çfarë është Eurovisioni. Kënga ishte e mirë, por pak si shumë serioze, por kuptohet SHUMË më e mirë se ajo e Letonisë. Lindita dha 150 % dhe performanca ishte madhështore. Maqedonia shkoi në diskotekë dhe më pëlqeu kënga e tyre, ndërsa këngëtari i Malit të Zi kishte marrë kot! Nuk dinte as të këndonte! Mesa duket, ky ndoshta është viti i fundit i përfaqësimit të Izraelit, për shkak të ndryshime në Radio-TV Publik të tyre. Ndaj e ardhmja është e paqartë, të paktën tani për tani. Për t'a mbushur këtë boshllëk, ndoshta EBU-së (Bashkimi Evropian i Radio-Televizioneve) do t'i duhet të kërkojë për vende të reja pjesëmarrëse në Afrikë dhe Azi. Që t'a përmbledh të gjithën, Eurovisioni është qejf, qejf, qejf. Mirupafshim vitin e ardhshëm në Portugali, nëse këngëtari fitues lejon që Eurovisioni të bëhet në shtetin e tij, pasi ai nuk dukej i gëzuar për fitoren, dukej sikur i lexohej në fytyrë shprehja: Kujt i plasi! Por kënga ishte ndryshe dhe e mirë, sidomos kur ai e interpretoi bashkë me motrën e tij në mbyllje të spektaklit. Tani bëni pak Yodel-yodel-yodel rumun dhe mirupafshim Evropë (përfshirë Izraelin dhe Australinë)!

#Ukraine #EurovisionSongContest #Kiev #ESC2017 #Albania

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now