• Roni Klein

Të "vërtetat" e datës 1 Prill


Është e vështirë të publikosh lajme ose deklarata kur data shënon 1 Prill. Lajmi i vërtetë, mund të merret si gënjeshtra, por gënjeshtra mund të merret edhe si e vërtetë, sidomos kur ajo vjen e serviur bukur.

Shakaja jonë e sotme, ndoshta nuk arriti të mashtrojë dot asnjërin nga ju, e megjithatë, ne shpresojmë që ju të keni vënë buzën ne gaz prej saj.

Sigurisht, që Festivali i Këngës, mbetet tradita e fundvitit në RTSH. Vazhdimi i Festivalit, datat dhe detajet apo nëse Top Channel do aplikojë për një antarësim në EBU (Bashkimin e Televizioneve Evropiane), janë detaje për të ardhmen.

E vërteta është e vërtëtë se ne nuk ishim të vetmit të cilët gjetën rastin të bënin shakanë e 1 Prillit.

Të shumta ishin lajmet për tërheqje nga Eurovisioni të shumë përfaqësuesish të ndryshëm,


Lajmi që bëri bujë sot në shumë media në Britani ishte ai një nga mediave më të mëdha online të komunitetit LGBT, pinknews.co.uk, e cila shkroi lajmin se gjoja Mbretëria e Bashkuar (Anglia) do të tërhiqej nga Eurovisioni me fjalët: BBC (Radio TV publik Britanik) është gati për të deklaruar tërheqjen nga festivali Evropian Eurovision Song Contest,. Plani është që Skocia të marrë pjesë vetëm"

Shakatë e datës 1 Prill, kanë qenë të shumta gjatë këtyre viteve. Në vitin 2012, u publikuan lajme se fituesin e Eurovisionit, do t'a vendoste vetë organizatori. Gjithashtu po në 1 Prill të vitit 2012, u lajmërua se në Eurovision do të merrnin pjesë edhe SH.B.A ... - gjë që nuk do na çudiste fare, aq më tepër përderisa Australia merr pjesë.


Por megjithatë, ndoshta shakaja më e bukur, në lidhje me Eurovisionin, ishte ajo që i bëri këngëtari i madh i ndjeri David Bowie gjatë një interviste në radio në Irlandë, duke i surprizuar dëgjuesit me deklaratën e tij se gjoja do të përfaqësonte Gjermaninë në Eurovisionin e vitit 2013.

#EurovisionSongContest #RTSH #UK #TopChannel

17 views

Copyrights ©2017/2021  www.eurovision.al

This site was designed with the
.com
website builder. Create your website today.
Start Now